Lapsi.al
Lapsi.al është një media online e hapur prej fillimit të vitit 2014. Ndryshe nga shumë faqe të tjera, ajo është e fokusuar në analizën politike dhe opinionin dhe publikon disa prej opinionistëve politikë të njohur në vend dhe Kosovë, përfshi dy botuesit. Lapsi.al mban një qëndrim kritik ndaj qeverisë.
Në vitin 2021, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, portali raportoi mbi ekzistencën e një databaze që Partia Socialiste në pushtet mbante për të monitoruar votuesit në kryeqytet. Databaza kishte të dhëna private për mbi 910 mijë votues dhe konsiderua si shkelje e të drejtave të privatësisë dhe zgjedhjeve. Monitoruesit e zgjedhjeve OSBE dhe ODIHR shprehën shqetësimin se databaza “dëmtonte besimin te fshehtësia e votës”.
Megjithatë Prokuroria e Posaçme që nisi një hetim pas këtij publikimi, tentoi fillimisht të sekuestronte kompjuterat dhe celularët e drejtuesve dhe gazetarëve të Lapsi.al. Kjo solli reagim të ashpër nga OJF-të në mbështetje të mediave, pasi vendimi rrezikonte ekspozimin e burimit. Një ndërhyrje emergjente e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg pezulloi vendimin për sekuestro. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe arsyetoi në një vendim unifikues se materialet e mjetet e punës të gazetarëve mund të sekuestroheshin vetëm pasi të ishin ezauruar të gjitha mjetet e tjera.Gazetari i Lapsi.al, Dorian Kodra fitoi fitoi çmimin e dytë të Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative lidhur me raportimet mbi këtë çështje.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Lapsi.al Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Faqja online lapsi.al është në pronësi të kompanisë “Lapsi.Al” shpk
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2014
Interesat e lidhur të themeluesit
Themelues të Lapsi.al janë gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Lapsi filloi publikimin në vitin 2014, duke bërë të qartë që në editorialet e para se po mbante qëndrim kritik ndaj qeverisë.
Të dy drejtuesit e kanë filluar karrierën te “Koha Jonë”, një prej gazetave të para në vend dhe shpejt u bënë figura të rëndësishme në median e vendit, ndërsa u bënë më vonë pjesë e TV Klan dhe revistës me të njëjtin emër.
Edhe Bushati edhe Shkullaku kanë drejtuar në kohë të ndryshme disa prej mediave të rëndësishme. Shkullaku drejtoi për një farë kohe edhe televizonin Klan Kosova në Prishtinë, ndërsa Bushati është prej vitesh një prej opinionistëve kryesore në disa emisione politike fillimisht në Klan e më pas në televizione të tjera.
Të dy zotërojnë kuota të barabarta në Lapsi.al, ndërsa vetëm Shkullaku rezulton aksioner me 5.2 për qind të aksioneve në një kompani pasurish të patundshme.
Të dy kanë qëndrime të ashpra kritike ndaj qeverisë. Bushati, i cili ka mbajtur qëndrime të ashpra edhe kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe drejtuesve të opozitës, ka shkëmbyer akuza edhe me këta të fundit. Të dy janë gazetarë të respektuar për pavarësinë editoriale dhe analizën mbi politikën dhe biznesin.
Interesat e lidhur të administratorit
Dy gazetarët Shkullaku dhe Bushati asministrojnë faqen Lapsi.al
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Shkullaku dhe Bushati drejtojnë faqen online
Kontakt
FARKE Lagjja Kodra e Diellit, Rruga e Jasmineve, Ndertesa nr.6, Tirane
E-Mail: arionaalb@gmail.com
Tel: +355(0)42274521
Website: lapsi.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.08 Mln..$/9 Mln.Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.00 Mln.$/ 0.03 Mln.Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.