Familja Hysenbelliu

Familja Hysenbelliu

Irfan Hysenbelliu është botues i grupeve mediatike Focus Media Group dhe Panorama Group, me investime kyçe në televizion, radio, shtypin e shkruar dhe atë online. Hysenbelliu është gjithashtu sipërmarrës në fushën e ndërtimit, hotelerisë, prodhimit të birrës si dhe arsimit të lartë privat. Ai e nisi karrierën në vitin 1994 si tregtar dhe importues i produkteve ushqimore dhe vetëm një vit më pas e shtriu aktivitetin e tij në biznesin fitimprurës të ndërtimeve në Tiranë. Në vitin 1997, Hysenbelliu privatizoi ndërmarrjen shtetërore të prodhimit të mjeteve mësimore “ALB-MS 97” si dhe u përfshi bashkë me 10 biznesmenë të tjerë në privatizimin e shoqërisë “Birra Tirana”. Por ai i shiti shpejt aksionet e tij dhe në vitin 2004 bleu fabrikën e prodhimit të “Birrës Korça”, pronar i së cilës është edhe sot.

Në vitin 2002, Hysenbelliu vendosi të investonte në media duke themeluar shoqërinë mediatike “Panorama Group” sh.a, e cila zotëron gazetat “Panorama” dhe “Panorama Sport”, revistën “Psikologjia” dhe së fundmi edhe televizionin informativ “Panorama TV“. Në vitin 2011, Hysenbelliu e shtriu ndikimin e tij si botues edhe në fushën e mediave audiovizive, pasi bleu për 5.9 milionë euro së bashku me bankerin Artan Santo televizionin News 24, së bashku me të përditshmen “Gazeta Shqiptare”, portalin “Balkanweb” si dhe radion “Rash”. Pas vrasjes misterioze të Artan Santos në qershor të vitit 2014, Hysenbelliu u bë pronari i vetëm i “Focus Group“. Në 15 qershor 2023, Hysenbelliu i dhuroi aksionet e Panorama Group tek dy fëmijët e tij, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu.

Gjatë dy dekadave si botues, Irfan Hysenbelliu mbajti marrëdhënie të afërta si me politikanë të qeverisë, ashtu edhe me ata të opozitës. Por situata ndryshoi në shtator 2022, kur një agjenci qeveritare bllokoi një hotel në pronësinë e Hysenbelliut me pretendimin se ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Në dhjetor 2022, hoteli u hodh në erë pa pritur vendimin e gjykatës. Hysenbelliu akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndronte pas sulmit dhe pretendoi se kjo ishte një hakmarrje e tij për linjën editoriare të News 24 dhe gazetës “Panorama”. Ndërsa Rama mohoi që çështja të kishte lidhje me lirinë e medias, duke pretenduar se qeveria kishte zbatuar ligjin. 

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Ndërtim

Erjoni (100%)

Tregti

Pegasos (50%)

Hoteleri dhe turizëm

Hysenbelliu (100%)

Kantinë vere

Egnatia Group (100%)

Prodhim uji të pijshëm

Fab Group (100%)

Fabrikë birre

Egnatia Group-Birra Korca (100%)

Edukim

Kolegji Universitar Luarasi (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Fabjola Hysenbelliu

është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a.

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të kompanive Focus Media News, Focus Press dhe Panorama Group janë të pranishme publikisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Të dhënat financiare të kompanisë i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar të dhënat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Focus Group dhe Panorama Group iu përgjigjën kërkesave për informacion të ekipit të MOM më 27 korrik 2023. Për më tepër shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ