Union Grup
Union Grup është një kompani shqiptare me përgjegjësi të kufizuara, që zotërohet kryesisht nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka. Vëllezërit Leka zotërojnë 70% të aksioneve të Union Grup, ndërkohë që 30% e aksioneve zotërohen nga Varuzhan Piranjani, Gjergji Misha dhe Eduard Shima. “Union Grup” zotëron ose ka aksione në nëntë kompani të tjera, përfshi kompaninë botuese të revistës së përjavshme “Monitor”, Media Union sh.p.k. Në dhjetor 2005, vëllezërit Leka blenë 20% të aksioneve të platformës me pagesë DigitAlb përmes kompanisë së tyre Union Distribucion Servis Albania sh.p.k. Në janar 2016, Union Distribucion Servis Albania shiti 10 % të aksioneve te Union Grup sh.p.k. Union Grup zotëron gjithashtu kompaninë e shërbimit postar, Albanian Courier, dy kompani tregtie Auto Master dhe United Motors, kompaninë e telekomunikacionit Uni-Com, kompaninë e ndërtimit Uni-Cons dhe agjencinë turistike Union Travel Co.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Botime; Rrjet distribucioni (DigitAlb); Shërbim Postar; Tregti; Këshillim;Turizëm; Ndërtim; Telekomunikacion
Pronar indvidual
Varuzhan Piranjani
Është sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë “Union Grup“ sh.p.k, “Union Net“ sh.p.k,“Union Financiar Tiranë“ dhe “Arch Investor“ të themeluara nga vëllezërit Leka.
Eduart Shima
Është gjithashtu një partner biznesi i vëllezërve Leka. Ai zotëron gjithashtu shtëpinë botuese Poeteka dhe kompaninë e design-it, “Intergrafika“.
Media të tjera Online
https://www.monitor.al/
Biznesi i medias
Botime
Media Union (70%)
Rrjete transmetimi dixhitale
DigitAlb (16.80%)
Biznes
Aktivitet financiar
Union Financiar Tiranë (70%)
Bankë
Union Bank (73.54%)
Ndërtim
Pluton Investor (100%)
ASL Construction 2 (85%)
Uni Cons (70%)
Holding
Arch Investor (85%)
Marketing
E-Business Solution (85%)
Organizim eventesh
Expo City (75.21%)
Këshillim
S-Systems (100%)
Shërbim postar
United Transport (100%)
Sport
Automobile Touring Club Albania (76%)
Tregti
Auto Master (70%)
Konsulencë
Union Distribucion Servis Albania (70%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhura me themeluesin
Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë Western Union në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike “Monitor“. Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka, „Union Distribucion Servis Albania sh.p.k“ bleu 20% të aksioneve të kompanisë së transmetimeve me pagesë, DigitAlb. Aktualisht, vëllezërit Leka zotërojnë 16.80% të aksioneve të Digitalb përmes kompanive Arch Investor dhe Union Group sh.p.k. Përveç aktiviteteve të tij të biznesit, Edmond Leka është kryetar i bordit të Institutit „Harry Fultz“, ndërsa vëllai i tij, Niko Leka është president i Klubit të Automobilit të Shqipërisë.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga "Sulejman Delvina",
Nd.25, H.7, Ap.6, Kodi Postar 1019, Tirana
Tel: +355 676053622
Website: monitor.al
NIPT
Media Union (K31609092T); Union Grup (K61527801R)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Media Union: 0.66 Mln. $ / 74 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Media Union: -0.01 Mln. $ / -2 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Administrator i kompanisë “Media Union” në janar të vitit 2021. Ai është gjithashtu sekretar i Përgjithshëm i Klubit të Automobilit të Shqipërisë, ACA, një organizatë jo-fitimprurëse me president Niko Lekën. ACA zotëron të drejtën ekskluzive të garave të motorsportit në Shqipëri dhë është angazhuar së fundmi në projektin qeveritar Auto Moto Albania.
Gazetare e njohur e çështjeve të ekonomisë në vend. Ajo mban postin e kryeredaktores në revistën Monitor prej vitesh.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.