Club Muzikor
‘Club Muzikor’ është një kompani aksionere që zotëron radion e dytë më të madhe në Shqipëri, Club FM. Kompania u themelua në mars 1999 falë një bashkëpunimi mes partnerëve grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudolakis si dhe atyre shqiptarë, Gjergji Shemko dhe Arben Bylykbashi. Përveç radios Club FM, ‘Club Muzikor’ e zgjeroi aktivitetin e saj në organizimin e aktiviteteve kulturore si dhe në fushën e reklamave. Në kohën e themelimit, Papadopoulos dhe Doudoulakis kontrollonin nga 26% të aksioneve, ndërsa Bylykbashi dhe Shemko nga 24% secili. Papadopoulos u largua nga kompania në vitin 2006 pasi ia dhuroi aksionet e tij Arben Bylykbashit. Në nëntor 2008, edhe pronari tjetër grek, Ioannis Doudoulakis u largua nga kompania dhe ia dhuroi aksionet e tij kunatës së Bylykbashit, Olta Reka. Prej majit 2015, Bylykbashi zotëron 74% të kompanisë ndërsa Olta Reka 26%.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Shoqëri aksionere
Sektorët biznesit
Transmetime radio-televizive; Argëtim; Reklamime dhe Marketing
Pronar indvidual
Media të tjera Online
http://clubfm.al
Biznesi i medias
Transmetime radio-televizive
Club Muzikor (74%)
Argëtim
Club Muzikor (74%)
Biznes
Produksion radio-televiziv
Club Production (100%)
Reklamime
Club Production (100%)
Argëtim
Club Production (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1998
Interesat e lidhura me themeluesin
Anëtar i shoqatës së bizneseve greke në Shqipëri. Ai e nisi biznesin në tregun mediatik të radios në Selanik të Greqisë në vitin 1992, kur themeloi radion Club FM. Papadopoulos është gjithashtu aksioner i radiove Sinsine FM dhe Libero FM në Selanik. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1999 si bashkëthemelues i Club FM në Tiranë. Ai u largua nga kompania në vitin 2006 dhe ia dhuroi aksionet Arben Bylykbashit. Përpara se të ikte nga “Club Muzikor”, Papadopoulos themeloi dy radio të tjera në Shqipëri, Love Radio dhe Radio DJ, ndërkohë që e zgjeroi biznesin edhe me dy kompani të vogla konsulence në reklamim dhe telekomunikacion.
U largua gjithashtu nga kompania “Club Muzikor” në nëntor të vitit 2008, ndërsa aksionet e tij ia fali Olta Rekës.
Producenti , i cili në kohën e themelimit mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Club FM u largua gjithashtu nga kompania në vitin 2008. Paketa e tij e aksioneve i kaloi fillimisht Halit Memës dhe më përfundoi tek Arben Bylykbashi. Prej majit 2015 Bylybashi zotëron 74% të aksioneve të kompanisë, ndërsa Olta Reka 26%. Olta Reka është kunata e Bylykbashit.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Vila Club Fm, Njësia Nr. 5, Rruga Rexhep Jella, Selitë, Tiranë.
Email: info@clubfm.al
Tel: +35542235014
NIPT
K31617016M
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Club Muzikor – 0.96 Mln. $ / 109 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Club Muzikor – 0.11 Mln. $ / 13 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Gazetar dhe moderator i emisioneve në televizion dhe radio. Ai e ka filluar karrierën e tij në gazetari në vitin 1993 në Radio Tirana dhe më pas ka punuar në TV Klan. Demi drejton emisionin “ABC-ja e mëngjesit” në televizionin ABC News dhe
programin “Makinë me dy timonë” në Club FM. Ai mban gjithashtu pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në kompaninë “Club Muzikor.
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në kompanisë “Club Muzikor” sh.a dhe bashkëshorte e aksionerit Arben Bylykbashi. Ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Club FM në Kosovë. Ajo është gjithashtu aksionere e vetme e kompanisë së produksionit “Club Production” sh.p.k.
Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a.
Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar vlerat nga lekë në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë shikoni burimet.