This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2022/07/03 at 20:55
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Ekipi

Disponueshmëria e një organizate partnere kompetente në një vend është me rëndësi kritike për zbatimin efikas të MOM. MOM nuk do të ishte i mundur pa angazhimin dhe pasionin e treguar nga skuadra vendore e grumbulluar nga BIRN Albania.

MOM Ekipi

Nafisa Hasanova, Menaxhere e projektit Albania, RSF

Nafisa Hasanova është menaxhere e projektit MOM Albania dhe ka menaxhuar edhe MOM Ukrainë (2016) dhe MOM Serbi (2017) për RSF. Para se të bashkohej me RSF, Nafisa ka punuar në procesin e pajtimit në Transdnjestër për Iniciativën Finlandeze për Menaxhimin e Krizave (CMI), qendra Martti Ahtisaari. Nga viti 2012 deri më 2014 ajo ka punuar si oficere politikash për Europën Lindore, Kaukazin dhe Azinë Qendrore pranë APRODEC, tashmë ACT Alliance EU në Bruksel. Në vitet 2008-2012 Nafisa ka punuar si menaxhere projekti në EUCAM (EU Central Asia Monitoring) në Qendrën për Studime Politike Europiane (CEPS dhe FRIDE) në Bruksel. Nafisa ka diplomë studimesh të avancuara në Komunikim Ndërkulturor dhe Studime Europiane  nga Universiteti i Studimeve të Aplikuara në Fulda, Gjermani. Ajo ka studiuar Filologji Angleze në Institutin Shtetëror të Samarkandit për Gjuhë të Huaja në Uzbekistan dhe ka përfituar eksperiencë pune si bursiste vizituese në CEPS më 2007 përmes një internshipi në Bundestagun e Gjermanisë (2006).

Kristina Voko, Drejtore Ekzekutive, BIRN Albania 

Kristina Voko është drejtore ekzekutive e BIRN Albania nga viti 2014 dhe koordinon aktivitetet e rrjetit, ngritjen e fondeve dhe mbarëvajtjen e projekteve në Shqipëri. Para se t'i bashkohej ekipit të BIRN, për më shumë se dhjetë vjet ajo ka qenë e përfshirë në menaxhimin e projekteve të ndryshme pë organizata lokale dhe ndërkombëtare, të fokusuara në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator; promovimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen sociale përmes mbështetjen e individëve dhe organizatave; trajnime për profesionistë të fushave të ndryshme dhe aktorë të tjerë të interesuar; aktivitete ndërgjegjësuese në komunitet, etj.

Besar Likmeta, Drejtues i kërkimit, BIRN Albania 

Besar Likmeta është kryeredaktor i Reporter.al, publikimit në internet të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai filloi karrierën duke raportuar për Florida Times Union  në Xheksonvill, Florida. Besari ka kontribuuar gjithashtu me artikuj në publikime të ndryshme, përfshirë The Christian Science Monitor, Euronews, Foreign Policy, Sunday Telegraph, Transitions Online, dhe të tjera. Më 2009, Likmeta mori Çmimin CEI/SEEMO për Merita të Veçanta në Gazetari Investigative ndërsa në vitin 2010 mori çmimin e dytë Global Shining Light Aëard, prezantuar në Konferencën Globale të Gazetarisë Investigative në Gjenevë.

Aleksandra Bogdani, Kërkuese, BIRN Albania 

Aleksandra Bogdani është gazetare investigative për Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigatiive, BIRN në Shqipëri. Bogdani ka punuar më parë si zëvendëskryeredaktore në gazetat MAPO dhe Shekulli. Bogdani ishte pjesëmarrëse në Bursën Ballkanike për Gazetari Ekselente më 2012. Ajo është fituese e çmimit CEI SEEMO 2015 për Merita të Veçanta në Gazetari Investigative më 2014 dhe e Çmimit të BE-së për Gazetari Investigative në Shqipëri.

Vladimir Karaj, Kërkues, BIRN Albania 

Vladimir Karaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai ka punuar më parë si redaktor i të përditshmes Mapo. Gazetar që nga viti 2002, ai ka punuar për media të ndryshme dhe si kryeredaktor në një gazetë të vogël. Ai përqendrohet te reportazhi dhe historitë e thelluara, të lidhura më së shumti me krimin dhe politikën.

Gjergj Erebara, Kërkues, BIRN Albania

Gjergj Erebara është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN në Shqipëri. Që nga viti 1998 ai ka punuar si gazetar në gazeta dhe televizione të ndryshme. Ai ka studiuar gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor në Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit.

Olaf SteenfadtDrejtor i Projektit Global 

Olaf Steenfadt drejton projektin " Monitori i Pronësisë së Medias” dhe "Journalism Trust Initiative" pranë organizatës Reporterët pa Kufij, RSF. Prej shumë vitesh, ai është i angazhuar si konsulent dhe trajner në fushën e zhvillimit të medias. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe OJF-të e kanë fokusuar kryesisht në Europën Juglindore dhe në botën arabe. Ai ka punuar më parë për televizionet publike kombëtare gjermane ARD dhe ZDF në role të ndryshme, duke përfshirë ato si prezantues në radio dhe televizion, gazetar investigativ, korrespondent vendas dhe i huaj, si dhe në zhvillimin e formatit dhe komunikimin organizativ. Olaf është anëtar i "Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë për lajmet e rreme dhe dizinformimin në internet" të Komisionit Europian dhe i "Komitetit të ekspertëve për cilësinë e gazetarisë në epokën digjitale" të Këshillit të Europës. Ai jep shpesh mësim në universitete në Gjermani dhe Europë.

BIRN Albania

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri - BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse për zhvillimin e medias, e cila synon të fuqizojë demokracinë, lirinë e fjalës dhe të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut duke ngritur kapacitetet profesionale të gazetarëve vendës, duke promovuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat e grupimeve vulneralëb, përmes raportimeve investigative dhe përmes mbushjes së hendekut mes medias dhe shoqërisë civile. BIRN Albania është pjesë e Rrjetit BIRN, një grup i lidhur ngushtë i organizatave për zhvillimin e medias në Ballkanin Perëndimor, me zyra në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Rumani si dhe me prani editoriale në vende të tjera të Ballkanit.

BIRN Albania punon gjithashtu vazhdimisht me gazetarë dhe media, duke trajnuar dhjetëra gazetarë çdo vit, duke siguruar mentorim për raportime investigative, si dhe trajnime në punë për raportime nga krimi dhe gjykatat, gjë që i jep stafit të saj eksperiencë të dorës së parë mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët vendës në përpjekjen e tyre për të ruajtur standardet profesionale në një treg të vogël dhe të përqendruar. Më shumë informacion mbi organizatën, aktivitetet dhe rezultatet mund të gjendet në faqen e saj në internet: http://birn.eu.com/network/birn-albania/

Reporterët Pa kufi

Reporterët Pa kufi (Reporter Sans Frontières, RSF) u themelua në Mompelje (Francë) më 1985 nga katër gazetarë. Ajo është regjistruar në Francë si një organizatë jofitimprurëse dhe ka statusin e konsulentit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në UNESCO. RSF advokon për lirinë e medias, mbështet median e pavarur dhe mbron gazetarët e rrezikuar në të gjithë botën. Misionet e saj janë

  • Të monitorojë vazhdimisht sulmet kundër lirisë së informimit në të gjithë botën;

  • Të denoncojë ccdo sulm të tillë në media;

  • Të veprojë në bashkëpunim me qeveritë për të luftuar censurën dhe ligjet që synojnë të kufizojnë lirinë e informimit;

  • Të ndihmojë moralisht dhe financiarisht gazetarët e persekutuar dhe familjet e tyre.

  • Të ofrojë ndihmë materjale për korrespondentët e luftës me synimin për të fuqizuar sigurinë e tyre

Që nga viti 1994, seksioni gjerman është aktiv në Berlin. Megjithëse seksioni gjerman punon ngushtë me Sekretariatin Ndërkombëtar në Paris për të kërkuar dhe vlerësuar lirinë e medias në të gjithë botën, ajo është nga pikëpamja organizative dhe financiare e pavarur. Në këtë rol, ajo ka aplikuar për një grant te Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim - në mënyrë që të financojë projektin e Monitorit të Pronësisë së Medias.

Global Media Registry

Global Media Registry (GMR) mbledh, përpilon dhe ofron grupe të dhënash dhe informacione kontekstuale, të disponueshme publikisht ose të vetë-raportuara, për organet e medias në mbarë botën.

Duke vepruar kështu, objektivi është rritja e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në hapësirën e informacionit. Kështu, GMR lehtëson zgjedhje dhe vendimmarrje më të mira, si algoritmike ashtu edhe njerëzore, nga të gjitha palët e interesuara. Këto mund të përfshijnë çdo qytetar dhe konsumator, entet rregullatore dhe donatorë, si dhe sektorin privat – për shembull reklamuesit dhe ndërmjetësit (të njohura edhe si platformat dhe shpërndarësit). 

Duke ofruar këtë shërbim publik, Global Media Registry kontribuon në avancimin e lirisë së informacionit dhe të shprehjes në përgjithësi.

Ajo u themelua si një spin-off e projektit Monitori i Pronësisë së Medias, të cilin tani e operon si një SHPK jo-fitimprurëse e regjistruar sipas ligjit gjerman.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ