Lapsi.al Sh.p.k

Lapsi.al Sh.p.k

Lapsi.al është faqe online që prej fillimit të vitit 2014. Ndryshe nga shumë faqe të tjera ajo është e fokusuar në analizën politike dhe opinionin dhe publikon disa prej opinionistëve politikë të njohur në vend dhe Kosovë, përfshi dy botuesit. Lapsi mban një qëndrim kritik ndaj qeverisë.

Në vitin 2021 pak para zgjedhjeve të përgjithshme portali raportoi mbi ekzistencën e një databaze që Partia Socialiste në pushtet mbante për të monitoruar votuesit në kryeqytet. Databaza kishte të dhëna private për mbi 910 mijë votues dhe konsiderua si shkelje e të drejtave të privatësisë dhe zgjedhjeve. Monitoruesit e zgjedhjeve OSBE dhe ODIHR shprehën shqetësimin se databaza “dëmtonte besimin te fshehtësia e votës”.

Megjithatë Prokuroria e Posaçme që nisi një hetim pas këtij publikimi, tentoi fillimisht të sekuestronte kompjuterat dhe celularët e drejtuesve dhe gazetarëve të Lapsi.al. Kjo solli reagim të ashpër nga OJF në mbështetje të mediave, pasi vendimi rrezikonte ekspozimin e burimit.

Një ndërhyrje emergjente e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg pezulloi vendimin për sekuestro. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe arsyetoi në një vendim unifikues se materialet e mjetet e punës të gazetarëve mund të sekuestroheshin vetëm pasi të ishin ezauruar të gjitha mjetet e tjera, duke bërë një kërkesë specifike. Gazetari i Lapsi.al Dorian Kodra fitoi fitoi çmimin e dytë të Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Kompani me përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Botime

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2015

Interesat e lidhura me themeluesin

Andi Bushati dhe Armand Shkullaku

Themelues të Lapsi.al janë gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Lapsi filloi publikimin në vitin 2014, duke bërë të qartë që në editorialet e para se po mbante qëndrim kritik ndaj qeverisë.
Të dy drejtuesit e kanë filluar karrierën te Koha Jonë, një prej gazetave të para në vend dhe shpejt u bënë figura të rëndësishme në median e vendit, ndërsa u bënë më vonë pjesë e Televizion Klan dhe revistës me të njëjtin emër.
Edhe Bushati edhe Shkullaku kanë drejtuar në kohë të ndryshme disa prej mediave të rëndësishme. Shkullaku drejtoi për një farë kohe edhe televizonin Klan Kosova në Prishtinë, ndërsa Bushati është prej vitesh një prej opinionistëve kryesore në disa emisione politike fillimisht në Klan e më pas ne televizione të tjera.
Të dy zotërojnë kuota të barabarta në Lapsi.al, ndërsa vetëm Shkullaku rezulton aksioner me 5.2 për qind të aksioneve në një kompani pasurish të patundshme.
Të dy kanë qëndrime të ashpra kritike ndaj qeverisë. Bushati i cili ka mbajtur qëndrime të ashpra edhe kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe drejtuesve të opozitës, ka shkëmbyer akuza edhe me këta të fundit.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

FARKE Lagjja Kodra e Diellit, Rruga e Jasmineve, Ndertesa nr.6, Tirane

E-Mail: arionaalb@gmail.com

Tel: +355(0)42274521

Website: lapsi.al

NIPT

L51327021A

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.08 Mln.$ /9 Mln.Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.00 Mln. $ / 0.03 Mln.Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union