Andi Bushati

Andi Bushati

Andi Bushati zotëron 50 për qind të aksioneve në faqen online Lapsi.al. Ai është gazetar që prej fillimit të viteve '90 dhe nuk është i angazhuar në biznes. Bushati filloi karrierën pranë gazetës Koha Jonë, ndërsa më pas drejtoi Revistën Klan. Ai ka qenë prej vitesh një nga opinionistët kryesore në emisionet politike në vend. Bushati po ashtu ka drejtuar emisionin “Zonë e Ndaluar” në Vizion Plus.

Bushati ka qëndrim të ashpër kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisjen e të cilit e ka cilësuar si të korruptuar, se ka kapur mediat dhe se ka asgjësuar pluralizmin. Media të ndryshme i kanë interpretuar herë pas here kritikat e Bushatit ndaj qeverisë si thirrje për ta rrëzuar atë me forcë.

Bushati ka mbajtur gjithmonë qëndrime të ashpra edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ky i fundit e ka sulmuar për lidhjen familjare me një prej drejtuesve të nomeklaturës komuniste.

Në zgjedhjet e fundit lokale Bushati bëri thirrje për të votuar një forcë të re politike “Lëvizja Bashkë”.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ