gazetatema.net
Tema Online është publikimi në internet i gazetës Tema përmes adresës gazetatema.net. Domaini është regjistruar më 2005 dhe është aktualisht një nga faqet e internetit më popullore në Shqipëri, duke ofruar lajme, komente dhe dëfrim.
Botuesi Baze hyri në median në internet që nga viti 1999, ndërsa faqja në internet e Temës u bë pikë reference pas vitit 2009.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
“Mero Baze”
Struktura e pronësisë
Tema Online publikohet nga Mero Baze, person fizik.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1999
Interesat e lidhur të themeluesit
Gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Europa e Lirë” që nga vitet 1990 ndërsa hapi gazetën e tij më 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satiristike të përditshme "Antena Brenda Familjes". Ai drejtoi një emision televiziv të quajtur “Faktor Plus” në Vizion Plus mes viteve 2008 dhe 2012.
Ai njihet se ka qenë mbështetës i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 2008 kur u kthye në një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së tij. Baze u përball me presione nga qeveria ndaj biznesit të tij, kërcënime dhe sulme fizike si pasojë e kritikave mbi bizneset e qeverisë.
Interesat e lidhur të administratorit

Gazeta e tij u përzu nga një ndërtesë nën pronësi shtetërore për të cilën pati nënshkruar një kontratë qiraje 20-vjeccare në vitin 2009. Baze u dhunua nga Rezart Taçi, një biznesmen kontrovers, pasi raportoi mbi privatizimin e pistë të rafinerive të naftës ARMO dhe mbi evazionin fiskal.
Baze hyri në median në internet që nga viti 1999 ndërsa faqja në internet e Temës u bë pikë reference pas vitit 2009. Baze është autor i disa librave.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Tema”.
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të disponueshme publikisht në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të Biznesit. Të dhënat financiare nuk janë të disponueshme pasi Tema Online pasi ajo nuk është një subjekt i veçantë dhe të ardhurat dhe shpenzimet e saj raportohen së bashku me botimin e printuar.