Syri.net
Syri.net filloi raportimin në vitin 2015, si një faqe pranë opozitës dhe Partisë Demokratike. Në informacionin për veten, Syri.net thotë se është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri. Faqja ka një seksion të veçantë për lajmet nga Kosova dhe një seksion të lajmeve në gjuhën angleze.
Kompania që e zotëron faqen dhe OJF-në Qendra për Informim të Hapur si zotëruese e kompanisë, kanë në drejtimin e tyre persona të lidhur drejtpërdrejt me grupim e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Administratori i kompanisë dhe një prej anëtarëve të bordit të OJF-së janë të zgjedhur anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Berisha.
Faqja online syri.net, ka një hapësirë të veçantë për trasmetimet e televizionit, të cilat zënë një pjesë të mirë të publikimeve origjinale të saj.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Global
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Qendra për Informim të Hapur
Struktura e pronësisë
Syri.net zotërohet nga kompania “3 DS & AF Entertainment”, aksionet e të cilës zotërohen nga OJF-ja Qendra për Informim të Hapur me themelues Çlirim Pekën.
Të drejta votimi
Qendra për Informim të Hapur, një Organizatë Jo Qeveritare, me themelues gazetarin Çlirim Peka, i njohur si Çim Peka zotëron të gjitha aksionet.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2015
Interesat e lidhur të themeluesit
njihet botërisht si themelues dhe drejtues i faqes online syri.net. Faqja rezulton e regjistruar herët si domain, por ajo filloi të shërbente si agjensi lajmesh në gjuhën shqipe vetëm në vitin 2015.
Domain Syri.net ishte regjistruar në emrin e organizatës me emrin Qendra për Informim të Hapur që në vitin 2015, ndërsa si regjistrues rezultonte Elvis Sadikaj, i cili punon si Drejtor Teknik pranë Syri.net dhe Syri Tv.
Në vitin 2017 Peka regjistroi Qendrën për informim të Hapur zyrtarisht, sipas një dokumenti të bërë publik, dhe po ashtu njoftoi publikisht bordin drejtues të saj.
Në bordin e OJF-së janë disa gazetarë të njohur, përfshi Andi Bejtja që është po ashtu drejtori i Informacionit në Syri Tv. Veç Bejtjas në bord janë gazetarët e njohur Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Klodian Tomorri dhe kryeredaktori i “Rilindja Demokratike”, organ zyratë i Partisë Demokratike, Bledi Kasmi.
Po ashtu në bord është Artan Hoxha, profesor i ekonomisë aksioner i Tirana Bussines University dhe analist në media. Hoxha ka shërbyer si ministër i qeverisë së parë të Partisë Demokratike në vitin 1992-1993 dhe u kandidua për postin e Presidentit nga kjo forcë në vitin 2012, kandidim nga i cili u tërhoq. Në bord janë dhe juristet Brikena Kasmi, ish-zëvendës ministre e drejtësisë në qeverinë e Partisë Demokratike 2010-2013, dhe Armela Kromiçi, pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Themeluesi Çlirim Peka (Çim Peka) më herët ka drejtuar televizionin UTV, i cili ishte në pronësi të ish-deputetit të PD-së Astrit Veliaj. ai njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta. Nën emrin e Çlirim Pekës nuk rezultojnë të regjistruar biznese apo kompani të tjera.
Interesat e lidhur të administratorit
administrator i kompanisë “3 DS & AF Entertainment” që prej tetorit 2019. Spahija, ka një karrierë si drejtues i nivelit të lartë në qeverinë e djathtë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas profilit në LinkedIn, ai punoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave deri në vitin 2010 dhe nga kjo kohë deri në vitin 2013 ishte Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, një prej funksioneve më të rëndësishme në këtë nivel të qeverisjes. Spahija dha dorëheqjen në vitin 2013 me ardhjen e Partisë Socialiste në qeverisje.
Spahija u angazhua në aktivitet privat dhe zotëron drejtpërdrejt ose tërthorazi disa kompani, kryesisht të lidhura me prodhimin e energjisë diellore dhe konsulencës financiare. Nga të dhënat në QKB rezulton se tre kompani janë ende aktive, ndërsa 4 janë pezulluar.
Spahija nuk u shkëput nga politika. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, grupit të drejtuar nga Sali Berisha. Pas përplasjes së dhunshme mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës më 8 janar 2022 për selinë e Partisë Demokratike, Spahija u akuzua nga fraksioni i drejtuar prej Bashës si pjesë e një grupi mercenarësh që u përdorën për të sulmuar demokratët.
Në një përgjigje me shkrim, Spahia mohoi përdorimin e dhunës, ndërsa këmbënguli se ai kishte qenë anëtar me rol drejtues në Partinë Demokratike për vite me radhë, përfshi rolin në fushatat elektorale.
Në mediat kundërshtare Spahia është përfolur si person i afërt me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
gazetar dhe drejtues në media prej disa vitesh. Ai ka punuar për një kohë të gjatë si kryeredaktorë në “Gazetën Tema” dhe më pas në faqen online të saj dhe të tjera media. Prej disa vitesh ai punon si kryeredaktor për Syri.net.
Kontakt
Rruga ''Veli Dedi'', Ndërtesa Nr.9, Kashar, Mëzez, Tiranë,
Tel: + 355692090076
E-mail: gspahija@syritv.al, info@syri.met
Website: www.syri.net
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Të dhënat për regjistrimin e domain syri.net u siguruan nga website.informer.com, domaintools dhe whois.com. Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Bilanci financiar nuk është i ndarë për tre njësitë mediatike, televizionin, radion dhe faqen online, por jepet vetëm si bilanc i kompanisë “3 DS & AF Entertainment”.