Syri Tv
Syri TV filloi transmetimin në vitin 2020 si një media pranë opozitës dhe Partisë Demokratike. Televizioni transmeton 24 orë lajme dhe emisionet kryesore janë politike si “Çim Peka Live”, “A Show”, “Task Forcë” e të tjerë.
Syri TV ishte një zgjerim i fushës së veprimtarisë mediatike të Qendrës për Informim të Hapur, e cila kishte hapur në vitin 2015 portalin informativ Syri.net. Qendra megjithatë rezulton e regjistruar dy vjet më vonë, në vitin 2017. Veç portalit dhe televizionit, Qendra po ashtu bleu edhe një kompani radiofonike e cila transmeton kryesisht programin e televizionit.
Sipas vendimit të regjistrimit bërë publik në media, veç themeluesit Peka, i cili drejton emisionin “Çim Peka Live“ dhe është drejtues i televizionit, në bordin e OJF-së janë disa gazetarë të njohur, përfshi Andi Bejtja që është po ashtu drejtori i Informacionit në Syri Tv. Veç Bejtjas në bord janë gazetarët e njohur Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Klodian Tomorri dhe kryeredaktori i Rilindja Demokratike, organ zyrtar i Partisë Demokratike, Bledi Kasmi.
Po ashtu në bord është Artan Hoxha, profesor i ekonomisë, aksioner i Tirana Bussines University dhe analist në media. Hoxha ka shërbyer si ministër i qeverisë së parë të Partisë Demokratike në vitin 1992-1993 dhe u kandidua për postin e Presidentit nga kjo forcë në vitin 2012, kandidim nga i cili u tërhoq. Në bord janë dhe juristet Brikena Kasmi, ish-zëvendës ministre e Drejtësisë në qeverinë e Partisë Demokratike 2010-2013, dhe Armela Kromiçi, pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Çlirim Peka (Çim Peka) njihet si themelues dhe drejtues i televizionit Syri TV dhe i faqes online Syri.net. Peka, i cili më herët ka drejtuar emisionin "Fakt" në televizionin UTV në pronësi të ish-deputetit të PD-së, Astrit Veliaj, njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta. Nën emrin e Çlirim Pekës nuk rezultojnë të regjistruara biznese apo kompani të tjera.
Televizioni dhe Peka janë akuzuar nga media pranë qeverisë si të finacuar nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Syri TV dhe Peka kanë mohuar akuzat për pronësinë e fshehtë dhe financimin.
Veç qëndrimit editorial të televizionit Syri TV, kompania që e zotëron atë dhe Qendra për Informim të Hapur si zotëruese e kompanisë, kanë në drejtimin e tyre persona të lidhur drejtpërdrejt me grupin e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Administratori i kompanisë dhe një prej anëtarëve të bordit të OJF-së janë të zgjedhur anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Berisha.
Nga ana tjetër, qëndrimet e televizionit ndaj qeverisë kanë sjellë shpesh përplasje të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve të këtij televizioni. Një prej gazetarëve me rol drejtues pranë Syri TV, Bledian Koka, u padit për shpifje në prill 2023 nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas një interviste në të cilin ngriheshin akuza për lidhje të Veliajt me projektin kontrovers të inceneratorit të Tiranës. Padia u cilësua një përpjekje për të censuruar median.
Pjesa e audiencës
XX.XX%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Lokal (Tiranë, Durrës, Fier, Korçë)
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (Digjital)
Kompani/Grupe mediatike
Qendra për Informim të Hapur
Struktura e pronësisë
Syri Tv zotërohet nga kompania “3 DS & AF Entertainment”, aksionet e të cilës zotërohen nga OJQ-ja Qendra për Informim të Hapur me themelues Çlirim Pekën.
Të drejta votimi
Qendra për Informim të Hapur, një OJQ, me themelues gazetarin Çlirim Peka, i njohur si Çim Peka zotëron të gjitha aksionet.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2020
Interesat e lidhur të themeluesit
Qendra për Informim të Hapur, një OJQ, me themelues gazetarin Çlirim Peka, i njohur si Çim Peka, bleu nga familja Shena në vitin 2019 kompaninë “3 DS & AF Entertainment”, e cila zotëronte prej vitit 2017 kompaninë “Tirana Tv” shpk (tani me aktivitet të pezulluar) që transmetonte nën emrin TNT. Në nëntor 2019 AMA miratoi kërkesën e “3 DS & AF Entertainment” për të ndërruar emrin e televizionit nga TNT në Syri Tv dhe në vitin 2020 Syri Tv filloi transmetimet.
Çlirim Peka (Çim Peka) njihet si themelues e drejtues i televizionit Syri Tv dhe i faqes online syri.net. Peka, i cili më herët ka drejtuar televizionin UTV, i cili ishte në pronësi të ish-deputetit të PD-së Astrit Veliaj, njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta. Nën emrin e Çlirim Pekës nuk rezultojnë të regjistruara biznese apo kompani të tjera.
Televizioni dhe Peka janë akuzuar nga media pranë qeverisë si të finacuar dhe zotëruar në mënyrë të fshehtë nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu në media ka pasur lajme mbi marrëdhëniet e afërt të Pekës dhe ish-Presidentit Ilir Meta. Peka ka mohuar akuzat për pronësinë e fshehtë dhe financimin.
Veç qëndrimit editorial të televizionit Syri Tv, kompania që e zotëron atë dhe Qendra për Informim të Hapur si zotëruese e kompanisë, kanë në drejtimin e tyre persona të lidhur drejtpërdrejt me grupin e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Administratori i kompanisë dhe një prej anëtarëve të bordit të OJF-së janë të zgjedhur anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Berisha.
Nga ana tjetër, qëndrimet e televizionit ndaj qeverisë kanë sjellë shpesh përplasje ndaj gazetarëve të këtij televizioni me kryeministrin Edi Rama apo përfaqësues të tjerë të shumicës qeverisëse. Një prej gazetarëve me rol drejtues pranë Syri Tv, Bledian Koka, u padit për shpifje në prill 2020 nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, pas një interviste në të cilin ngriheshin akuza për lidhje të Veliaj me projektin kontravers të inceneratorit të Tiranës.
Padia u cilësua një përpjekje për të censuruar median. Pas fushatës elektorale, Veliaj nuk u paraqit në seancën paraprake, që solli pushimin e procesit. Trasmetimet e televizionit ripublikohen edhe në faqen online syri.net.
Interesat e lidhur të administratorit
administrator i kompanisë “3 DS & AF Entertainment” që prej tetorit 2019. Spahija ka një karrierë si drejtues i nivelit të lartë në qeverinë e djathtë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas profilit në LinkedIn, ai punoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave deri në vitin 2010 dhe nga kjo kohë deri në vitin 2013 ishte Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, një prej funksioneve më të rëndësishme në këtë nivel të qeverisjes. Spahija dha dorëheqjen në vitin 2013 me ardhjen e Partisë Socialiste në qeverisje.
Spahija u angazhua në aktivitet privat dhe zotëron drejtpërdrejt ose tërthorazi disa kompani, kryesisht të lidhura me prodhimin e energjisë diellore dhe konsulencës financiare. Nga të dhënat në QKB, rezulton se tre kompani janë ende aktive, ndërsa 4 janë pezulluar.
Spahija nuk u shkëput nga politika. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, grupit të drejtuar nga Sali Berisha. Pas përplasjes së dhunshme mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës më 8 janar 2022 për selinë e Partisë Demokratike, Spahija u akuzua nga fraksioni i drejtuar prej Bashës si pjesë e një grupi mercenarësh që u përdorën për të sulmuar demokratët.
Në një përgjigje me shkrim, Spahia mohoi përdorimin e dhunës, ndërsa këmbënguli se ai kishte qenë anëtar me rol drejtues në Partinë Demokratike për vite me radhë, përfshi rolin në fushatat elektorale. Në mediat kundërshtare, Spahia është përfolur si person i afërt me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Andi Bejtja
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
drejtor i informacionit i Syri TV. Bejtja është një gazetar i vjetër, me një karrierë të gjatë në media të shkruar dhe televizive. Ai njihet për qëndrime të ashpra kritike ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
një prej figurave më të rëndësishme të ekranit në Shqipëri që prej viteve ‘90, drejton emisionin “A Show” në Syri Tv.
Sonila Meço
Kontakt
Rruga ''Veli Dedi'', Ndërtesa Nr.9, Kashar, Mëzez, Tiranë
Phone: + 355692090076
E-mail: gspahija@syritv.al
Website: www.syri.net
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
1.28 Mln. $/ 146 Mln..Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
-0.07 Mln. $/-8 Mln..Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
2.4%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Bilanci financiar nuk është i ndarë për tre njësitë mediatike, televizionin, radion dhe faqen online, por jepet vetëm si bilanc i kompanisë “3 DS & AF Entertainment”. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga “Idra Media” dhe i përkasin periudhës 8 maj 2022 deri më 8 maj 2023.