Familja Dulaku

Familja Dulaku

Familja Dulaku është e përfshirë në biznesin e ndërtimit që prej fillimit të viteve 90’. Në vijim përmes kompanisë Edil Al IT që shërbeu si kompania flamur e grupit për mbi dy dekada, ata e zgjeruan aktivitetin në fushën e telekomunikimit, medias, shitjeve dhe sëfundmi në infrastrukturën portuale, hoteleri dhe turizëm.

Prej disa vitesh, siç thuhet në faqen web të kompanisë, kompania flamur rreth së cilës mblidhen të gjitha kompanitë me aksionerë 3 vëllezërit, Artan, Adrian dhe Genci Dulaku dhe bashkëshortet e tyre është Concord Investment. Në faqen zyrtare të kompanisë, ajo prezantohet “si grup familjar” i krijuar nga tre vëllezërit nën administrimin e Artan Dulakut.

Kompanitë e tjera të rëndësishmet të grupit janë: INER, Edil Al IT, Media Vizion. Grupi zotëron gjithashtu aksionet e Tring TV, ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS dhe të një sërë kompanish të tjera.

Vitet e fundit, grupi u zgjerua në aktivitetin e infrastrukturës portuale dhe ndërtimin e fshatrave turistikë. Kompanitë e zotëruara nga vëllezërit kanë fituar sëfundmi të drejtën e koncensionit të Portin e Limionit në Sarandë në korrik 2020 në ortakëri me Kastrati Group. Kanë marrë me qira simbolike prona publike në bregdet dhe u është dhënë statusi i investitorit strategjik.

Kjo marrëdhënie është pasuar me akuza për njëanshmëri të medias që ata zotërojnë në favor të qeverisë aktuale, akuza që ata i kanë mohuar. Ndërkohë, pas një kallëzimi në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, nga ish-Zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari, pjesë të pronës së marrë me qira nga kompania Concord Investment dhe Kastrati Group, që ishin më herët nën zotërimin e Forcave të Armatosura, u vunë nën sekuestro.

Në vitin 2016 ata u akuzuan se censuruan një emision kritik mbi trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, në të cilin kryebashkiaku akuzohej për abuzime. Ata i kanë mohuar akuzat.

Artan dhe Genci Dulaku u përfshinë në media në fund të viteve '90 si bashkëthemelues të një televizioni, që u njoh fillimisht si Gjeli Vizion. Në vitin 2000, ata sëbashku me Agim Buxhelin regjistruan kompaninë Media Vizion, që zotëronte televizionin. Ata po ashtu zotërojnë platformën dixhitale me pagesë Tring TV, të themeluar nga bashkëshortet e tyre. Familja po ashtu zotëron revistën Living dhe kanalin televiziv me të njëjtin emër.

Po ashtu, vëllezërit Dulaku dhe bashkëshortet e tyre janë pronarë në disa kompani të tjera. Bizneset e tyre janë kryesisht të fokusuara në ndërtim dhe zhvillim prone, qendra tregtare, telekomunikacion dhe media.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Rrjet shpërndarje dixhitale

Tring (100%)

Licensë transmetimesh sportive

Tring (100%)

Botime

Living (100%)

Transmetime Dixhitale

Tring (100%)

IP TV

Tring TV (100%)

TV Kabllor

Tring TV (100%)

Satelit

Albanian Satellite Communications (92.4%)

Telekomunikim

Albanian Satellite Communications (92.4 %)

Ndërtim

Concord Investment (100%)

Infrastrukturë-Porte

MARINA BAY SARANDA (50%)

Hoteleri-Turizëm

MARINA BAY SARANDA (50%)

Tregti nafte

INTER-GAZ JSC (50%)

Tregti

INER (100%)

Shit-Blerje pasurish të patundshme

Concord Investment (100%)

Tregti makinash

Albanian Motor Company (50%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Holta Dulaku

bashkëshortja e Artan Dulakut, ka drejtuar si producente e një sërë programesh të Vizion Plus.
Ritvana Dulaku

http://bashkëshortja e Adrian Dulakut e përfshirë në menaxhimin e kompanive të familjes.

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ