Qendra për Informim të Hapur

Qendra për Informim të Hapur, një Organizatë Jo Qeveritare, me themelues gazetarin Çlirim Peka, i njohur si Çim Peka, bleu nga familja Shena në vitin 2019 kompaninë 3 DS & AF Entertainment, e cila zotëronte prej vitit 2017 kompaninë Tirana Tv shpk (tani me aktivitet të pezulluar) që transmetonte nën emrin TNT. Në nëntor 2019 AMA miratoi kërkesën e 3 DS & AF Entertainment për të ndërruar emrin e televizionit nga TNT në Syri Tv dhe në vitin 2020 Syri Tv filloi transmetimet.

Syri Tv ishte një zgjerim i fushës së veprimtarisë mediatike të Qendrës për Informim të Hapur, e cila kishte hapur në vitin 2015 portalin informativ Syri.net. Qendra megjithatë rezulton e regjistruar dy vjet më vonë në vitin 2017. Veç portalit dhe televizionit Qendra po ashtu bleu edhe një kompani radiofonike e cila transmeton kryesisht programin e televizionit.

Sipas vendimit të regjistrimit bërë publik në media veç themeluesit Peka, i cili drejton emisionin „Çim Peka Live“ dhe është drejtues i televizionit, në bordin e OJF-së janë disa gazetarë të njohur, përfshi Andi Bejtja që është po ashtu drejtori i Informacionit në Syri Tv. Veç Bejtjas në bord janë gazetarët e njohur Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Klodian Tomorri dhe kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, organ zyratë i Partisë Demokratike, Bledi Kasmi.

Po ashtu në bord është Artan Hoxha, profesor i ekonomisë aksioner i Tirana Bussines University dhe analist në media. Hoxha ka shërbyer si ministër i qeverisë së parë të Partisë Demokratike në vitin 1992-1993 dhe u kandidua për postin e Presidentit nga kjo forcë në vitin 2012, kandidim nga i cili u tërhoq. Në bord janë dhe juristet Brikena Kasmi, ish-zëvendës ministre e drejtësisë në qeverinë e Partisë Demokratike 2010-2013 dhe Armela Kromiçi, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Qendra për Informim të Hapur, ka në drejtimin e saj persona të lidhur drejtpërdrejt me grupim e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Administratori i kompanisë 3 DS & AF Entertainment dhe një prej anëtarëve të bordit të OJF-së, janë të zgjedhur anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Berisha.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

OJF

Sektorët biznesit

Transmetime

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Fakte

Biznesi i medias

Transmetime audio-vizive :

3 DS & AF Entertainment

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2015

Interesat e lidhura me themeluesin

Çlirim Peka (Çim Peka)

njihet si themelues e drejtues i televizionit Syri Tv dhe i faqes online syri.net. Peka, i cili më herët ka drejtuar televizionin UTV, i cili ishte në pronësi të ish-deputetit të PD-së Astrit Veliaj, njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta. Nën emrin e Çlirim Pekës nuk rezultojnë të regjistruara biznese apo kompani të tjera.
Televizioni dhe Peka janë akuzuar nga media pranë qeverisë si të finacuar dhe zotëruar në mënyrë të fshehtë nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu në media ka pasur lajme mbi marrëdhëniet e afërt të Pekës dhe ish-Presidentit Ilir Meta. Peka ka mohuar akuzat për pronësinë e fshehtë dhe financimin.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga ''Veli Dedi'', Ndërtesa Nr.9, Kashar, Mëzez, Tiranë

E-mail: gspahija@syritv.al, info@syri.met

Website: www.syri.net

NIPT

Qendra për Informim të Hapur: L71603456N3 DS & AF Entertainment: L71821001T

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

1.28 Mln $/ 146 Mln.Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

-0.07 Mln $/-8 Mln.Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord jo-ekzekutiv+ Interesat e bordi jo-ekzekutiv

Bordin i OJF-së përbëhet nga disa gazetarë dhe pedagogë të njohur: Andi Bejtja

drejtori i Informacionit në Syri Tv dhe ka drejtuar disa media më herët.

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union