Grupi Klan
Klani është një nga grupet më të mëdha mediatike në Shqipëri në pronësinë e biznesmenit Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortes së tij, Alba Gina. Grupi Klan është aktiv në tregjet e televizionit dhe radios përmes televizioneve TV Klan, Klan Plus, Klan Neës dhe Klan Macedonia si dhe radios Klan.
TV Klan është aktualisht kompania më e madhe në tregun e televizioneve pa pagesë sa i përket të ardhurave dhe ka fitimet më të larta në të gjithë tregun e medias në vend. Gjithashtu, grupi ka në pronësi një nga pesë licensat për transmetime dixhitale tokësore.
TV Klan u themelua më 1997 nga tre biznesmenë, Aleksandër Frangaj (50%), Marsel Skëndo (25%) dhe Julian Roche (25%). Klan mori një nga dy licencat kombëtare më 2001. Aktualisht është nën pronësinë e Aleksandër Frangaj (60%) dhe bashkëshortes së tij Alba Gina (40%).
TV Klan njihet për kultivimin e marrëdhënieve miqësore me qeveri të ndryshme dhe është akuzuar se ka marrë shpërblime për linjën editoriale proqeveritare, përfshirë sasi të konsiderueshme reklamash qeveritare në të shkuarën.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Grup
Sektorët biznesit
Trasmetime audio-vizive, prodhim muzikor; transmetime dixhitale
Pronar indvidual
Televizione të tjera
Klan News (Të dhënat mungojnë)
Klan Macedonia (Të dhënat mungojnë)
Media të tjera Online
https://klanmacedonia.mk/
Biznesi i medias
Transmetime televizive
TV Klan (100%)
Transmetime audio
Radio Klan (100%)
Rrjete Dixhitale Distribucioni
DigitALB (8%)
Biznes
Ndërtim
AS Construction (100%)
Alias Development (29%)
Pasuri të paluajtshme
Irea. Al (100%)
Produksion televiziv
Media 66 (100%)
Lojëra të fatit
Portat e Fatit (16.80%)
Telekomunikacion
Towers Network Albania (75%)
Transmetime televizive
Klan Macedonia
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1997
Interesat e lidhura me themeluesin
ish-gazetar dhe sipërmarrës në media, i cili gjatë viteve të fundit e ka zgjeruar biznesin edhe në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ai është bashkë-themelues i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur e botuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë Media 6 së bashku me dy biznesmenët Julien Roche dhe Marsel Skëndo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa partnerët e tij në biznes nga 25% secili. Media 6 botoi revistën Klan dhe lançoi stacionin televiziv me të njëjtin emër. Në vitin 2013, kompania e ndryshoi emrin nga Media 6 në TV Klan dhe zotërohet sot nga Aleksandër Frangaj në 60% të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina me 40%. Përgjatë viteve, Frangaj u angazhua në themelimin apo blerjen e disa stacioneve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të tilla si Klan Kosova, ABC News apo Klan Macedonia si dhe inicioi platformat me pagesë Satellite + në 2004 dhe Supersport në 2006, përmes aksioneve që zotëroheshin nga bashkëshortja e tij. Sot, grupi i tij mediatik përbëhet nga TV Klan, Klan News, Klan Plus dhe Klan Macedonia si dhe Radio Klan, ndërsa Gina zotëron 8% të aksioneve në platformën me pagesë Digit-Alb.
bashkëthemelues i Ada Holding, një nga kompanitë më të vjetra që u themelua në Shqipëri në tetor 1990, menjëherë pasi regjimi komunist lejoi sipërmarrjen private. Që prej asaj kohe, Ada Holding zhvilloi aktivitete në industrinë ajrore, komunikim, ndërtim, tregti dhe energji, përfshirë edhe Adanet – shërbimi i parë i internetit në vend. Në vitin 1994, Skëndo dhe ortaku i tij i biznesit, Julien Roche themeluan gazetën në gjuhën angleze, Albanian Daily News, e cila vazhdon edhe sot botimin. Skëndo ndërroi jetë në vitin 2021 si pasojë e një sëmundjeje.
një biznesmen me kombësi franceze dhe mban postin e Presidentit të Dhomës Franko-Shqiptare të Tregtisë. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Ada Air, linjës së parë ajrore të vendit si bashkëthemeluesi i Media 6. Roche nuk është më aktiv në tregun mediatik që prej vitit 2007. Ai është i angazhuar aktualisht në sektorin e energjisë si dhe në konsulenca biznesi.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Televizioni Kombëtar Klan, Rruga: “Aleksander Moisiu”, nr.97, Pranë Ish – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.
Tel: +355 42 347 821/2/3;
Email: info@tvklan.al
NIPT
TV Klan (J71413001L); Radio Klan (K91826001A)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
TV Klan - 18.24 Mln$ / 2.069 Mln lek Radio Klan - 0.34 Mln.$/ 38 Mln.Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
TV Klan - 1.13 Mln $ / 128 Mln Lek Radio Klan - 0.06 Mln.$/ 7 Mln.Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan.
është drejtor i programeve në TV Klan dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë.
është producent televiziv dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
gazetar që mban postin e drejtorit të Departamentit të Lajmeve në TV Klan. Ai është gjithashtu vëllai i pronarit të televizionit. Frangaj ka punuar më pare si këshilltar në kabinetin e ish-ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu (2012) dhe si asistent për Mediat për presidentin Bujar Nishani (2016).
drejtuesi i “Opinion”, emisioni politik më popullor në Shqipëri që prej vitit 1997. Fevziu ka punuar si gazetar prej vitit 1990 dhe ka drejtuar disa gazeta të pavarura përpara se të niste një karrierë të re si moderator televiziv. Emisioni i tij transmetohet katër here në javë prej vitit 2008. Fevziu është gjithashtu autor i disa librave.
administratore e kompanisë Radio Klan sh.a prej korrikut 2020. Ajo ka një karrierë më shumë se 20 vjeçare si koordinatore dhe producente në TV Klan. Nora Klosi është bashkëshortja e politikanit Blendi Klosi, deputet, ish-ministër dhe aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në pushtet. Ajo zotëron gjithashtu një kompani konsulence marketingu dhe art- design.
Më shumë informacion
Meta Data
Grupi mediatik Klan nuk është një entitet i regjistruar ligjërisht, por një grup kompanish në pronësinë e biznesmenit Aleksandër Frangajt dhe bashkëshortes së tij, Alba Gina. Struktura e pronësisë dhe raportet financiare publikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2022 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Pjesa e audiencës për televizionet kryesore është dhënë nga IDRA Media. TV Klan iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM më 21 korrik 2023. Për më shumë shikoni burimet.