Theodhoro Çami
Theodhoro Çami shfaqet si figura drejtuese e kompanisë Inter Media Group dhe luajti një rol thelbësor sa i përket marrëveshjes me EuroNews Group për marrjen e franchise. Çami është një biznesmen i njohur në fushën e Marrëdhënieve Publike dhe reklamave.
Ai ka themeluar kompaninë “Le Spot Group”, e cila menaxhon publicitetin e disa prej kompanive më të mëdha në vend dhe ka qenë aksioner i vetëm i saj deri në vitin 2012, kur aksionet u janë shitur bashkëpunëtorëve të tij të afërt. Ai vijoi të ishte administrator dhe anëtarë i bordit drejtues të kompanisë deri në vitin 2018.
Veç aksioneve prej 33% në kompaninë INTER MEDIA GROUP, Çami bleu nga ortaku i tij edhe Albanian Distribution Company, ADC, të cilën e zotëron i vetëm. Pavarësisht ndryshimeve në aksione, INTER MEDIA GROUP, Le Spot Group, Albanian Distribution Company, ADC dhe televizioni EuroNews janë të vendosura në të njëjtën godinë.
Biznes
Media
Tok Media SH.P.K (In Radio) (33%)
Inter Active Media SH.P.K (In Tv) (13.2%) Reklama
City Wings SH.P.K (33%)
Reklama
La Strada SH.P.K (33%)
Tregti
Albanian Distribution Company (100%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Është në ortakëri me Çamin në disa biznese, ai zotëron 67 për qind në kompaninë që zotëron televizionin Euronews. Më herët ai zotëronte aksionet e Albanian Distribution Company ADC, që ka për objekt tregtinë, ndërtimin dhe sigurimet, por ia shiti aksionet në vitin 2021 ortakut të tij Theodhori Çami.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.