Mero Baze

Mero Baze

Mero Baze | gazetar dhe botues. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radio Europa e Lirë që prej viteve 1990, ndërsa gazetën e tij Tema e hapi në vitin 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satirike të përditshme "Antena Brenda Familjes".

Baze është një pionier i medias online dhe gazeta e tij "Tema" u bë një pikë referimi pas vitit 2009. Baze është gjithashtu autor i disa librave.

Baze ka qenë mbështetës i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 2008, kur u kthye në një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së tij. Ai u përball me presione nga qeveria “Berisha” ndaj biznesit të tij, me kërcënime dhe sulme fizike. Gazeta e tij u dëbua në vitin 2009 nga një godinë në pronësi të qeverisë me të cilën ai kishte një kontratë qiraje 20 vjeçare. Gjithashtu në vitin 2009, Baze u rrah dhunshëm nga biznesmeni kontrovers, Rezart Taçi, pasi raportoi për privatizimin e pistë të rafinerisë së naftës, ARMO si dhe evazionin fiskal.

Më shumë se një dekadë më pas, Mero Baze vazhdon të jetë një nga kritikët më të zëshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa gazeta e tij, Tema perceptohet gjerësisht si mbështetëse e kreut aktual të qeverisë, Edi Rama.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Marketing

Mediasoft Albania, Aksioner (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Regon Baze

drejtor i Marketingut në gazetën Tema. Ai është gjithashtu djali i botuesit Mero Baze. Përveç punës në gazetën Tema, Regon Baze është pronar i kompanisë së Marketingut dhe PR-it, Quant sh.p.k si dhe i personit fizik me aktivitet në pasuritë e patundshme.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ