Pyetje të Shpeshta
1. Çfarë është MOM?
"Monitori i Pronësisë së Medias" (MOM) është zhvilluar si një mjet hartë që të krijohet një databazë e disponueshme publikisht dhe e përditësuar vazhdimisht që rendit pronarët dhe të gjithë mediat kryesore (shtyp, radio, televizion dhe media në internet).
MOM synon të hedhë dritë mbi rreziqet që i sillen pluralizmit të medias nga përqendrimi i pronësisë së medias (për më shumë informacion: Metodologjia). Në mënyrë që të kuptohen karakteristikat dhe faktorët që i shtojnë apo i pakësojnë rreziqet për përqendrimin e medias, MOM vlerëson gjithashtu në mënyrë cilësore kushtet e tregut dhe mjedisin ligjor.
2. Kush qëndron pas MOM?
Që nga viti 2015, MOM është inkubuar nga Reporter ohne Grenzen e. V. - seksioni gjerman i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Reporterët pa Kufij (Reporters sans Frontières, RSF), e cila synon të mbrojë lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim dhe për t'u informuar kudo në botë.
Në vitin 2019, projekti iu delegua Global Media Registry (GMR), një ndërmarrje sociale e pavarur, jofitimprurëse e regjistruar sipas ligjit gjerman.
Në çdo vend, MOM vihet në zbatim në bashkëpunim me një organizatë partnere lokale. Në Shqipëri, GMR punoi me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN Albania). Projekti u financua nga Bashkimi Evropian.
3. Where can I download this report?
The website affords a PDF download containing all website content. The PDF is automatically generated and thus updated on a daily base. It exists for all website languages. In order to generate the PDF, scroll down to the website footer, choose your preferred language and “Download complete website as PDF”.
4. Pse është e rëndësishme transparenca e pronësisë së medias?
Pluralizmi i medias është një aspekt kycc i shoqërive demokratike për shkak se media e larmishme reflekton këndvështrime të larmishme dhe mundëson kritikimin e njerëzve në pushtet. Rreziku për larmishmëri idesh shkaktohet nga përqendrimi në tregun e medias, kur vetëm pak lojtarë ushtrojnë ndikim vendimtar mbi opinionin publik dhe ngrenë barriera hyrëse për lojtarë dhe perspektiva të tjera (përqendrimi i pronësisë së medias) Pengesa më e madhe për ta luftuar këtë është mungesa e transparencës në pronësinë e medias: Si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit nëse ata nuk e dinë se kush e ofron atë? Si mundet që gazetarët të punojnë sicc duhet kur ata nuk e dinë se kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Dhe si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepruar të medias, në rast se ata nuk e dinë se kush e drejton median?
MOM për rrjedhojë synon të krijojë transparencë dhe t'i përgjigjet pyetjes "kush në fund e kontrollon përmbajtjen e medias?" në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të krijojë advokim bazuar në fakte për të mbajtur llogaridhënës lojtarët politikë dhe ekonomikë për kushtet ekzistuese.
Për shkak se ne e konsiderojmë transparencën e pronësisë si parakusht kyç për të zbatuar pluralizëm mediatik, ne dokumentojmë gatishmërinë e kompanive të medias për të dhënë informacion mbi strukturën e tyre të pronësisë. Duke vlerësuar përgjigjet e tyre, ne dallojmë nivele të ndryshme transparence - e cila vlerësohet për çdo kompani mediatike dhe për çdo media në profilin e tyre.
Arsyet se pse pronarët e medias mund të dëshirojnë të qëndrojnë të fshehtë apo të fshehin aktivisht investimet e tyre mund të variojnë nga arsyet tërësisht të ligjshme te ato të paligjshme dhe mund të jenë personale, ligjore apo për shkaqe biznesi - apo disa arsye njëherësh, ndërsa në raste ekstreme mund të kemi edhe krime penale të tilla si evazioni fiskal apo shkeljet e ligjeve anti-trust.
Disa nga këto arsye mund të jenë siç vijon:
- Në shumë vende, pronësia e medias është e kufizuar me ligj me synimin për të shmangur përqendrimin. Kështu, nëse një individ dëshiron të zgjerojë perandorinë e tij/saj mediatike përtej këtyre kufijve, përdoren pronarë fasadë dhe/ose kompani guackë regjistrohen jashtë vendit e madje edhe nëpër parajsa fiskale.
- Në disa raste, pronarët e medias marrin kërcënime personale apo përballen me rreziqe që rrjedhin ose nga qeveritë ose nga konkurrentët dhe për rrjedhojë vendosin të mbeten të panjohur për të mbrojtur vetveten.
- Në shumë raste, pronësia e medias ndërthuret me interesa jo të përshtatshme politike dhe/ose ekonomike, akoma më shumë nëse individët në fjalë kanë poste publike dhe nuk duan të zbulojnë një konflikt të tillë interesi.
- Në raste të rralla, fshehja e pronësisë së medias ndodh në mënyrë të paqëllimtë për shkak se me kalimin e kohës, përmes bashkimeve dhe blerjeve, strukturat korporative bëhen kaq komplekse sa pronari final përfitues është i vështirë të identifikohet.
- E fundit por jo më e parëndësishmja, ka arsye 'normale' - d.m.th. jo të lidhura me median për pronarët për t'u fshehur, të tilla si shmangia fiskale.
5. Çfarë forme rregullimi mbi përqendrimin sugjeron MOM?
MOM nuk bën deklarata normative - nuk sugjeron se si duhet të rregullohet pronësia e medias. Se cilat forma të rregullimeve mbi përqendrimin e medias mund të funksionojnë, kjo varet nga konteksti i vendit, kushtet ekzistuese ligjore dhe të tregut dhe nga panorama e pronësisë.
MOM ofron mjete transparence për të shtyrë drejt një diskutimi demokratik mbi këtë çështje si dhe mbi qeverisjen e mirë: vendimet ka gjasa që mund të kenë cilësi më të lartë dhe të reflektojnë më mirë nevojat dhe dëshirat e popullit nëse ata kanë akses te informacioni i duhur dhe konsultohen gjerësisht, ku këndvështrimet dhe opinionet ndahen lirisht.
6. Si mblidhen dhe verifikohen të dhënat?
Parapëlqehen burime zyrtare të të dhënave me nivel të lartë qëndrueshmërie dhe besueshmërie. Kurdo kur këto nuk janë të disponueshme publikisht, informacioni u kërkohet drejtpërsëdrejti kompanive të medias, përfaqësuesve publikë apo institucioneve kërkimore. Të gjitha burimet dokumentohen tërësisht dhe arkivohen. Më shumë informacion është i disponueshëm përkundrejt kërkesës te BIRN Albania.
Të dhënat e audienca u bënë të disponueshme për televizionin nga Idra Media.
Informacioni mbi strukturat e pronësisë, aksionerët dhe raportet financiare të kompanive të medias dhe të pronarëve individualë të lidhur u morën nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Databaza e saj është në internet dhe e aksesueshme publikisht në gjuhën shqipe. Ekstraktet nga dokumentet e lidhura u arkivuan te MOM Library.
MOM i dërgoi gjithashtu kërkesa për informacion të gjitha kompanive të medias të analizuara si dhe i dërgoi kërkesa për të drejtë informimi transmetuesit publik, RTSH, Ministrisë së Financave (për shpenzimet publike për median) .
Në mënyrë që të garantohet dhe verifikohet vlerësimi objektiv, MOM ka punuar me një grup këshillues i cili komentoi dhe u konsultua përgjatë procesit kërkimor. Ky grup përbëhet nga specialistë kombëtarë me njohuri dhe eksperiencë të konsiderueshme në fushat e medias dhe komunikimit.
7. Si përkufizohet "media më e rëndësishme"?
Pyetja kryesore është: cilat prej mediave ndikojnë procesin e krijimit të opinionit? Në mënyrë që të shiheshin të gjitha mediat më të rëndësishme, ne përfshimë të gjitha llojet e medias (shtyp, radio, televizion dhe online).
Mediat u përzgjodhën sipas kritereve të mëposhtme:
- MOM u përqendrua mbi mediat me shpërndarje më të gjerë, matur nga pjesa e audiencës. Baza për këtë përzgjedhje ishte të dhënat mbi audiencën për periudhën më të fundit të disponueshme të ofruara nga Idra Media (TV për maj 2022 - maj 2023).
- Vlefshmëria informative dhe përmbajtja opinioniste. Studimi përqendrohet mbi informacionin e përgjithshëm me fokus kombëtar. Si i tillë, media me fokus specifik (muzikë apo sport), rrjetet sociale, motorët e kërkimit dhe reklamat u përjashtuan.
- Përzgjedhja e bazuar mbi këto kritere fillimisht konsisonte në plus.minus dhjetë media për çdo lloj mediaje (TV, shtyp, radio, online), me një fokus në tregun e televizioneve për shkak se kjo ka audiencën më të gjerë në Shqipëri. Nxjerrja në pah e këtyre mediave më të rëndësishme mundëson zbulimin e tendencave në përqendrimin e medias. Më shumë media shtohen - nëse rezultojnë se janë të rëndësishme në kuptimin e pronarit apo ndikimit të tyre mbi opinionin publik (lexo më shumë - "Si zgjidhen mediat e përzgjedhura"?)
8. Si përzgjidhen mediat e përfshira?
Stacionet televizive janë zgjedhur sipas shtrirjes së tyre në nivel kombëtar, bazuar në të dhënat e Idra Media. Idra Media siguron të dhënat e audienca për tregun televiziv, duke mbuluar zonat urbane kryesore, përfshirë kryeqytetin (Tiranë) dhe 5 qytete (Shkodra, Fieri, Korça, Elbasani dhe Durrësi). Të dhënat e audienca nga Idra Media për kompanitë specifike janë konfidenciale dhe nuk mund të botohen, por ato janë përdorur nga ekipi MOM Shqipëri për të llogaritur përqendrimin e audiencës për katër pronarët më të mëdhej në tregun e televizionit pa pagesë.
U zgjodhën 12 stacione televizive bazuar në arritjen e tyre te audiencës dhe prodhimin e përmbajtjes informative. Dy media informative (A2 CNN dhe Euronews Albania) u përfshinë në kampion pavarësisht nga audiencat e tyre sepse janë “franchise” ndërkombëtare me investime të konsiderueshme.
Duke munguar të dhënat për audienca radiofonike në Shqipëri, lista u përmblodh bazuar në mbulimin e stacionit radiofonik, kombëtar vs lokal dhe kohën e caktuar për mbulimin e lajmeve. Për shembull, lista përfshin edhe stacione radio që ritransmetojnë sinjalin e stacioneve televizive 24 orë. Radio Tirana është stacioni radiofonik publik kombëtar, Top Albania, Club FM dhe Klan Radio kanë gjithashtu licencat kombëtare. Radio Abc News, Syri FM, Radio Ora News ritransmetojnë sinjalin e stacioneve televizive me të njëjtin emër.
Në tregun e shtypit u zgjodhën 8 media. Lista përfshin të gjitha gazetat e përditshme që janë aktualisht në treg dhe revistën e vetme javore ekonomike, Monitor.
Përzgjedhja e listës së dhjetë mediave dixhitale u bë bazuar në të dhënat e Crowdtangle. Në Shqipëri nuk ka të dhëna lexueshmërie të disponueshme për mediat digjitale online. Të dhënat e Crowdtangle mbi ndërveprimet e postimeve të këtyre mediave në Facebook gjatë tre muajve (Mars – Maj 2023) u përdorën për të hartuar një listë të mediave me më shumë ndërveprim në Facebook. Nga kjo listë u larguan agregatorët e lajmeve dhe mediat që prodhojnë përmbajtje cilësore u radhitën lart në listë. Crowdtangle është një mjet i Meta, kompania mëmë e Facebook. Shumica e mediave online me ndërveprime më të larta janë faqet e internetit të mediave të mëdha tradicionale, televizion ose gazetë. Ka vetëm një media tërësisht digjitale të përfshirë në listë, Lapsi.al.
9. Pse Shqipëria?
Shqipëria renditet në vendin 96 (nga 180 vende) në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror 2023, botuar nga Reporters Without Borders, i cili pozicionon vendet sipas treguesve si pavarësia e mediave, auto-censura, sundimi i ligjit, transparenca dhe abuzimet.
Mediat më të mëdha shqiptare – televizionet dhe gazetat, janë nën pronësinë e kompanive që kanë lidhje me politikën, ndërsa operojnë në sektorë të rregulluar nga shteti, si ai i ndërtimit. Ndërsa ka qindra media online, vetëm një numër i vogël ka një model biznesi të qëndrueshëm dhe financim transparent.
10. A ekziston MOM vetëm për Shqipërinë?
MOM u zhvillua si metodologji gjenerike që mund të zbatohet universalisht - dhe potencialisht do të zbatohet. Pa harruar se tendenca e përqendrimit të medias është e dallueshme në mbarë botën, zbatimi dhe analiza fillimisht do të zhvillohet në vendet në zhvillim. MOM është zbatuar në rreth 20 vende gjatë tre viteve të fundit. Të gjitha projektet kombëtare mund të gjenden në faqen globale faqen tonë në internet.
11. Cilat janë kufizimet kryesore të këtij studimi?
- Të dhënat ekonomike: Përqendrimi i tregut bazohet në ndarjen e tregut dhe kjo nuk mund të llogaritet për internetin dhe për radion për shkak se raportet financiare nuk ishin gjithmonë të disponueshme sipas medias ose mediat nuk janë gjithmonë të regjistruara, p.sh., kanë të ardhura të përgjithshme nga biznese të tjera.
- Matja zyrtare e audiencës nuk është e disponueshme publikisht; ajo shitet nga kompanitë kërkimore dhe të dhënat e ofruara ishin në konflikt dhe të debatuara nga disa pronarë mediash dhe ekspertë.
- Disa analiza, veçanërisht në tregjet e ndryshme lokale si dhe në struktura pronësie më të fshehura mund të kërkojë më shumë kohë dhe burime.
- Shpenzimet/reklamat publike për median nuk janë transparente. Është e pamundur të identifikohen fondet e shpenzuara për median, për shkak se ato jo gjithmonë etiketohen si të tilla.
12. Kujt i drejtohemi?
Databaza
- lejon çdo shtetas të marri informacion mbi sistemin e medias në përgjithësi;
- krijon një bazë me fakte që shoqëria civile të punojë për të promovuar më tej vetëdijen mbi pronësinë e medias dhe përqendrimin;
- shërben si referencë për konsultimin e autoriteteve të konkurrencës ose organeve shtetërore kur këta ndërmarrin masa të përshtatshme rregullatore për të ruajtur pluralizmin e medias.
13. Çfarë ndodh pas kësaj?
Databaza është një panoramë e situatës aktuale, e kontekstualizuar me fakte historike. Ajo do të përditësohet rregullisht nga BIRN Albania.
14. A ka projekte të tjera të ngjashme?
Qendra për Pluralizmin e Medias dhe Lirinë e Medias (CMPF) në Institutin e Universitetit Europian (EUI) kryen “Monitorin e Pluralizmit të Medias” (MPM). Financuar nga Bashkimi Europian MPM identifikon kërcënimet ndaj pluralizmit bazuar në një gamë më të gjerë indikatorësh që përfshijnë aspektet ligjore, ekonomike dhe social-kulturore, duke e marrë përqendrimin e pronësisë së medias si vetëm një nga gjashtë dimensionet e saj. Ajo vlerëson rreziqet mbi pluralizmin e medias në vendet anëtare të BE-së.