Irfan Hysenbelliu
Irfan Hysenbelliu - është botues dhe sipërmarrës në fushën e ndërtimit, prodhimit të birrës dhe verës, në hoteleri si dhe në arsimin universitar privat në vend. Ai e nisi karrierën në vitin 1994 si tregtar dhe importues i produkteve ushqimore, por vetëm një vit më pas e shtriu aktivitetin e tij në biznesin fitimprurës të ndërtimeve në Tiranë. Në vitin 1997, Hysenbelliu privatizoi ndërmarrjen shtetërore të prodhimit të mjeteve mësimore “ALB-MS 97” si dhe u përfshi bashkë me 10 biznesmenë të tjerë në privatizimin e shoqërisë “Birra Tirana”. Por ai i shiti shpejt aksionet e tij dhe në vitin 2004 bleu fabrikën e prodhimit “Birra Korça”, pronar i së cilës është edhe sot. Në vitin 2002, Hysenbelliu vendosi të investonte në media duke themeluar shoqërinë mediatike “Panorama Group" sh.p.k, e cila zotëron gazetat “Panorama”, “Panorama Sport” si dhe revistën “Psikologjia”. Në vitin 2011, ai e shtriu ndikimin e tij si botues edhe në fushën e mediave audiovizive, pasi bleu për 5.9 milionë euro së bashku me bankerin Artan Santo televizionin News 24, së bashku me të përditshmen “Gazeta Shqiptare”, portalin “Balkanweb” si dhe radion “Rash”. Ndonëse njihet publikisht si President i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu nuk është aksioner i saj në letra. Sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve, pronar i kompanisë është kushëriri i tij, Bashkim Hysenbelli.
Biznes
Ndërtim
Erjoni (100%)
W. Elektrik (100%)
Tregti
Pegasos (50%)
Hysenbelliu Group (100%)
Hoteleri dhe turizëm
Hysenbelliu (100%)
Kantinë vere
Egnatia Group (100%)
Ujë i ambalazhuar
Fab Group (100%)
Prodhim birre
Egnatia Group-Birra Korca (99.02%)
Arsim
University College Luarasi (100%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Fabjola Hysenbelliu - është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a
Fatmir Hysenbelliu - është djali i pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të kompanive "Focus Media News", "Focus Press" dhe "Panorama Group" janë të pranishme publikisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Të dhënat financiare të kompanisë i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar të dhënat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Focus Group iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 22 Janar 2018. Për më tepër shihni burimet.