Media Vizion
Media Vizion i filloi transmetimet televizive përmes Vizion Plus në fillim të viteve 2000, u pajis me licesë kombëtare në vitin 2008 dhe në vitin 2016 mori nga AMA, një prej 5 licensave kombëtare për transmetimet numerike.
Kompania është pjesë e Concord Investment Group, një bashkim i disa kompanive në fusha të ndryshme si ndërtimi, infrastruktura portuale, media, telekommunikacion, tregtia, restorantet, botimet e të tjera, në pronësi apo nën kontrollin e familjes Dulaku.
Grupi përfshin ndër të tjera edhe kompaninë Media Vizion e cila është një nga kompanitë më të rëndësishme mediatike në Shqipëri. Kompania zotëron televizionin privat kombëtar Vizion Plus.
Concord Investment Group nuk është regjistruar si i tillë ligjërisht, por vetëdeklarohet në faqen online si bashkimi i një grup kompanish të zotëruara prej familjes Dulaku. Më herët të njëjtin status e kishte kompania Edil Al It, po ashtu në pronësi të familjes Dulaku. Concord Investment zotërohet në pjesë të barabarta nga vëllezërit Dulaku, të cilët përmes saj zotërojnë një sërë kompanish të tjera.
Tre vëllezërit Dulaku (Adrian, Artan, Genci), bashkëshorteve të tyre (Ridvana, Holta, Melina) kanë kontroll përmes aksioneve apo edhe këshillave mbikqyrës edhe mbi kompani të tjera që identifikohen në faqet zyrtare të Concord Investment, Edil Al dhe Tring TV, si pjesë e të njëjtit grup.
Ky grup siç identifikohet në faqen zyrtare të kompanisë, përfshin platformën e transmetimeve digitale dhe satelitore Tring TV, Albanian Satellite Comunication, Botimet Living, revistën Living, kompaninë e ndërtimit Edil Al, kompaninë e investimeve INER, kompaninë e prodhimit të betonit Alb Beton, kompaninë e tregtimit të makinave Albanian Motor Company, qendrat tregtare: Galeria, Cristal dhe Concord dhe po ashtu kompani të tjera.
Në faqen e interneti në portofolin e kompanisë Concord, përfshihen fshatrat turistikë në zhvillim të pagëzuar si San Pietro dhe San Nicolas dhe po ashtu projektet portuale Saranda Bay Marina, Marina Orikum dhe projekte të ngjashme.
Vitet e fundit grupi u zgjerua në aktivitetin e infrastrukturës portuale dhe ndërtimin e fshatrave turistikë. Kompanitë e zotëruara nga vëllezërit kanë fituar sëfundmi të drejtën e koncensionit të Portin e Limionit në Sarandë në korrik 2020 në ortakëri me Kastrati Group. Kanë marrë me qira simbolike prona publike në bregdet dhe u është dhënë statusi i investitorit strategjik.
Kjo marrëdhënie është pasuar me akuza për njëanshmëri të medias që ata zotërojnë në favor të qeverisë aktuale. Akuza që ata i kanë mohuar.
Ndërkohë pas një kallëzimi në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, nga ish-Zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari, pjesë të pronës së marrë me qira nga kompania Concord Investment dhe Kastrati Group, që ishin më herët nën zotërimin e Forcave të Armatosura, u vunë nën sekuestro.
Në vitin 2016 ata u akuzuan se censuruan një emision kritik mbi trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, në të cilin kryebashkiaku akuzohej për abuzime. Ata i kanë mohuar akuzat.
Kompani mëmë
Concord Investment Group
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Një grup me Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Shpk, dhe Shoqëri Aksionere, Sha, që veprojnë në ombrellën e Concord Investment
Sektorët biznesit
Transmetime televizive; Botime; Ndërtim; Shit-Blerje pasurish të patundshme; Tregti; Hoteleri dhe Turizëm, Infrastrukturë Portuale
Pronar indvidual
Media të tjera të shkruara
Living Magazine
Televizione të tjera
Tring TV
Media të tjera Online
www.vizionplus.tv
www.living.al
Biznesi i medias
Rrjet shpërndarje dixhitale
Tring (100%)
Licensë transmetimesh sportive
Tring (100%)
Media Vizion (100%)
Botime
Living (100%)
Transmetime Dixhitale
Tring (100%)
IP TV
Tring TV (100%)
TV Kabllor
Tring TV (100%)
Satelit
Albanian Satellite Communications (92.4%)
Telekomunikim
Albanian Satellite Communications (92.4 %)
Biznes
Ndërtim
Concord Investment (100%)
INER (100%)
ALBA – BETON (100%)
Edil-Al-IT (100 %)
ALISSA ALBANIA (100%)
ARAMERAS (50.8%)
Infrastrukturë-Porte
MARINA BAY SARANDA (50%)
MARINA ORIKUM (100%)
MARINA LIMION (50%)
Hoteleri-Turizëm
MARINA BAY SARANDA (50%)
MARINA ORIKUM (100%)
MARINA LIMION (50%)
MANAGEMENT HOSPITALITY ALBANIA (100%)
Edil-Al-IT (100 %)
Tregti nafte
INTER-GAZ JSC (50%)
Tregti
INER (100%)
CONCORD INVESTMENT (100%)
DUFE (30%)
Safe Security Albania (100 %)
Galeria
Kristal Center
Shit-Blerje pasurish të patundshme
CONCORD INVESTMENT (100%)
Edil-Al-It (100 %)
D & L ADMINISTRIM (50%)
ILIRIA DEVELOPMENT 2 (100%)
Tregti makinash
Albanian Motor Company (50%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1994
Interesat e lidhura me themeluesin
Është përfshirë në biznesin e ndërtimit që nga fillimi i viteve 90’, përmes kompanisë Edil Al IT, e cila shërbeu si kompania kryesore e grupit për më shumë se dy dekada. Ata zgjeruan aktivitetet e tyre në fushat e telekomunikacionit, medias dhe shitjes.
Së fundmi, kompania kryesore, rreth së cilës tubohen të gjitha kompanitë me tre vëllezërit si aksionerë, Artan, Adriani, dhe Genci Dulaku, dhe bashkëshortët e tyre, është Concord Investment, siç thuhet në faqen zyrtare të kësaj kompanie. Në faqen zyrtare të Concord Investment, kjo prezantohet si një "grup familjar" krijuar nga tre vëllezërit nën administrimin e Artan Dulakut.
Kompanitë tjera të rëndësishme në grup janë: INER, Edil Al IT, Media Vizion. Brenda grupit, ata kanë aksione të Tring TV dhe kanë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS dhe disa kompani të tjera.
Vitet e fundit grupi u zgjerua në aktivitetin e infrastrukturës portuale dhe ndërtimin e fshatrave turistikë. Kompanitë e zotëruara nga vëllezërit kanë fituar sëfundmi të drejtën e koncensionit të Portin e Limionit në Sarandë në korrik 2020 në ortakëri me Kastrati Group. Kanë marrë me qira simbolike 1 euro pronave publike në bregdet dhe u është dhënë statusi i investitorit strategjik.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
NIPT
Media Vizion (K01414003D)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Media Vizion – 3.85 Mln $/ 436 Mln.Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Media Vizion – 0.05 Mln $/ 6 Mln.Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
bashkëshortja e Artan Dulakut, është pjesë e Bordit Mbikqyrës të Tring TV Sha dhe producente e disa programeve televizive.
pronar i Media Vizion dhe disa kompanive të tjera kryesisht në fushën e ndërtimit sëbashku me dy vëllezërit e tij.
pronar i Media Vizion dhe disa kompanive të tjera kryesisht në fushën e ndërtimit sëbashku me dy vëllezërit e tij.
Administrator në Media Vizion, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Tring Tv dhe bashkëpronar i disa kompanive të tjera kryesisht në sektorin e ndërtimit së bashku me dy vëllezër të tjerë.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
bashkëshortet e Adrian Dulakut dhe Genci Dulakut, janë pjesë e drejtimit të kompanive të tjera të familjes.
Aktor i komedisë dhe drejtues i Al Pazar, një nga programet më të ndjekura në Vizion Plus.
Moderatore dhe gazetare e Vizion Plus dhe drejton prej disa vitesh emisionin “Quo Vadis”.
Më shumë informacion
Meta Data
Concord Investment Group nuk është regjistruar si i tillë ligjërisht, por vetëdeklarohet si një grup kompanish të zotëruara kryesisht prej familjes Dulaku.
Struktura e pronësisë për kompanitë e grupit dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022.
Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Idra Media. Për më shumë, shikoni burimet.