Televizion

Televizioni më parë ishte media më e njohur në Shqipëri dhe burimi kryesor i informacionit për publikun. Megjithatë, të dhënat e fundit të sondazhit mbi konsumin e medias tregojnë se vendin e tij e kanë zënë mediat sociale si burimet kryesore të lajmeve dhe informacionit. Sipas një sondazhi të publikuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në korrik 2023, 75% e njerëzve në Shqipëri përdorin televizorin çdo ditë ose pothuajse çdo ditë dhe 13% të paktën një herë në javë.

Transmetimet e para televizive nisën në vitin 1960, programi i parë i lajmeve nisi në transmetuesin publik “Radio Televizioni Shqiptar” (RTSH) në vitin 1963, ndërsa transmetimi me ngjyra filloi në mesin e viteve 1980. Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, liria e medias u garantua me ligj dhe stacioni i parë televiziv privat komercial (Shijak Tv) u hap në dhjetor 1995. Sot në Shqipëri ekzistojnë gjashtë televizione kombëtare dhe 37 kanale televizive lokale.

Në Shqipëri aktualisht janë katër transmetues televizivë kombëtarë, një publik dhe tre transmetues komercial. Media e shërbimit publik përfshin 16 kanale televizive rajonale dhe tematike. Ekzistojnë gjithashtu 37 stacione televizive lokale dhe 21 kanale kabllore/IPTV/OTT. Kalimi dinë transmetim digjital dhe shpërndarja e shtatë frekuencave tokësore digjitale përfundoi në vitin 2020 nga Autoriteti Shqiptar i Medias, AMA. Dy prej frekuencave iu dhanë transmetuesit publik RTSH ndërsa pesë licenca të tjera iu shpërndanë transmetuesve komercial Top Channel, Klan TV, Digitalb, Media Vizion dhe ADTN. Sipas AMA-s, në Shqipëri kishte edhe 62 rrjete kabllore, një IPTV, 14 OTT dhe një ofrues VOD. Kishte edhe dy platforma transmetimi satelitor, Digitalb dhe Tring TV.

Tregu i reklamave televizive u vlerësua në 42 milionë euro në vitin 2022, i dominuar nga një numër i vogël korporatash të mëdha, kryesisht në tregun e telekomunikacionit, ndërsa tregu total i televizioneve pa pagesë, përfshirë të ardhurat e transmetuesit publik, u vlerësua në 60 milionë euro.

Përmbajtja e transmetuar nga televizionet shqiptare përfshin lajme dhe informacione dhe një përzierje emisionesh televizive aktuale politike, sociale dhe kulturore të prodhuara në vend, të përziera me formate televizive ndërkombëtare si Big Brother dhe Big Brother VIP, Dancing With Stars dhe MasterChef, si dhe telenovela turke dhe braziliane. Një element kryesor i programeve televizive në Shqipëri janë edhe emisionet e debatit politik, të cilat transmetohen disa herë në javë në prime time.

Kampioni prej 10 stacionesh televizive, të cilat u zgjodhën për të qenë pjesë e këtij studimi, u bazua në të dhënat e audiencës të siguruara nga Idra Media dhe parimin që mediat e përzgjedhura të prodhojnë lajme dhe informacione që kontribuojnë në formësimin e opinionit publik.

Databaza e Televizioneve
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ