Esat Bojku

Esat Bojku, 46 vjeç, është një qytetar i Kosovës nga Peja. Në 5 tetor 2022, Bojku themeloi në Tiranë kompaninë “Media Holding” sh.p.k., e cila bleu më 19 tetor kompaninë e regjistruar në Holandë “Media A.B.C Holding BV” për 2.7 milionë euro. Kjo e fundit zotëronte përmes kompanisë A.B.C Management sh.p.k televizionin ABC News në Tiranë.

Bojku është një personazh i panjohur në skenën mediatike shqiptare dhe atë kosovare. Sipas liderit të opozitës, Sali Berisha, pas blerjes së televizionit ABC News qëndron biznesmeni kosovar dhe pronari i Birrës Peja, Blerim Devolli. Esat Bojku nuk rezulton të ketë lidhje direkte me kompanitë e vëllezërve “Devolli”, por babai i tij, Ismet Bojku ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm në të paktën dy prej kompanive në pronësi të tyre.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Ismet Bojku

Babai i Esat Bojkut. Ai është një bashkëpunëtor biznesi i vëllezërve Devolli në Kosovë dhe ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm për kompanitë e tyre Devolli Group dhe Dardafon.

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë shihni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ