Media Holding
Media Holding është një kompani me përgjegjësi të kufizuar, e cila zotëron televizionin ABC News në mënyrë indirekte përmes pronësisë ndaj kompanisë mëmë të saj, A.B.C Management. Pronar i kompanisë Media Holding është Esat Bojku, një personazh i panjohur në mjediset mediatike në Shqipëri.
Televizioni ABC News është një kanal informativ 24 orësh, i cili transmeton gjithashtu në audio përmes radios me të njëjtin emër si dhe faqes së internetit abcnews.al. Televizioni trashëgoi licensën e Telenorbës Shqiptare, një stacion televiziv i viteve 2000 i themeluar nga tre shtetas italianë. Kompania ABC News u shit disa herë dhe ndërroi disa pronarë përpara se të blihej nga Bojku për 2.7 milionë euro në tetor të vitit 2022.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Transmetim radio-televiziv
Pronar indvidual
Media të tjera Online
www.abcnews.al
Biznesi i medias
Transmetime televizive
ABC News (100%)
Transmetime radiofonike
Radio ABC News (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhura me themeluesin
Historiku i kompanisë ABC News shtrihet pas në kohë në vitin 2000, kur në Shqipëri u themelua kompania Telenorba Shqiptare me aksionerë Eligio Romanazi (14.35%), Scorpion Sh.p.k (23.65%), Donato D'Alessandro (40%) and Giovanni D'Alessandro, (22%). Telenorba Shqiptare u pajis me leje për hapjen e një televizioni lokal në nëntor 2000 nga Këshilli Kombëtar i Radio-Televizioneve, pararendëse e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA. Në vitin 2006, Këshilli refuzoi që të rinovonte licensën 5-vjeçare për këtë kanal televiziv. Kompania u shit disa herë deri në vitin 2007, kur Redi Sata bleu 80% të aksioneve. Në vitin 2009, Këshilli Kombëtar i Radio-Televizionit vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm dhe të rinovojë licensën 5-vjeçare, ndërsa në vitin 2010 emri i kompanisë u ndryshua nga Telenorba Shqiptare në ABC News.
ABC News u shit disa herë të tjera edhe pas ndryshimit të emrit. Në vitin 2016, Sata i shet Aleksandër Frangajt dhe bashkëshortes së tij, Alba Gina një paketë prej 40% të aksioneve me vlerë 20 mijë euro. Në maj 2019, Frangaj dhe Gina bëhen 100% aksionerë të ABC News, duke ndarë secili nga 50% të aksioneve. Por tre muaj më vonë, ata e shesin ABC News për 600 mijë euro te kompania A.B.C Management në pronësi të shtetases greke, Efthymia Gkouma. Kompania u administrua për 3 vjet nga Idaver Sherifi, i cili kishte qenë më parë drejtor administrativ i Spitalit Amerikan.
Në tetor 2022, kompania mëmë e ABC News iu shit për 2,7 milionë euro kompanisë Media Holding sh.p.k. Media Holding zotërohet në 100% të aksioneve nga shtetasi kosovar Esat Bojku, një personazh i panjohur për tregun e medias në Shqipëri.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
NIPT
Media Holding (M22207035F); A.B.C Management (L91911028V); A.B.C News (K01711004F)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
ABC News: 3.06 Mln.$/ 347 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
ABC News: -1.17 Mln.$/-133 Mln.Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Biznesmen me aktivitet në fushën e ndërtimit, hotelerisë dhe energjisë. Ai zotëron kompaninë Tirana International Development, TID. Male u emërua kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të ABC News në shkurt të vitit 2020.
Ish-gjyqtare e Republikës së Shqipërisë dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të ABC News prej shkurtit të vitit 2020. Qeleshi u emërua kryetare e Gjykatës së Durrësit në vitin 2014, por në vitin 2019 ajo dha dorëheqjen ndërsa po përballej me procesin e vetingut.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Gazetar dhe moderator i emisionit politik “Real Story”. Ai drejton gjithashtu departamentin e Informacionit në ABC News. Balla e ka nisur karrierën në gazetari në fillim të viteve ‘90 dhe ka punuar për të përditshmet “Gazeta Shqiptare” dhe “Koha Jonë”. Ai ka drejtuar gjithashtu departamentin e Informacionit për televizionet TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus. Në maj 2023, Presidenti i Republikës e dekoroi Ballën me titullin “Mjeshtër i madh” për kontributin në median e shkruar dhe atë elektronike. Balla është gjithashtu autor i disa librave.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë shih burimet.
Faqja zyrtare e Presidencës, U aksesua në Gusht 2023.