Carlo Bollino
Carlo Bollino, ish-gazetar i ANSA, ishte drejtues dhe administrator i Gazetës Shqiptare që filloi të publikohej në Tiranë në vitin 1993 dhe më pas edhe i televizionit News 24 dhe Balkanweb.
Në vitin 2011, kompania Italiane Edisud S.p.a i shiti aksionet dhe Bollino, bashkëshortja e tij, Alba Malltezi dhe një pjesë e gazetarëve të këtyre mediave themeluan gazetën Shqiptarja.com. Më vonë, kompania e tyre Media Content bleu 34 për qind të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima të njohur si Balkan TV, për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin A1 Report. Marrëveshja që filloi në fund të vitit 2013, u ndërpre zyrtarisht në shtator të vitit 2015. Formalisht kompania vijon të jetë aktive dhe Media Content vijon të ketë 34 për qind të aksioneve. Ndërkohë, Malltezi zotëron 80% të aksioneve të kompanisë Free and Fair Media Group Shpk, FFM, e cila zotëron 99.53% të aksioneve të medias online, Shqiptarja.com.
Pas prishjes së ortakërisë mes Bollinos dhe Kokëdhimës, një bashkëpunëtore e Bollinos, Lindita Dode themeloi në qershor 2015 një shoqëri tregtare me emrin Multiscreen, e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur Alsat, ndërsa në tetor 2015 ndryshoi emrin në Multiscreen; Report TV. Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit i bleu zyrtarisht aksionet nga Dode në prill 2017 për një çmim prej 3.5 milionë lekësh. Në vitin 2019, kompania u riemërua si MTSC; Report TV.
Në vitet ’90, Bollino dhe mediat e drejtuara prej tij u përballën me sulme nga presidenti i atëhershëm, Sali Berisha, për shkak të artikujve kritikë ndaj pushtetit të kohës. Marrëdhënia e tensionuar me Berishën vijoi edhe pas rikthimit të këtij të fundit në pushtet si kryeministër në vitet 2005-2013 apo si drejtues i opozitës pas vitit 2013. Pas protestës me katër viktima të 21 janarit 2011, bashkëshortja e Bollinos, Alba Malltezi akuzoi Berishës se qëndronte pas operacionit të shitjes së televizionit News 24 nga Edisud s.p.a për ta vënë atë nën kontroll. Ndërkohë, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar Bollinon për “mbështetje të verbër” ndaj qeverisjes së Ramës dhe përfitime nga asetet publike.
Bollino është ideator dhe kurator i dy projekteve Bunk’Art, që mëtojnë të rrëfejnë të shkuarën komuniste të Shqipërisë. Projektet u realizuan në vitet 2014 dhe 2016. Në vitin 2018, Bollino themeloi përmes MTSC kompaninë e teknologjisë C-7 - Integrated Communication Systems. Ndërsa në vitin 2019, kompania MTSC, ashtu si kompani të tjera mediatike në vend më herët, mori me qira simbolike prej 1 Euro nga qeveria “Rama”një sipërfaqe prej 4894 metrash në Tiranë për ndërtimin e godinës së televizionit. Godina e re e televizionit u inaugurua në dhjetor 2022.
Biznes
Konsulent
Carlo Bollino
Trasmetime televizive
TV BALLKAN (35%)
Botime Online
Shqiptarja.com (80%) (përmes bashkëshortes Alba Malltezi)
FFM Group (80%) (përmes bashkëshortes Alba Malltezi)
Turizëm
Qendra URA (NGO)
Teknologji informacioni
C-7 - Integrated Communication Systems (100%)
record:tx_lfrogmom_company:tx_lfrogmom_domain_model_company:4170
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
bashkëshortja e Bollinos zotëron 80 % të aksioneve të Free and Fair Media (FFM Group), i cili zotëron 99.53 % të faqes online Shqiptarja.com dhe 35% të TV Ballkan.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.