Databaza e Pronarëve

Pronësia e medias në Shqipëri është një biznes familjar dhe tregu është shumë i përqendruar në duart e pak familjeve të fuqishme. Në tregun e televizioneve, dy pronarët më të mëdhenj - familjet Frangaj dhe Hoxha - kontrollojnë pothuajse dy të tretat e audiencës me më shumë se gjysmën e pjesës së tregut. Katër pronarët më të mëdhenj në tregun e televizioneve pa pagesë janë: familja Frangaj me Klan Media, familja Hoxha me Top Media, familja Dulaku me Media Vizion dhe familja Hysenbelliu me Neës 24 TV. Familja Hysenbelliu është gjithashtu lojtari më i madh në tregun e shtypit me Panorama Group dhe Focus Group, të cilat botojnë gazetën më të madhe të përditshme në Shqipëri si për nga numri i lexuesve ashtu edhe nga të ardhurat që arkëton, gazetat e përditshme Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare dhe ka portalin e njohur të lajmeve Balkanëeb.com. Pronësia familjare është e pranishme edhe në grupe të tjera mediatike. Vëllezërit Leka zotërojnë të përjavshmen ekonomike Monitor, vëllezërit Ulaj degën e CNN-it, A2 CNN, vëllezërit Dabulla të përditshmen “Dita”, ndërsa burrë e grua, Carlo Bollino dhe Alba Malltezi, kontrollojnë faqen Shqiptarja.com dhe televizionin informativ 24-orësh Report TV. 

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ