INTER MEDIA GROUP Sh.p.k
Inter Media Group u përfshi në tregun mediatik në Shqipëri që në vitin 2016, kur bleu kompaninë Tok Media që zotëronte Radion In dhe televizionin me të njëjtin emër. Fillimisht kompania kishte aksioner Vasil Meron me 30 për qind të aksioneve dhe Miesseco LTD, një kompani offshore me adresë në Qipro me 70% të aksioneve.
Brenda vitit 2016, kompania offshore Miesseco LTD bleu të gjitha aksionet dhe ishte zotëruese e vetme deri në tetor 2018, kur i shiti biznesmenit Theodhoro Çami 33% të aksioneve për 330 lekë. Në prill 2019, Miesseco LTD shiti edhe pjesën e mbetur të aksioneve te biznesmeni Vasil Mero, ndërsa kompania ndërroi emrin në Inter Media Group Shpk.
Prej këtij momenti, Çami dhe Mero kanë qenë aksionerët e vetëm të kompanisë përkatësisht me 33% dhe 67% të aksioneve, ndërsa një tentativë blerje nga Kastrati Group e 60% të aksioneve u anulua.
Në vitin 2018, kompania themeloi Euro Balkans News Shpk dhe bleu të drejtat e transmetimit nën logon e njohur europiane EuroNews dhe me licensimin nga Autoriteti i Mediave Audivizive në vitin 2019, filloi transmetimet si EuroNews Albania.
Në përgjigjen për MOM, kompania thotë se televizioni është franchise i drejtpërdrejtë i “Euro News” S.A në Lyon Francë dhe “zbaton me përpikmëri politikat e tij editoriale të pavarura, Kartën Editoriale të EuroNews, Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes, si dhe ushtron veprimtarinë e saj në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.
Në përgjigje kompania thotë se është aksionere 100% te shoqëria “Tok Media” Shpk, që zotëron “In Radio” me licencë transmetimi në frekuencat 105.7. Ajo është aksionere me 40% te shoqëria “Inter Active Media” Shpk që zotëron “IN TV”. Po ashtu e njëjta shoqëri zotëron kompanitë “La Strada” Shpk dhe “City Wings” Shpk të dyja me fokus në shërbime reklamimi outdoor.
Vasil Mero është aksioner me 67 për qind në kompaninë që zotëron televizionin. Theodhoro Çami nga ana e tij zotëron 33 për qind të aksioneve.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Transmetime televizive; Reklama
Pronar indvidual
Televizione të tjera
In TV
Radio
In Radio
Media të tjera Online
http://www.intv.al/
Biznesi i medias
Televizion
Euro Balkans News Shpk (Euronews) (100%)
Inter Active Media" Shpk (IN TV) (40%)
Radio
Tok Media Shpk (In Radio) (100%)
Biznes
Reklama
City Wings SH.P.K (100%)
La Strada SH.P.K (100 %)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2016
Interesat e lidhura me themeluesin
INTER MEDIA GROUP SHPK – Një kompani Qipriote, e quajtur Miesseco Shpk themeloi Media Group IN në vitin 2016. Kompania offshore Miesseco kishte 70% të aksioneve, ndërsa biznesmeni shquptarë Vasil Mero zotëronte 30% të kompanisë.
Brenda vitit 2016 kompania offshore Miesseco LTD bleu të gjitha aksionet dhe ishte zotëruese e vetme deri në tetor 2018, kur i shiti biznesmenit Theodhori Çami për 330 lekë 33% të aksioneve. Në prill 2019 Miesseco LTD shiti edhe pjesën e mbetur të aksioneve te biznesmeni Vasil Mero. Po këtë vit kompania ndërroi emrin në INTER MEDIA GROUP Shpk.
Prej këtij momenti Çami dhe Mero kanë qenë aksionerët e vetëm të kompanisë përkatësisht me 33 % dhe 67 % edhe pse kanë tregtuar aksione me njëri-tjetrin, ndërsa një tentativë blerja nga Kastrati Group e 60 % të aksioneve u anulua.
Në vitin 2018 kompania themeloi Euro Balkans News Shpk dhe bleu të drejtat e transmetimit nën logon e njohur europiane EuroNews dhe me licensimin nga Autoriteti i Mediave Audivizive në vitin 2019 filloi transmetimet si EuroNews Albania.
Në përgjigjen për MOM kompania thotë se televizioni është franchizing direkt i “Euro News” S.A në Lyon Francë dhe “zbaton me përpikmëri politikat e tij editoriale të pavarura, Kartën Editoriale të EuroNews, Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes, si dhe ushtron veprimtarinë e saj në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.
Në përgjigje kompania thotë se është aksionere 100 % te shoqëria “Tok Media” Shpk, që zotëron “In Radio” me licencë transmetimi në frekuencat 105.7. Ajo është aksionere me 40% te shoqëria “Inter Active Media” Shpk që zotëron “IN TV”. Po ashtu e njëjta shoqëri zotëron kompanitë “La Strada” Shpk dhe “City Wings” Shpk të dyja me fokus në shërbime reklamimi outdoor.
Vasil Mero, që është aksioner me 67 për qind në kompaninë që zotëron televizionin, nuk është një personazh publik dhe nuk ka angazhim tjetër veç kompanisë në fjalë. Më herët ai zotëronte aksionet e Albanian Distribution Company ADC, që ka për objekt tregtinë, ndërtimin dhe sigurimet, por ia shiti aksionet në vitin 2021 ortakut të tij Theodhori Çami.
Theodhoro Çami nga ana e tij është më i pranishëm publikisht. Ai shfaqet si figura drejtuese e kompanisë edhe sa i përket marrëveshjes me EuroNews Group për marrjen e franchise. Çami është një biznesmen i njohur në fushën e marrëdhënieve publike dhe reklamave.
Ai ka themeluar kompaninë “Le Spot Group” e cila menaxhon publicitetin e disa prej kompanive më të mëdha në vend dhe ka qenë aksionar i vetëm i saj deri në vitin 2012, kur aksionet u janë shitur bashkëpunëtoreve të tij të afërta. Ai vijoi të ishte administrator dhe anëtarë i bordit drejtues të kompanisë deri në vitin 2018.
Veç aksioneve prej 33 % në kompaninë INTER MEDIA GROUP, Çami bleu nga ortaku i tij edhe Albanian Distribution Company ADC, të cilën e zotëron i vetëm.
Pavarësisht ndryshimeve në aksionar INTER MEDIA GROUP, Le Spot Group dhe Albanian Distribution Company ADC dhe televizioni EuroNews janë vendosur në të njëjtën godinë.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga “Rezervat e Shtetit” Tirana, Albania
Tel: +355698701852; +355 69 705 5225
Email: jonida.gjoka@euronews.al, marketing.sales@euronews.al
Website: euronews.al
NIPT
Euro Balkans News Shpk (L61429018R)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Euro Balkans News Shpk – 1.91 Mln.$ / 216 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Euro Balkans News Shpk - -1.13 Mln.$ /-128 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord jo-ekzekutiv+ Interesat e bordi jo-ekzekutiv
kryetare, përfaqësuese e EuroNews S.A
anëtar, përfaqësues i EuroNews S.A
Z.Franko Egro, anëtar, përfaqësues i EuroNews Albania.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Edhe pse nuk përmendet zyrtarisht në ndonjë pozicion pranë kompanisë, ish-ministri dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, ka një rol drejtues në EuroNews Albania. Gjatë një takimi të mediave të ndryshme të grupit nga Europa që u zhvillua në Tiranë në gusht 2023, Francois Chignac, drejtori i televizioneve “franchise” në EuroNews Group S.a, falenderoi veçanërisht Blushin, aksionerin Theodoro Çami dhe Bjorn Xhokaxhi për atë që ai e quan sukses të televizionit në Shqipëri.
Blushi ka një karrierë të gjatë si gazetar, politikan dhe shkrimtar. Ai e ka filluar karrierën si gazetar pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 90‘. Në vitin 1999 u përfshi në politikë dhe u emërua zëvendësministër i Jashtëm në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano. Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ishte ministër për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor.
Ai ka qenë anëtar i Parlamentit Shqiptar si i zgjedhur në listat e Partisë Socialiste nga viti 2001 deri në vitin 2017. Në vitin 2016 për shkak të përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, Blushi u shkëput nga socialistët dhe krijoi partinë LIBRA, e cila dështoi në zgjedhjet e rradhës dhe më pas u shkri. Në vitin 2018, Blushi u bë Drejtori i Përgjithshëm i Top-Channel. Pavarësisht konfliktit të tij të mëparshëm me kryeministrin, ai u akuzua në media të opozitës se televizioni që drejtonte kishte qëndrime pro qeverisë.
ka punuar më parë si zv.drejtor i Top-Channel. Bashkë me Blushin, Xhokaxhi përmendet si drejtues në EuroNews Albania.
gazetar dhe drejtues i disa mediave, para se të bashkohej me EuroNews Albania. Në përgjigje për MOM kompania thotë se Egro, veç punës si gazetar, është edhe anëtar i Bordit Editorial të EuroNews Albania, bazuar në Kontratën Franchizing, si përfaqësues nga Shqipëri.
drejton emisionin e mbrëmjes në EuroNews "Now me Erla Mëhillin“. Ajo vjen pas një karriere të gjatë në politikë pasi punoi më shumë se 10 vjet si zëdhënëse e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Kompania iu përgjigj kërkesës së MOM në gusht 2023. Kompania thotë se nuk ka të dhëna mbi shikueshmërinë, për shkak se një shërbim i tillë mungon.