Gazeta Shqiptare

“Gazeta Shqiptare” është ndër gazetat më të vjetra në Shqipëri. Ajo nisi publikimet më 22 prill 1993 nga kompania italiane “Edisud S.p.a”. Në faqen zyrtare të saj, “Gazeta Shqiptare” e shtrin historikun e vet deri në vitin 1927, kur u botua për herë të parë në vend gazeta me të njëjtin emër, publikimet e së cilës u ndërprenë në vitin 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Në vitin 2011, “Gazeta Shqiptare” kaloi në pronësinë e kompanisë “Focus Press” të themeluar nga Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Ajo është sot pjesë e grupit mediatik “Focus Group“, së bashku me televizionin News 24, portalin e lajmeve Balkanweb, radion News 24 dhe portalin online gsh.al.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Kompani/Grupe mediatike

Focus Group

Pronësi

Struktura e pronësisë

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” është botim i kompanisë “Focus Press” sh.p.k. Aksioneri i vetëm i “Focus Press” është “Focus Group” sh.p.k. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, aksioner i vetëm i “Focus Group” është familja Hysenbelliu.

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1994

Interesat e lidhur të themeluesit

EDISUD S.p.a

kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila në kohën e themelimit të degës së saj në Shqipëri përfaqësohej nga presidenti Giuseppe Lobuono. Prej vitit 1994, EDISUD S.p.a ka botuar të përditshmen “Gazeta Shqiptare”. Në mars 2002, kompania e zgjeroi aktivitetin e saj në Shqipëri edhe në fushën audiovizive, duke themeluar kompaninë bijë “Edisud Radio TV”. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si përfaqësuesi të saj ligjor Carlo Bollino-n, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i “Gazeta Shqiptare” në Tiranë. Më 20 maj 2001, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshi edhe të drejtat për markat e regjistruara News 24, Gazeta Shqiptare, Milosao, Ndërkombëtare, Telegazeta, Bluetooth dhe Shqiptare. Kjo kompani u ble nga “Focus Group sh.a”,e cila zotërohej 50 me 50 nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo. Pas vrasjes misterioze të Santos në qershor 2014, “Focus Group sh.a” zotërohet tërësisht nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

Interesat e lidhur të administratorit

Ardit Çela

ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe atë të drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare. Çela ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, kandidoi si deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai e kryen detyrën e administratorit të kompanisë “Focus Press” prej shkurtit 2022.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Erl Murati

kryeredaktor i së përditshmes “Gazeta Shqiptare“. Ai e ka nisur karrierën në vitet 2000 në gazetën “Koha Jonë“ dhe ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa media të vendit.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Trendafile Visha

gazetare dhe redaktore në “Gazeta Shqiptare”.

Kontakt

Rruga Ali Demi,

ish- Drejtoria e Uzinës së Autotraktoreve, Tirana

Tel: +355 684063842

Website: http:// gsh.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.15 Mln. $ / 17 Mln. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

-0.02 Mln.$/ -3 Mln. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

5%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2023. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2023. “Focus Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 27 korrik 2023. Për më tepër, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ