“Mero Baze”
“Mero Baze” është person fizik nën pronësinë e Mero Bazes, gazetar dhe sipërmarrës në media. Kompania publikon të përditshmen Tema dhe faqen e internetit gazetatema.net. Tema është gazetë e përditshme dhe publikohet që nga viti 1999. Ajo ka një edicion të përditshëm të shtypur dhe një edicion online në gazetatema.net.
Mero Baze është gazetar dhe botues. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radio Europa e Lirë që prej viteve 1990, ndërsa gazetën e tij Tema e hapi në vitin 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satirike të përditshme "Antena Brenda Familjes".
Baze është një pionier i medias online në vitin 1999 me gazetën e tij Tema, e cila u bë një pikë referimi pas vitit 2009. Baze është gjithashtu autor i disa librave.
Baze ka qenë mbështetës i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 2008, kur u kthye në një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së tij. Ai u përball me presione nga qeveria “Berisha” ndaj biznesit të tij, me kërcënime dhe sulme fizike. Gazeta e tij u dëbua në vitin 2009 nga një godinë në pronësi të qeverisë me të cilën ai kishte një kontratë qiraje 20 vjeçare. Gjithashtu në vitin 2009, Baze u rrah dhunshëm nga biznesmeni kontrovers, Rezart Taçi, pasi raportoi për privatizimin e pistë të rafinerisë së naftës, ARMO si dhe evazionin fiskal.
Më shumë se një dekadë më pas, Mero Baze vazhdon të jetë një nga kritikët më të zëshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa gazeta e tij, Tema perceptohet gjerësisht si mbështetëse e kreut aktual të qeverisë, Edi Rama.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Person fizik
Sektorët biznesit
Botime
Pronar indvidual
Biznes
Marketing
Mediasoft Albania (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1999
Interesat e lidhura me themeluesin
gazetar dhe botues. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radio Europa e Lirë që prej viteve 1990, ndërsa gazetën e tij Tema e publikon si person fizik që prej vitit 1999.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
NIPT
K91624015A
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.25 Mln. $ / 28 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.06 Mln. $ / 7 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
është gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Tema”.
është drejtor i Marketingut në gazetën “Tema”. Ai është gjithashtu djali i botuesit Mero Baze. Përveç punës në gazetën “Tema”, Regon Baze është pronar i kompanisë së marketingut dhe PR-it, “Quant sh.p.k” si dhe i personit fizik me aktivitet në pasuritë e patundshme.
.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.