Loudcom Media
Radio NRG u themelua nga Gjergji Skëndaj dhe Andi Islami në vitin 2003 e fokusuar kryesisht në transmetimin e muzikës. # Vetë kompania Loudcom Media që ka në kontroll radion, deklaron në vitin 2022 se 45.8 % e të ardhurave janë krijuara nga të drejtat e prodhimeve muzikore. Radio megjithatë ka pasur emisione mjaft të njohura në vend, përfshi transmetimin sëbashku me Klan Tv të emisionit Aldo Morning Show. Po ashtu me radion kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë gazetar të njohur si Kozeta Kurti, Ardit Roshi, Olsa Maze, Eni Shehu e të tjerë. Motoja e radios është: “Hit Music Louder”. Emisioni më jetë gjatë, i cili vazhdon të transmetohet është “You&Me”.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Transmetime Radio
Pronar indvidual
Media të tjera Online
https://radionrg.al/
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2003
Interesat e lidhura me themeluesin
Biznesmen, është një nga trashëgimtarët e MarselSkëndos (Skëndaj), themelues i Tv Klan. Skëndaj bashkë me Andi Islamin themeluan në vitin 2003 “NRG MULTIMEDIA”, një kompani zotëron të drejtat e transmetimeve radio në valët 106.6 Fm, fillimisht si “Radio Energy” dhe më pas si NRG Radio. Skëndaj zotëronte 70 për qind të aksioneve ndërsa Islami, i cili nuk ka biznese të tjera përpos radios 30%. Skëndaj u largua nga radio një muaj pas themelimit të kompanisë dhe ia shiti aksionet Agron Banushi, një prej bashkëpunëtorëve në kompanitë e babait të tij. Ai u rikthye të zotëronte 70 për qind të tyre në vitin 2013 dhe ia shiti ato aksionerit në minorancë Andi Islami në vitin 2016.
Themeluesi tjetër është përfshirë në prodhime mediatike si DJ që prej viteve 90 si emigrant në Itali dhe punoi në Top Albania Radio deri në vitin 2002. Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ishte Drejtor Programacioni në Top Albania Radio. Sipas profilit në Linked In, ai po ashtu është i angazhuar edhe në regjistrime muzikore dhe prej vitit 2003 është administrator i kompanisë që zotëron NRG Radio. Edhe pse deri në vitin 2016 ka qenë aksioner në minorancë Islami është ai që ka administruar radion.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga: “Kavajës”, Pallati Konstal, Kati IV, Njësia Bashkiake
Nr. 7, Tiranë
TEL: +355 45600606
e-mail: info@radionrg.al
Web:radionrg.al
NIPT
Loudcom Media (K32327001I);
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.28 Mln.$/ 32 Mln.Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.01 Mln.$/ 2 Mln.Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Këngëtare dhe gazetare e njohur e radios dhe televizionit prej dy dekadash. Ajo është bashkëshorte e Andi Islamit dhe ka një rol drejtues në radion NRG dhe po ashtu programin e saj “You&Me” prej 10 vjetësh.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.