Balkanweb.com
Balkanweb.com është ndër portalet e para të lajmeve në Shqipëri, i krijuar në shkurt të vitit 2002 si pjesë e kompanisë “Edisud Radio TV” sh.p.k. Në vitin 2011, Balkanweb ndryshoi pronësi dhe iu shit kompanisë “Focus Media News” së bashku me televizionin News 24 dhe të përditshmen “Gazeta Shqiptare” për 5.9 milionë euro. Balkanweb mbulon me informacione të gjithë vendin dhe rajonin si dhe transmeton lajme, foto dhe video në kohë reale.
Portali ofron gjithashtu një gamë të larmishme informacionesh argëtuese, ndërkohë që transmeton live edhe programacionin e News 24, së bashku me emisionet më të ndjekura të tij. Në përgjigje të një kërkese për informacion për ekipin e MOM, administratori i “Focus Media News”, Ardit Çela, e cilësoi portalin si “faqja kryesore e lajmeve për Shqipërinë”. Ai ofroi gjithashtu të dhëna për lexueshmërinë, duke deklaruar se në maj 2023 Balkanweb kishte 1.5 milionë përdorues unikë dhe 80 milionë shfletime totale.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Focus Group
Struktura e pronësisë
Balkanweb.com është ndër portalet e para të lajmeve në Shqipëri, botim i kompanisë “Focus Media News” sh.p.k. “Focus Group” sh.p.k zotëron 100 % të aksioneve të “Focus Media News” sh.p.k.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhur të themeluesit
Një kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila në kohën e themelimit përfaqësohej nga presidenti i saj Giuseppe Lobuono. Më 29 mars 2002, “Edisud S.p.a” vendosi të themelojë në Shqipëri kompaninë bijë “Edisud Radio TV”. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si objekt veprimtarinë në fushën radio-televizive. Përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri ishte Carlo Bollino, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i “Gazeta Shqiptare” në Tiranë. Më 20 maj 2011, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshi edhe të drejtat për markat e regjistruara News 24, Gazeta Shqiptare, Milosao, Ndërkombëtare, Telegazeta, Bluetooth dhe Shqiptare. Kjo kompani u ble nga kompania “Focus Group”, e cila zotërohej 50% me 50% nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo.
Interesat e lidhur të administratorit
Ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe atë të drejtorit të Përgjithshëm të “Posta Shqiptare”. Çela ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021 kandidoi për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Çela është administrator i kompanisë “Panorama Group” prej janarit 2016, ndërsa në shtator 2022 ai mori gjithashtu administrimin e kompanisë “Focus Media News”.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
gazetar në profesion. Ai mban postin e kryeredaktorit në portalin Balkanweb.com.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Drejtori i Informacionit dhe Programacionit i televizionit informativ News 24. Ai ka një karrierë të gjatë në median shqiptare si gazetar, redaktor dhe analist politik si dhe ka punuar më parë si kryeredaktor i gazetave “Panorama” dhe “Shekulli”.
Kontakt
Rruga Ali Demi,
ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tirana;
Tel: +355(4)359104
Website: balkanweb.com
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të disponueshme publikisht në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të Biznesit. Të dhënat financiare të Balkanweb.com nuk janë të ndara nga kompania dhe janë të pamundura për t'u llogaritur. “Fokus Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të MOM më 27 korrik 2023. Për më shumë, shikoni burimet.