Vëllezërit Leka
Vëllezërit Edmond dhe Niko Leka janë biznesmenë dhe themelues të revistës së përjavshme ekonomike “Monitor”. Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë Western Union në Shqipëri.
Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Ata u përfshinë në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike “Monitor“. Ndërsa në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka, “Union Distribucion Servis Albania sh.p.k“ bleu 20% të aksioneve të kompanisë së transmetimeve me pagesë, DigitAlb.
Aktualisht, vëllezërit Leka zotërojnë 16.80% të aksioneve të Digitalb përmes kompanive Arch Investor dhe Union Group sh.p.k. Përveç aktiviteteve të tij të biznesit, Edmond Leka është kryetar i bordit të Institutit “Harry Fultz“, ndërsa vëllai i tij, Niko Leka është president i Klubit të Automobilit të Shqipërisë.
Biznes
Aktivitet financiar
Union Financiar Tiranë (70%)
Bankë
Union Bank (73.54%)
Ndërtim
Pluton Investor (100%)
ASL Construction 2 (85%)
Uni Cons (70%)
Holding
Arch Investor (85%)
Marketing
E-Business Solution (85%)
Organizim eventesh
Expo City (75.21%)
Këshillim
S-Systems (100%)
Shërbim postar
United Transport (100%)
Sport
Automobile Touring Club Albania (76%)
Tregti
Auto Master (70%)
Konsulencë
Union Distribucion Servis Albania (70%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë “Union Grup“ sh.p.k, “Union Net“ sh.p.k,“Union Financiar Tiranë“ dhe “Arch Investor“ të themeluara nga vëllezërit Leka.
Eduard Shima
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të Union Grup sh.p.k dhe Media Union sh.p.k. janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.