Radioja

Radioja ka qenë një burim i rëndësishëm informacioni për shqiptarët gjatë shekullit të njëzetë. Megjithatë, ndikimi i saj ka rënë pas kolapsit të regjimit komunist më 1991 - rënie që hoqi kufizimet mbi pronësinë e medias, ndërsa përparimet teknologjike të tilla si interneti, rrjetet sociale, podkastet dhe televizioni digjital ia gërryen tregun. Sipas një sondazhi të konsumit të medias të publikuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në korrik 2023, radioja përdoret si burim informacioni nga 9% e publikut çdo ditë ose pothuajse çdo ditë dhe të paktën një herë në javë nga 11%.

Transmetuesi publik Radio Tirana u themelua më 1938 dhe lulëzoi si medium propagande gjatë regjimit komunist, nga viti 1945 deri më 1991. Transmetuesi publik ka 11 stacione radiofonike, 3 të transmetuara në valë FM në shkallë vendi (Radio Tirana 1, Radio Tirana 2 dhe Radio Tirana klasik), 4 frekuenca digjitale tokësore dhe katër stacione radioje lokale (Radio Korça, Radio Shkodra, Radio Kukësi, Radio Gjirokastra). Aktualisht ekzistojnë tre stacione radioje kombëtare komerciale që transmetojnë në Shqipëri dhe 52 radio rajonale. Tre stacione kombëtare komerciale janë Top Albania Radio, Radio Club FM dhe Radio Klan. Numri i radiostacioneve rajonale përfshin tre që ritransmetojnë stacione radiofonike të huaja: Radio BBC, Radio RFI dhe Radio China International, CRI. Në këtë listë janë edhe katër stracione radiofonike komunitare të lidhura me organizata fetare: Radio Spektrum/Komuniteti Mysliman; Radio Dodona: Urdhri Bektashi; Radio Maria/Fondacioni Radio Maria dhe Radio Ngjallja/Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Shumica e stacioneve radiofonike në Shqipëri, përveç transmetuesit publik Radio Tirana, transmetojnë kryesisht muzikë dhe vetëm lajme të shkurtra në fund të orës gjatë ditës. Disa stacione radiofonike, që janë pjesë e grupeve mediatike që operojnë gjithashtu stacione lajmesh 24 orëshe, thjesht ritransmetojnë programe nga këto kanale televizive gjatë ditës ose një kombinim lajmesh nga televizioni dhe muzikë. Në përgjigje të ndryshimeve teknologjike në treg, disa stacione radiofonike po përshtatin transmetimet e tyre të përditshme ose po prodhojnë përmbajtje origjinale si podkaste.

Kampioni prej 10 stacionesh radiofonike të zgjedhura për këtë studim është bazuar në faktin nëse stacioni në fjalë transmeton lajme.

Databaza e Radiove
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ