Ekipi
Disponueshmëria e një organizate partnere kompetente në një vend është me rëndësi kritike për zbatimin efikas të MOM. MOM nuk do të ishte i mundur pa angazhimin dhe pasionin e treguar nga skuadra vendore e grumbulluar nga BIRN Albania.
MOM Ekipi
Kristina Voko, Drejtore Ekzekutive, BIRN Albania
Kristina Voko është drejtore ekzekutive e BIRN Albania nga viti 2014 dhe koordinon aktivitetet e rrjetit, ngritjen e fondeve dhe mbarëvajtjen e projekteve në Shqipëri. Para se t'i bashkohej ekipit të BIRN, për më shumë se dhjetë vjet ajo ka qenë e përfshirë në menaxhimin e projekteve të ndryshme pë organizata lokale dhe ndërkombëtare, të fokusuara në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator; promovimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen sociale përmes mbështetjen e individëve dhe organizatave; trajnime për profesionistë të fushave të ndryshme dhe aktorë të tjerë të interesuar; aktivitete ndërgjegjësuese në komunitet, etj.
Besar Likmeta, Drejtues i kërkimit, BIRN Albania
Besar Likmeta është kryeredaktor i Reporter.al, publikimit në internet të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai filloi karrierën duke raportuar për Florida Times Union në Xheksonvill, Florida. Besari ka kontribuuar gjithashtu me artikuj në publikime të ndryshme, përfshirë The Christian Science Monitor, Euronews, Foreign Policy, Sunday Telegraph, Transitions Online, dhe të tjera. Më 2009, Likmeta mori Çmimin CEI/SEEMO për Merita të Veçanta në Gazetari Investigative ndërsa në vitin 2010 mori çmimin e dytë Global Shining Light Aëard, prezantuar në Konferencën Globale të Gazetarisë Investigative në Gjenevë.
Aleksandra Bogdani, Kërkuese, BIRN Albania
Aleksandra Bogdani është gazetare investigative për Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigatiive, BIRN në Shqipëri. Bogdani ka punuar më parë si zëvendëskryeredaktore në gazetat MAPO dhe Shekulli. Bogdani ishte pjesëmarrëse në Bursën Ballkanike për Gazetari Ekselente më 2012. Ajo është fituese e çmimit CEI SEEMO 2015 për Merita të Veçanta në Gazetari Investigative më 2014 dhe e Çmimit të BE-së për Gazetari Investigative në Shqipëri.
Vladimir Karaj, Kërkues, BIRN Albania
Vladimir Karaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai ka punuar më parë si redaktor i të përditshmes Mapo. Gazetar që nga viti 2002, ai ka punuar për media të ndryshme dhe si kryeredaktor në një gazetë të vogël. Ai përqendrohet te reportazhi dhe historitë e thelluara, të lidhura më së shumti me krimin dhe politikën.
Gjergj Erebara, Kërkues, BIRN Albania
Gjergj Erebara është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN në Shqipëri. Që nga viti 1998 ai ka punuar si gazetar në gazeta dhe televizione të ndryshme. Ai ka studiuar gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor në Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit.
Nafisa Hasanova, Drejtuese e Kërkimeve, GMR
Nafisa menaxhoi projektet e Monitorit të Pronësisë së Medias në Ukrainë (2016), Serbi (2017), Shqipëri (2018), Sri Lanka (2018), Indi dhe Pakistan (2019). Ajo ishte gjithashtu e përfshirë në Iniciativën ‘Journalism Trust Initiative’, nga ekipi i RSF. Përpara se t'i bashkohej RSF-së, Nafisa punoi në Procesin e Zgjidhjes së Konfliktit të Transdniestrit për Iniciativën Finlandeze të Menaxhimit të Krizave (CMI) të themeluar nga ish-Presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari. Para kësaj, ajo ka punuar si zyrtare e politikave për Evropën Lindore, Kaukazin dhe Azinë Qendrore për APRODEV (tani ACT Alliance EU), Monitorimin e BE-së për Azinë Qendrore (EUCAM) për Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS). Nafisa ka një master në Komunikimin Ndërkulturor dhe Studime Evropiane nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Fulda, Gjermani. Ajo ka kryer një diplomë BA në Filologji Angleze në Institutin Shtetëror të Gjuhëve të Huaja Samarkand në Uzbekistan.
Sheley Gomes, studiuese dhe asistente e projektit, GMR
Sheley është një asistente projekti dhe studiuese që aktualisht punon për Monitorit të Pronësisë së Medias (MOM) në Ballkanin Perëndimor. Ajo është gjithashtu aktualisht vullnetare në Intervozes, organizatë që zbatoi Media Ownership Monitor në Brazil, ku më parë ka punuar si konsulente advokimi. Në Intervozes ajo ka punuar gjithashtu si studiuese në disa projekte në lidhje me lirinë e shprehjes, lajmet e rreme, mbulimin mediatik dhe pronësinë e medias. Ajo ka një diplomë bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti i Brasilias, një diplomë pas diplomimit në Drejtësi dhe Çështje Qeveritare nga Qendra Universitare e Brasilias, dhe aktualisht është duke përfunduar një diplomë master në Studime të Medias dhe Zonën e Evropës Qendrore-Lindore në Charles Universitety në Pragë.
Lea Auffarth, Shef i Operacioneve, GMR
Lea koordinon zbatimin e botimeve të Monitorit të Pronësisë së Medias dhe menaxhon drejtpërdrejt disa prej tyre. Më parë, Lea ka punuar për organizatën Reporterët pa Kufij, ku koordinoi Iniciativën e ‘Journalism Trust Initiative’ (JTI) dhe drejtoi zhvillimin e infrastrukturës së saj të IT, punë të tjera mbi transparencën, edukimin mediatik dhe etikën e medias, përfshijnë "Monitoruesin e Pronësisë së Medias" (MOM) dhe "Projektin e të Drejtave Dixhitale" të Fondacionit libanez Samir Kassir. Lea është e trajnuar si gazetare dhe ka punuar me transmetuesin publik gjerman WDR si dhe me shtypin rajonal. Ajo ka një diplomë Master në Zgjidhjen e Konflikteve nga King's College në Londër.
Olaf Steenfadt, Drejtor i Projektit Global, GMR
Olaf drejton projektin "Monitoruesi i Pronësisë së Medias" dhe "Journalism Trust Initiative" pranë organizatës vëzhguese të lirisë së shtypit Reporterët pa Kufij, RSF. Prej shumë vitesh është i angazhuar si konsulent dhe trajner për zhvillimin e mediave. Detyrat në organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të e çojnë atë kryesisht në Evropën Juglindore dhe në botën arabe. Ai ka punuar më parë për transmetuesit publikë kombëtarë gjermanë ARD dhe ZDF, në role të ndryshme, duke përfshirë si prezantues në radio dhe TV, reporter investigativ, korrespondent vendas dhe i huaj, si dhe në zhvillimin e formateve dhe komunikimin e korporatave. Olaf është anëtar i "Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë për lajmet e rreme dhe dezinformimin në internet" të Komisionit Evropian dhe i "Komitetit të Ekspertëve për Cilësinë e Gazetarisë në Epokën Dixhitale" në Këshillin e Evropës. Ai jep mësime shpesh në universitete në Gjermani dhe Evropë.
BIRN Albania
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri - BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse për zhvillimin e medias, e cila synon të fuqizojë demokracinë, lirinë e fjalës dhe të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut duke ngritur kapacitetet profesionale të gazetarëve vendës, duke promovuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat e grupimeve vulneralëb, përmes raportimeve investigative dhe përmes mbushjes së hendekut mes medias dhe shoqërisë civile. BIRN Albania është pjesë e Rrjetit BIRN, një grup i lidhur ngushtë i organizatave për zhvillimin e medias në Ballkanin Perëndimor, me zyra në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Rumani si dhe me prani editoriale në vende të tjera të Ballkanit.
BIRN Albania punon gjithashtu vazhdimisht me gazetarë dhe media, duke trajnuar dhjetëra gazetarë çdo vit, duke siguruar mentorim për raportime investigative, si dhe trajnime në punë për raportime nga krimi dhe gjykatat, gjë që i jep stafit të saj eksperiencë të dorës së parë mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët vendës në përpjekjen e tyre për të ruajtur standardet profesionale në një treg të vogël dhe të përqendruar. Më shumë informacion mbi organizatën, aktivitetet dhe rezultatet mund të gjendet në faqen e saj në internet: http://birn.eu.com/network/birn-albania/
Regjistri Global i Medias
Regjistri Global i Medias (GMR) mbledh, përpilon dhe ofron grupe të dhënash dhe informacione kontekstuale, të disponueshme publikisht ose të vetë-raportuara, për organet e medias në mbarë botën.
Duke vepruar kështu, objektivi është rritja e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në hapësirën e informacionit. Kështu, GMR lehtëson zgjedhje dhe vendimmarrje më të mira, si algoritmike ashtu edhe njerëzore, nga të gjitha palët e interesuara. Këto mund të përfshijnë çdo qytetar dhe konsumator, entet rregullatore dhe donatorë, si dhe sektorin privat – për shembull reklamuesit dhe ndërmjetësit (të njohura edhe si platformat dhe shpërndarësit).
Duke ofruar këtë shërbim publik, Regjistri Global i Medias kontribuon në avancimin e lirisë së informacionit dhe të shprehjes në përgjithësi.
Ajo u themelua si një spin-off e projektit Monitori i Pronësisë së Medias, të cilin tani e operon si një SHPK jo-fitimprurëse e regjistruar sipas ligjit gjerman.