Andi Islami
Andi Islami është përfshirë në media dhe në radio si DJ që prej viteve 90 dhe punoi në Top Albania Radio deri në vitin 2002. Nga viti 1998 deri në vitin 2002, ai ishte drejtor Programacioni në Top Albania Radio.
Sipas profilit në Linked In, Islami u angazhua gjithashtu në regjistrime muzikore dhe prej vitit 2003, është administrator dhe ortak i vetëm i kompanisë që zotëron NRG Radio. Në vitin 2017, ai e ndryshoi emrin e kompanisë në Loudcom Media.
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Këngëtare dhe gazetare e njohur e radios dhe televizionit prej dy dekadash. Ajo është bashkëshorte e Andi Islamit dhe ka një rol drejtues në radion NRG dhe po ashtu programin e saj “You&Me” prej 10 vjetësh.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.
