Focus Group
Focus Media Group është një ndër grupet mediatike kryesore në Shqipëri që zotëron televizionin informativ News 24, të përditshmen Gazeta Shqiptare, portalin informativ Balkanweb dhe radion News 24. Grupi mediatik u themelua në prill 2011 nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo, në kohën që të dy ishin të përfshirë në negociata me kompaninë italiane Edisud S.p.a. Kompania e themeluar në Shqipëri nga Edisud u shit në maj 2011 për një çmim total prej 5.9 milionë eurosh. Focus Group sh.p.k është pronari i vetëm i kompanisë Focus Media News sh.p.k, e cila zotëron televizionin News 24, portalin informativ Balkanweb dhe radion News 24. Focus Group zotëron gjithashtu kompaninë Focus Press sh.p.k, e cila boton Gazetën Shqiptare. Në qershor 2014, Artan Santo u ekzekutua nga dy persona të maskuar në qendër të Tiranës dhe autorët e kësaj ngjarjeje mbeten ende të panjohur. Focus Media Group zotërohet aktualisht në 100% të aksioneve nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Grup kompanish Sh.p.k
Sektorët biznesit
Transmetime radio-televizive; Botime; Ndërtim; Tregti; Hoteleri-Turizëm; Fabrikë birre; Kantinë vere; Prodhim uji të pijshëm; Edukim (kolegj universitar privat)
Pronar indvidual
Media të tjera Online
www.gsh.al
Biznesi i medias
Transmetime radio-televizive
Focus Media News (100%)
Panorama TV (40%)
Botime
Panorama Group (100%)
Focus Press LLC (100%)
Biznes
Ndërtim
Erjoni (100%)
W. Elektrik (100%)
Tregti
Pegasos (50%)
Hysenbelliu Group (100%)
Hoteleri dhe turizëm
Hysenbelliu (100%)
Kantinë vere
Egnatia Group (100%)
Prodhim uji të pijshëm
Fab Group (100%)
Fabrikë birre
Egnatia Group-Birra Korca (100%)
Edukim
Kolegji Universitar Luarasi (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhura me themeluesin
Është sipërmarrës në fushën e ndërtimit, të prodhimit të birrës dhe të verës, në hoteleri si dhe në arsimin universitar privat në vend. Ai e nisi karrierën në vitin 1994 si tregtar dhe importues i produkteve ushqimore, por vetëm një vit më pas e shtriu aktivitetin e tij në biznesin fitimprurës së ndërtimeve në Tiranë. Në vitin 2002, Hysenbelliu u përfshi në tregun mediatik duke themeluar kompaninë Panorama Group sh.p.k, e cila zotëron gazetën Panorama, gazetën sportive Panorama Sport dhe revistën Psikologjia. Në vitin 2011, Hysenbelliu e zgjeroi aktivitetin e tij në sektorin e medias, pasi bleu televizionin News 24, të përditshmen Gazeta Shqiptare, portalin e lajmeve Balkanweb dhe radion RASH së bashku me bankierin Artan Santo për 5.9 milionë euro.
e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në Shqipëri në fillim të viteve '90 dhe pas shtatë vitesh u ngjit në postin e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës së Kursimeve të Shqipërisë. Në vitin 2000 themeloi bankën private Credins dhe shërbeu si CEO i saj. Në vitin 2009 Santo investoi në sektorin e medias si aksioner i Scan TV – një stacion televiziv lajmesh biznesi. Në vitin 2011, së bashku me biznesmenin Irfan Hysenbelliu ai themeloi Focus Group, i cili bleu kompanitë mediatike në pronësi në Shqipëri të kompanisë italiane Edisud Spa. Në qershor 2014, Santo u vra jashtë selisë së bankës së tij në Tiranë nga persona të armatosur të maskuar. Autorët e vrasjes së stilit mafioz nuk u identifikuan asnjëherë.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga Ali Demi,
ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tirana
Tel: +355(4)359104
Website: balkanweb.com
NIPT
Focus Media News (K21909002K)
Focus Press (L11806011O)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Focus Media News – 3.06 Mln $/ 347 Mln.Lek # Focus Press – 0.15 Mln. $ / 17 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Focus Media News – -0.31 Mln. $/ -35 Mln.Lek # Focus Press – -0.02 Mln.$/ -3 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Drejtor i Informacionit dhe Programacionit i televizionit informativ News 24. Ai ka një karrierë të gjatë në median shqiptare si gazetar, redaktor dhe analist politik si dhe ka punuar më parë si kryeredaktor i gazetave “Panorama” dhe “Shekulli”.
Gazetare dhe moderatore e emisionit politik “Open” në News 24. Vasili ka një karrierë të gjatë si spikere dhe moderatore televizive dhe ka punuar më parë në Top Channel, televizionin tashmë të mbyllur ALSAT dhe televizionin publik, RTSH.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të kompanive Focus Media News dhe Focus Press janë të pranishme publikisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Të dhënat financiare të kompanisë i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar të dhënat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat e shikueshmërisë së vitit 2017 për televizionin News 24 u siguruan nga IDRA Media. Focus Group iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 27 Korrik 2023. Për më tepër shihni burimet.