Arben Bylykbashi

Arben Bylykbashi

Arben Bylybashi u përfshi në tregun mediatik shqiptar në vitin 1999 me themelimin e kompanisë “Club Muzikor” sh.a, ku ai zotëronte fillimisht 24% të aksioneve. Ortakët e tij në biznes ishin producenti Gjergji Shemko dhe dy shtetasit grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis, por ata u larguan njëri pas tjetrit nga kompania. Roli i Bylykbashit u rrit me kalimin e viteve, fillimisht si administrator i kompanisë dhe më pas si aksioner i paketës kontrolluese. Me aktivitet kryesor radion Club FM, kompania e ka shtrirë gjithashtu aktivitetin në organizimin e eventeve artistike apo në fushën e reklamave. Prej vitit 2015, kompania “Club Muzikor” u kthye në një biznes familjar. Sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve, Bylykbashi zotëron 74% të aksioneve, ndërsa kunata e tij, Olta Reka pjesën tjetër prej 26%. Një tjetër biznes i familjes Bylykbashi është edhe kompania “Club Production”, e cila zotërohet nga bashkëshortja Flutura Bylykbashi. Kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj në produksion, shërbime të reklamës, prodhimi i posterave dhe botime të tjera.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Produksion dhe Marketing

Club Production (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Olta Reka

U përfshi në kompaninë “Club Muzikor” sh.a në vitin 2008, pasi një ndër themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis i dhuroi 26 % të aksioneve. Reka është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të Club FM, Arben Bylykbashi.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ