Panorama
“Panorama” është gazetë informative e përditshme dhe pjesë e grupit mediatik "Panorama Group“ me ortak të vetëm biznesmenin Ifran Hysenbelliu. Ajo nisi botimet në shtator të vitit 2002 dhe është gazeta me tirazhin më të lartë në tregun e medias së shkruar në Shqipëri, me një qarkullim mesatar ditor prej 11 424 kopjesh gjatë vitit 2017. "Panorama“ ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të njohur, të cilët shkruajnë opinione dhe analiza në faqet e saj. Përveç botimit në print, gazeta ofron publikimet e saj edhe në internet përmes faqes www.panorama.com.al, që sipas drejtuesve të saj, dominon mbi portalet e tjera me numrin më të lartë të përdoruesve në vend. Përveç të përditshmes "Panorama“, grupi mediatik boton gjithashtu gazetën e përditshme sportive "Panorama Sport“ si dhe revistën "Psikologjia“. "Panorama Group" sh.a është gjithashtu ortak i vetëm dhe zotërues i 100% të aksioneve të Kolegjit Universitar "Luarasi“.
Pjesa e audiencës
16.53%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Panorama Group Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Gazeta e përditshme “Panorama” është në pronësinë e grupit mediatik “Panorama Group” sh.a. “Panorama Group” zotëron gjithashtu gazetën sportive “Panorama Sport”, revistën “Psikologjia” dhe Kolegjin Universitar “Luarasi”.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2002
Interesat e lidhur të themeluesit
Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri, Lefter Sota - E përditshmja "Panorama“ nisi botimet në vitin 2002 si një bashkëpunim mes tre biznesmenëve Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të gjera në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej më tepër për kompanitë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet e themelimit në Qendrën Kombëtare të Bizneseve tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34% të aksioneve në kompaninë "Panorama Group“, ndërkohë që Xhaferri dhe Sota ndanin secili nga 33%. Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur "Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen "Tirana Observer“. Gazeta "Metropol“ u mbyll në vitin 2010, ndërsa "Tirana Observer“ i vazhdon botimet e saj vetëm në internet. Prej vitit 2005, Irfan Hysenbelliu është aksioneri i vetëm i grupit mediatik "Panorama Group“.
Interesat e lidhur të administratorit
Ardit Çela - ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur sekretarin e marrëdhënieve me publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe më pas u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i "Posta Shqiptare". Çela mban postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi si deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prej janarit 2016, ai kryen gjithashtu detyrën e administratorit të kompanisë “Panorama Group" sh.a.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Robert Rakipllari - është gazetar dhe kryeredaktor i Gazetës Panorama. Më parë, ai ka mbajtur postin e kryeredaktorit edhe në gazetën e përditshme “Shekulli”.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Fabjola Hysenbelliu - është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a.
Fatmir Hysenbelliu - është djali i pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës.
Folitjana Puravelli - është anëtare e Këshillit Mbikqyrës në kompaninë “Panorama Group”.
Kontakt
Rruga “Panorama”, Nd.3, H.14, Ap. 3, Njësia Bashkiake nr. 9, 1016 Tirana
Tel: +355 42 403 207
Website: www.panorama.com.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
2.12 Mio $ / 271.45 Mio Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.07 Mio $ / 8.69 Mio Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
45.8
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. "Panorama Group" iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 8 Janar 2018. Për më shumë, shikoni burimet. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.