Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)
Radio Televizioni Shqiptar është transmetuesi publik, i cili zotëron disa kanale TV dhe Radio. Themelimi i Radio Tiranës nga Mbretëria Shqiptare në vitin 1938 mund të cilësohet si fillimi i institucionit. Televizioni fillimisht i njohur si TVSH, filloi transmetimet në vitin 1960, ndërsa transmetoi lajme për herë të parë në vitin 1963.
Me themelimin e televizionit, transmetuesi atëherë në pronësi shtetërore u emërtua RTSH (Radio Televizioni Shqiptar). Televizioni është pjesa kryesore e RTSH (Radio Televizionit Shqiptar). Ai ka qenë deri në fillimin e viteve 2000 ekrani mbizotërues në Shqipëri.
TVSH, i cili deri në vitin 1996 ishte i vetmi në gjuhën shqipe, e humbi dalë nga dalë ndikimin pas viteve 2000 me fillimin e transmetimeve private. Edhe pse për një kohë të gjatë ai ishte i vetmi televizion që transmetonte në të gjithë territorin, rëndësia e tij u zbeh për shkak të perceptimit të përgjithshëm për njëanshmëri politike dhe cilësisë së diskutueshme të prodhimeve.
Gjatë diktaturës komuniste deri në fillimin e viteve 90’ mjet propagande për sistemin dhe pas pluralizmit RTSH nuk ndryshoi. Përgjithësisht ai është kontrolluar prej shumicës qeverisëse në fuqi. Gjatë protestave, pas rënies së skemave piramidale në vitet 1996-1997, protestuesit veç parullave kundër qeverisë sulmuan gjithashtu edhe RTSH që dyshohej për programe jo të balancuara. Akuzat vijuan edhe pasi socialistët morën drejtimin e vendit. Edhe emërimet e Drejtorëve të Përgjithshëm, janë parë shpesh si emërime politike.
Pjesë e RTSH janë disa kanale televizive dhe radiofonike; RTSH 1, RTSH 2, RTSH 3, RTSH Sport, RTSH Film, RTSH Shqip, Radio Tirana, Radio Tirana 2, Radio Tirana Klasik, Radio Tirana International. Transmetuesi publik ka marrë edhe dy licenca për transmetime dixhitale nga AMA.
TVSH financohet me një taksë të veçantë që paguhet nga çdo shtëpi në vend bashkë me faturën e energjisë elektrike dhe që sipas analizës financiare të vetë institucionit për vitin 2022 zinte 57.5 për qind të financave të RTSH-së, 25.5 për qind e financave vijnë nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga televizioni kryesisht prej dhënies me qira të antenave të transmetimit apo transmetimeve për të tretë, reklamat zënë 9 për qind të të ardhurave.
Edhe pse ka buxhetin më të madh, krahasimisht me mediat e tjera në vend, ndjekja e RTSH-së mbetet minimale.
Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vite kanë ngritur dyshime për keqmenaxhim të financave të RTSH. Abuzimet e dyshuara megjithatë nuk ishin ndëshkuar deri në vitin 2021, kur ish-drejtori Thoma Gëllçi dhe disa nëpunës u arrestuan me akuzat e shpërdorimit të detyrës nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK. Gëllçi dhe nëpunësit u gjetën fajtorë dhe ish-drejtori është dënuar me vendim të formës së prerë me 16 muaj burg për shpërdorim detyre.
Dyshimet për cilësinë e programacionit, efektshmërinë e një strukture me mbi 960 punonjës dhe abuzimet janë ngritur se fundmi edhe nga anëtarë të KDRTSH-së. Kryetari Leka Bungo dhe anëtarë si Mevlan Shanaj, kanë kritikuar hapur cilësinë e programeve duke vënë theksin kryesisht në mungesën e programacionit artistik dhe humbje të audiencës.
Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, regjisori Mevlan Shanaj anëtar i KDRTSH-së tha se RTSH kishte braktisur publikun dhe askush, përfshi anëtarët e komisionit, nuk e ndiqte.
Në përgjigje të kërkesës për informacion për MOM, RTSH tha se nuk kishte të dhëna për shikueshmërinë.
Përmbajtja e RTSH-së rregullohet nga ligji dhe nënshtrohet mbikëqyrjes së Këshillit Drejtues të RTSH-së (KDRTSH), një organ kolegjial i zgjedhur nga parlamenti. Transmetuesi publik vepron në përputhje me statutin dhe rregulloret që japin udhëzime për përmbajtjen e tij. Gjithashtu, ka disa bordet monitoruese të përmbajtjes të cilat synojnë të jenë përfaqësues të interesave të shoqërisë shqiptare.
Megjithatë kritikat publike kryesisht kanë të bëjnë me menaxhimin e parave dhe cilësinë artistike. Anëtarët e KDRTSH-së pretendojnë se politikisht televizioni është i paanshëm, pavarësisht akuzave nga opozita rreth qëndrimeve të tij.
Formular i biznesit
Publik
Forma ligjore
Institucion Publiik
Sektorët biznesit
Transmetime Radio-Televizive; Prodhim Muzikor; Transmetime Dixhitale
Pronar indvidual
Televizione të tjera
RTSH 2
RTSH 3
RTSH Sport
RTSH Film
RTSH Shqip
RTSH Kuvendi
RTSH Korça
RTSH Kukësi
RTSH Shkodra
RTSH Gjirokastra
RTSH 24
RTSH Muzikë
Radio
Radio Tirana 2
Radio Tirana 3
Radio Tirana Klasik
Radio Tirana International
Media të tjera Online
rtsh.al
Biznesi i medias
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1960
Interesat e lidhura me themeluesin
Televizioni Shqiptar (TVSH) është formuar nga qeveria shqiptare dhe pas rënies së komunizmit u bë institucion publik pjesë e RTSH.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
NIPT
RTSH (J61904073W)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
19.6 Mln.$/ 2.229 Mln.Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Non profit
Reklamat (si % të totalit të financimit)
9%
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Regjisor, aktor dhe skenarist u zgjodh në krye të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar në mars 2021. Ai u zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës. Ndryshe nga paraardhësit në këtë Këshill, të cilët nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhim e televizionit Bungo ka qenë shumë më aktiv.
Gazetar dhe diplomat, ka një karrierë të gjatë brenda Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa ka shërbyer si Drejtor i Radio Tiranës dhe drejtues i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Podgorica po ashtu ka shërbyer si përfaqësues i Shqipërisë në Kosovë dhe prefekt i Shkodrës. Ai u zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës në maj 2021.
Piktor, producent dhe pedagog në Akademinë e Arteve. Ai ka bashkëpunuar me RTSH në disa prodhime dhe është zgjedhur si anëtar i KDRTSH- në vitin 2020 nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës.
Rregjisor dhe gazetar prej mbi 40 vjetësh pranë RTSH-së ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Ai u zgjodh si anëtar i KDRTSH-së në vitin 2020 nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës.
Regjizor dhe aktor shqiptar, u zgjodh anëtar i KDRTSH-së në vitin 2021. Shanaj ka pasur edhe më herët rol drejtues në RTSH, ai ka qenë nga viti 1987 deri më 1992 Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe në vitin 2001 drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit. Shanaj është po ashtu profesor i degës së regjisë në Akademinë e Arteve. Ai u zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës në vitin 2021.
Gazetare dhe kryeredaktore e disa revistave kulturore. Për dy vjet shërbeu si drejtuese e COD/ Center for Openness and Dialogue, një institucion qeveritarë në varësi të kryeministrit. Ajo u zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës në maj 2021.
Gazetare dhe lektore e shkencave të komunikimit dhe gazetarisë dhe aktiviste Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ajo u zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës në 2021.
Gazetar, punonjësi i RTSH-së për mbi 40 vjet, ku veç punës së gazetarit ka punuar si skenarist, regjisor dhe drejtues televizioni. U zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës në 2021.
Regjisor dhe producent i diplomuar në Akademinë e Arteve. U zgjodh në KDRTSH nga një Parlament i braktisur nga partitë kryesore të opozitës në vitin 2020.
Tenor dhe producent me një karrierë të gjatë pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Kandidoi disa herë për të qenë anëtar i KDRTSH-së, por u eliminua në Komisionin Paralmentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në janar 2021. Ai fajësoi në një shkrim të publikuar në gazetën Telegraf kryeministrin Edi Rama, për politizim të KDRTSH-së. Në një rikandidim në vitin 2022 si propozim i opozitës së kthyer në parlament, Tullumani u zgjodh me 97 vota anëtarë i KDRTSH-së.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
U zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar në 13 qershor 2023 me votim unanim të anëtarëve të Këshillit Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH.
Ish-deputet dhe ish-sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste në pushtet, Peza po ashtu ka një karrierë të gjatë si gazetar dhe drejtues në media.
Është prej shkurtit 2022 zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i RTSH dhe ishte Drejtor i Përgjithshëm i komanduar prej prillit 2023 deri në 13 qershor pas dorëheqjes së Enkelejd Jotit, nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm. Neziri, ka një eksperiencë të gjatë në media dhe sipas faqes së tij në LinkedIn.com ka shërbyer si kryeinxhinier/ drejtor i teknologjisë i Top-Channel për më shumë se 21 vjet. Më herët ai ka qenë përgjegjës teknik i ish-TeleArbëria, ndërsa liston edhe një eksperiencë në mësimdhënie.
Ashtu si drejtues të tjerë të televizionit publik, përfshi drejtorin e dorëhequr Enkelejd Joti dhe ish-drejtorin e Njësisë së Lajmeve, Bledar Zaganjori, Neziri vjen pas një kohe të gjatë punë për konkurentët e televizionit kombëtar privat Top-Channel.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Idra Media. Të dhënat për RTSH u morën pjesërisht prej publikimeve të vetë institucionit. RTSH iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM në 14 Gusht 2023. Për më shumë, shikoni burimet.