Club FM
Club FM është një radio private kombëtare, e cila ka fituar popullaritet edhe përmes transmetimeve të saj në formatin televiziv. Ajo i nisi transmetimet në shkurt të vitit 1998 në frekuencën 100.4 në Tiranë, ndërkohë që sinjali i saj shtrihet tashmë në Shqipëri dhe Kosovë. Përgjatë viteve, Club FM u kthye në shtëpinë radiofonike të disa prej zërave kryesorë të radios në Shqipëri. Ajo ofron gjithashtu disa kanale muzikore digjitale si dhe podcaste apo blogje. Disa prej programeve kryesore janë “Klubi i Mëngjesit” nga Genti Deçka, Evi Reçi, Altin Sulaj dhe Sashenka Ndreka, “Makinë me dy timonë” nga Enkel Demi dhe Greta Togani, “Music Box” nga Orgesa Zaimi, “Rikoshet” nga Florian Binaj, Indrit Topi dhe Eglein Laknori etj. Rrjeti Club FM është shtrirë së fundmi edhe në Kosovë, ku audienca ka mirëpritur programet e Club FM Kosova.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtar
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Club Muzikor
Struktura e pronësisë
Radio Club FM zotërohet nga kompania “Club Muzikor” sh.a.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Olta Reka
Olta Reka u përfshi në kompaninë “Club Muzikor” sh.a në vitin 2008, pasi një ndër themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis, i dhuroi 26 % të aksioneve. Reka është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të Club FM, Arben Bylykbashi.
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1998
Interesat e lidhur të themeluesit
Anëtar i shoqatës së bizneseve greke në Shqipëri. Ai e nisi biznesin në tregun mediatik të radios në Selanik të Greqisë në vitin 1992, kur themeloi radion Club FM. Papadopoulos është gjithashtu aksioner i radiove Sinsine FM dhe Libero FM në Selanik. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1999 si bashkëthemelues i Club FM në Tiranë. Ai u largua nga kompania në vitin 2006 dhe ia dhuroi aksionet Arben Bylykbashit. Përpara se të ikte nga “Club Muzikor”, Papadopoulos themeloi dy radio të tjera në Shqipëri, Love Radio dhe Radio DJ, ndërkohë që e zgjeroi biznesin edhe me dy kompani të vogla konsulence në reklamim dhe telekomunikacion.
U largua gjithashtu nga kompania “Club Muzikor” në nëntor të vitit 2008, ndërsa aksionet e tij ia fali Olta Rekës.
Producenti , i cili në kohën e themelimit mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Club FM, u largua gjithashtu nga kompania në vitin 2008. Paketa e tij e aksioneve i kaloi fillimisht Halit Memës dhe më përfundoi tek Arben Bylykbashi. Prej majit 2015 Bylybashi zotëron 74% të aksioneve të kompanisë, ndërsa Olta Reka 26%. Olta Reka është kunata e Bylykbashit.
Interesat e lidhur të administratorit
U përfshi në tregun mediatik shqiptar në vitin 1999 me themelimin e kompanisë “Club Muzikor” sh.a, ku ai zotëronte fillimisht 24 % të aksioneve. Ortakët e tij në biznes ishin producenti Gjergji Shemko dhe dy shtetasit grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis, por ata u larguan njëri pas tjetrit nga kompania. Roli i Bylykbashit u rrit me kalimin e viteve, fillimisht si administrator i kompanisë dhe më pas si aksioner i paketës kontrolluese. Me aktivitet kryesor radion Club FM, kompania e ka shtrirë gjithashtu aktivitetin në organizimin e eventeve artistike apo në fushën e reklamave. Prej vitit 2015, kompania “Club Muzikor” u kthye në një biznes familjar. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, Bylykbashi zotëron 74% të aksioneve ndërsa kunata e tij, Olta Reka pjesën tjetër prej 26%. Një tjetër biznes i familjes Bylykbashi është edhe kompania “Club Production”, e cila zotërohet nga bashkëshortja Flutura Bylykbashi. Kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj në produksion, shërbime të reklamës, prodhim të posterave dhe botime të tjera.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Gazetar dhe moderator i emisioneve në televizion dhe radio. Ai e ka filluar karrierën e tij në gazetari në vitin 1993 në Radio Tirana dhe më pas ka punuar në TV Klan. Demi drejton emisionin “ABC-ja e mëngjesit” në televizionin ABC News dhe
programin “Makinë me dy timonë” në Club FM. Ai mban gjithashtu pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë “Club Muzikor.
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në kompanisë “Club Muzikor” sh.a dhe bashkëshorte e aksionerit Arben Bylykbashi. Ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Club FM në Kosovë. Ajo është gjithashtu aksionere e vetme e kompanisë së produksionit “Club Production” sh.p.k.
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a.
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a.
Kontakt
Vila Club Fm, Njësia Nr. 5, Rruga Rexhep Jella, Selite, Tirana.
Email: info@clubfm.al
Tel: +35542235014
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.96 Mln. $ / 109 Mln. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.11 Mln. $ / 13 Mln. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
38%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar vlerat nga lekë në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.