Euronews.al
Euronews.al është faqja online e televizionit Euronews Albania. Faqja e internetit publikon lajme të prodhuara nga stafi i televizionit Euronews dhe departamenti i tij digjital, si dhe informacione mbi programet dhe emisionet e televizionit. Faqja e internetit regjistroi 7.1 milionë vizita në maj 2023.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
INTER MEDIA GROUP Sh.p.k
Struktura e pronësisë
“Euro Balkans News” Shpk zotërohet nga “INTER MEDIA GROUP” Shpk, ku Vasil Mero ka 67 % të aksioneve dhe Theodhoro Çami 33 %
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2018
Interesat e lidhur të themeluesit
“Inter Media Group” u përfshi në tregun mediatik në Shqipëri që në vitin 2016, kur bleu kompaninë “Tok Media” që zotëronte Radion In dhe televizionin me të njëjtin emër. Fillimisht, kompania kishte aksioner Vasil Meron me 30 për qind të aksioneve dhe “Miesseco LTD”, një kompani offshore me adresë në Qipro me 70% të aksioneve.
Brenda vitit 2016 kompania offshore “Miesseco LTD” bleu të gjitha aksionet dhe ishte zotëruese e vetme deri në tetor 2018, kur i shiti biznesmenit Theodhori Çami për 330 lekë 33% të aksioneve. Në prill 2019, “Miesseco LTD” shiti edhe pjesën e mbetur të aksioneve te biznesmeni Vasil Mero. Po këtë vit kompania ndërroi emrin në “INTER MEDIA GROUP Shpk”.
Prej këtij momenti, Çami dhe Mero kanë qenë aksionerët e vetëm të kompanisë, përkatësisht me 33 % dhe 67 % edhe pse kanë tregtuar aksione me njëri-tjetrin, ndërsa një tentativë blerje nga “Kastrati Group” e 60 % të aksioneve u anulua.
Në vitin 2018 kompania themeloi “Euro Balkans News” Shpk. dhe bleu të drejtat e transmetimit nën logon e njohur europiane EuroNews dhe me licensimin nga Autoriteti i Mediave Audivizive në vitin 2019 filloi transmetimet si EuroNews Albania.
Në përgjigjen për MOM, kompania thotë se televizioni është franchizing direkt i “Euro News” S.A në Lion Francë dhe “zbaton me përpikmëri politikat e saj editoriale të pavarura, Kartën Editoriale të EuroNews, Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes, si dhe ushtron veprimtarinë e saj në respektim të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.
Në përgjigje, kompania thotë se është aksionere 100 % te shoqëria “Tok Media” Shpk, që zotëron “In Radio” me licensë transmetimi në frekuencat 105.7. Ajo është aksionere me 40% te shoqëria “Inter Active Media” Shpk që zotëron “IN TV”. Po ashtu e njëjta shoqëri zotëron kompanitë “La Strada” Shpk dhe “City Wings” Shpk, të dyja me fokus në shërbime reklamimi outdoor.
Vasil Mero është aksioner me 67 për qind në kompaninë që zotëron televizionin. Theodhoro Çami nga ana e tij zotëron 33 për qind të aksioneve.
Interesat e lidhur të administratorit
Administratore e kompanisë “Euro Balkans News”. Sipas profilit të saj në LinkedIn, Gjoka është diplomuar në financë dhe qeverisje korporatash. Ajo është një nga bashkëpunëtoret e hershme të kompanisë, ndërsa ka punuar më herët si financiere pranë In Tv. Në ekstraktin e kompanisë thuhet se Gjoka ka tagra të kufizuara administrimin dhe për çdo transaksion financiar që tejkalon vlerën 1,000 euro (ose shumën ekuivalente në lekë) duhet të ketë nënshkrimin e ortakut Theodhoro Çami, që të konsiderohet i vlefshëm.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Edhe pse nuk përmendet zyrtarisht në ndonjë pozicion pranë kompanisë, ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste ka një rol drejtues në EuroNews Albania. Gjatë një takimi të mediave të ndryshme të grupit nga Europa që u zhvillua në Tiranë në gusht 2023, Francois Chignac, Drejtori i televizioneve “franchise” në EuroNews Group S.a, falenderon veçanërisht Blushin, aksionerin Theodoro Çami dhe Bjorn Xhokaxhi për atë që ai e quan sukses të televizionit në Shqipëri.
Blushi ka një karrier si gazetar, politikan dhe shkrimtar. Ai e ka filluar karrierën në si gazetar pas viteve ‘90. Në vitin 1999 ai u përfshi në politikë dhe u emërua zëvendësministër i Jashtëm në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano. Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ishte ministër për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor.
Ai ka qenë anëtar i Parlamentit Shqiptar si i zgjedhur në listat e Partisë Socialiste nga viti 2001 deri në vitin 2017. Në vitin 2016, për shkak të përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, ai u shkëput nga socialistët dhe krijoi partinë LIBRA, e cila dështoi në zgjedhjet e radhës dhe u shkri. Në vitin 2018 Blushi u bë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Pavarësisht konfliktit të tij të mëparshëm me kryeministrin, ai u akuzua në media të opozitës se televizioni që drejtonte kishte qëndrime pro qeverisë.
Rrjedhja e të dhënave të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve për muajt janar 2021 e vuri Blushin në qendër të vëmendjes në media, pasi ai rezultonte në janar 2021 me një pagë prej 24 milionë lekësh apo rreth 245 mijë dollarë dhe ishte njeriu më i paguar në Shqipëri. Blushi e mohoi të kishte marrë atë pagë dhe tha se pagesa e tij ishte 24 herë më e vogël. Në një rrjedhje të dytë në të cilën u publikuan pagat e muajit prill 2021, Blushi rezultoi me pagë 16.8 milionë lekë, ose rreth 165 mijë dollarë.
Blushi u akuzua në media edhe për lidhje me grupin e biznesmenëve kontroversë të koncesioneve të inceneratorëve të mbetjeve urbane, pasi bashkëshortja e tij, Eva Blushi, ishte bashkë-aksionere në kompaninë "United Services Group" EAD të themeluar në Bullgari me ortakë veç saj edhe Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton të shpallur në kërkim për korrupsion nga Prokuroria Speciale dhe po përballen në mungesë me një proces gjyqësor.
Eva Blushi rezulton aksionere nga viti 2019 deri në qershor 2022. Kompania rezulton e mbyllur në prill 2023. Një avokat i Blushit mohoi akuzat dhe tha se publikuesit do të paditeshin për shpifje.
Sipas raportimeve në media Blushi mori detyrë drejtuesi në EuroNews në verë të vitit 2022.
bashkëpunëtor i Blushit gjatë kohës që ky drejtonte Top Channel dhe përmendet bashkë me të si drejtues në EuroNews Albania.
gazetar dhe drejtues i disa mediave, para se të bashkohej me EuroNews Albania. Në përgjigje për MOM, kompania thotë se Egro, veç punës si gazetar, është edhe anëtar i Bordit Editorial të EuroNews Albania, bazuar në Kontratën Franchizing, si përfaqësues nga Shqipëria.
drejton emisionin e mbrëmjes në EuroNews “Now me Erla Mëhillin”. Ajo vjen pas një karriere të gjatë në politikë pasi punoi më shumë se 10 vjet si zëdhënëse e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kontakt
Rruga “Rezervat e Shtetit” Tirana, Albania
Tel: +355698701852; +355 69 705 5225
Email: jonida.gjoka@euronews.al, marketing.sales@euronews.al
Website: euronews.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të disponueshme publikisht në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të Biznesit. Të dhënat financiare të faqes online nuk publikohen veçmas nga të dhënat e stacionit televiziv. Kompania iu përgjigj kërkesës për transparencë të MOM Albania më 27 korrik 2023.