MTSC
MTSC u themelua më qershor 2015, pas prishjes së ortakërisë mes aksionerit kryesorë të Balkan TV (i afërm i ish-deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima) dhe FFM Group (ku shumicën e aksioneve i ka Alba Malltezi bashkëshorte e ) i cili kishte 35% të aksioneve të kompanisë që drejtonte A1 Report TV.
Pas prishjes së ortakërisë mes Bollinos dhe Kokëdhimës, një bashkëpunëtore e Bollinos, Lindita Dode themeloi në qershor 2015 një shoqëri tregtare me emrin Multiscreen, e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur Alsat, ndërsa në tetor 2015 ndryshoi emrin në Multiscreen; Report TV. Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit i bleu zyrtarisht aksionet nga Dode në prill 2017 për një çmim prej 3.5 milionë lekësh. Në vitin 2019, kompania u riemërua si MTSC; Report TV.
Në vitin 2019, kompania MTSC, ashtu si kompani të tjera mediatike në vend më herët, mori me qira simbolike prej 1 Euro nga qeveria “Rama”një sipërfaqe prej 4894 metrash në Tiranë për ndërtimin e godinës së televizionit. Godina e re e televizionit u inaugurua në dhjetor 2022.
FFM Group dhe Multiscreen trajtohen këtu si kompani të ndara, por mediat që zotërohen prej dy kompanive veprojnë publikisht si pjesë e të njëjtit grup. Faqja online Shqiptarja.com, publikon video të Report TV dhe linkun e transmetimeve direkt të televizionit, dhe ky i fundit raporton për lajmet e publikuara në faqen online. Po ashtu edhe faqet sociale të mediave dhe grupit i trajtonë mediat si të lidhura me FFM grup nën drejtimin e Bollinos dhe Malltezit.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Transmetime televizive; Turizëm; Teknologji informacioni
Pronar indvidual
Media të tjera Online
http://report-tv.al
Biznes
Tourism
Qendra URA (NGO)
Teknologji
C-7 - Integrated Communication Systems (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2015*
Interesat e lidhura me themeluesin
Carlo Bollino, ish-gazetar i ANSA, ishte drejtues dhe administrator i Gazetës Shqiptare që filloi të publikohej në Tiranë në vitin 1993 dhe më pas edhe i televizionit News 24 dhe Balkanweb.
Në vitin 2011, kompania Italiane Edisud S.p.a i shiti aksionet dhe Bollino, bashkëshortja e tij, Alba Malltezi dhe një pjesë e gazetarëve të këtyre mediave themeluan gazetën Shqiptarja.com. Më vonë, kompania e tyre Media Content bleu 34 për qind të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima të njohur si Balkan TV, për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin A1 Report. Marrëveshja që filloi në fund të vitit 2013, u ndërpre zyrtarisht në shtator të vitit 2015. Formalisht kompania vijon të jetë aktive dhe Media Content vijon të ketë 34 për qind të aksioneve. Ndërkohë, Malltezi zotëron 80% të aksioneve të kompanisë Free and Fair Media Group Shpk, FFM, e cila zotëron 99.53% të aksioneve të medias online, Shqiptarja.com.
Pas prishjes së ortakërisë mes Bollinos dhe Kokëdhimës, një bashkëpunëtore e Bollinos, Lindita Dode themeloi në qershor 2015 një shoqëri tregtare me emrin Multiscreen, e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur Alsat, ndërsa në tetor 2015 ndryshoi emrin në Multiscreen; Report TV. Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit i bleu zyrtarisht aksionet nga Dode në prill 2017 për një çmim prej 3.5 milionë lekësh. Në vitin 2019, kompania u riemërua si MTSC; Report TV.
Në vitet’90, Bollino dhe mediat e drejtuara prej tij u përballën me sulme nga presidenti i atëhershëm, Sali Berisha, për shkak të artikujve kritikë ndaj pushtetit të kohës. Marrëdhënia e tensionuar me Berishën vijoi edhe pas rikthimit të këtij të fundit në pushtet si kryeministër në vitet 2005-2013 apo si drejtues i opozitës pas vitit 2013. Pas protestës me katër viktima të 21 janarit 2011, bashkëshortja e Bollinos, Alba Malltezi akuzoi Berishës se qëndronte pas operacionit të shitjes së televizionit Neës 24 nga Edisud s.p.a për ta vënë atë nën kontroll. Ndërkohë, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar Bollinon për “mbështetje të verbër” ndaj qeverisjes së Ramës dhe përfitime nga asetet publike.
Bollino është ideator dhe kurator i dy projekteve Bunk’Art, që mëtojnë të rrëfejnë të shkuarën komuniste të Shqipërisë. Projektet u realizuan në vitet 2014 dhe 2016. Në vitin 2018, Bollino themeloi përmes MTSC kompaninë e teknologjisë C-7 - Integrated Communication Systems. Ndërsa në vitin 2019, kompania MTSC, ashtu si kompani të tjera mediatike në vend më herët, mori me qira simbolike prej 1 Euro nga qeveria “Rama”një sipërfaqe prej 4894 metrash në Tiranë për ndërtimin e godinës së televizionit. Godina e re e televizionit u inaugurua në dhjetor 2022.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Tirane ''Ish - Ndermarrja Metalike''Tirana'', (Reparti
i Orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, zona
kadastrale 8220
E-Mail: info@report-tv.al
Cel: 0692053122
NIPT
Report TV (L51817008H);
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
2.64 Mln $/ 300 Mln.Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.18 Mln.$ /21 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
bashkëshortja e Carlo Bollinos zotëron 80 për qind të aksioneve të kompanisë Free and Fair Media, e cila zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të portalit online shqiptarja.com, ndërsa po ashtu ka në zotërim kompaninë Media Content e cila vijon të ketë 35 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron kompaninë Tv Ballkan Sha apo televizionin A1 i cili nuk transmeton.
drejton emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, një prej emisioneve kryesore dhe më jetë gjatë të Report Tv dhe po ashtu ka mbajtur poste drejtuese në televizion dhe ka një karrierë të gjatë si gazetar. Kryeministri Edi Rama, braktisi një intervistë për Report Tv me Babaramon pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021, pas pyetjeve për kultivimin e kanabisit.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.