Familja Frangaj

Familja Frangaj

Familja Frangaj zotëron 100% të aksioneve të kompanisë TV Klan, ku Aleksandër Frangaj ka 60% dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina 40%. Frangaj është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media, i cili gjatë viteve të fundit e ka zgjeruar biznesin edhe në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ai është bashkë-themelues i gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur e botuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë Media 6 së bashku me dy biznesmenët Julien Roche dhe Marsel Skëndo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa partnerët e tij në biznes nga 25% secili. Media 6 botoi revistën Klan dhe lançoi stacionin televiziv me të njëjtin emër. Në vitin 2013, kompania e ndryshoi emrin nga Media 6 në TV Klan dhe zotërohet sot nga Aleksandër Frangaj në 60% të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Alba Gina me 40%. Përgjatë viteve, Frangaj u angazhua në themelimin apo blerjen e disa stacioneve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të tilla si Klan Kosova, ABC News apo Klan Macedonia si dhe inicioi platformat me pagesë Satellite + në 2004 dhe Supersport në 2006, përmes aksioneve që zotëroheshin nga bashkëshortja e tij. Sot, grupi i tij mediatik përbëhet nga TV Klan, Klan News, Klan Plus dhe Klan Macedonia si dhe Radio Klan, ndërsa Gina zotëron 8% të aksioneve në platformën me pagesë Digit-Alb.

Frangaj konsiderohet se është një pronar mediash në mbështetje të qeverive, pavarësisht se kush është në pushtet, dhe ia ka dalë me sukses që të ndryshojë aleanca dhe kahe me çdo parti në pushtet në 25 vitet e fundit. Në vitin 1996, Frangaj kandidoi për deputet në siglën e Partisë Aleanca Demokratike, PAD, por nuk u zgjodh. Ai është akuzuar shpesh se ka qenë përfituesi kryesor i reklamave qeveritare gjatë viteve 2008-2010, kur vendi qeverisej nga kryeministri Sali Berisha.

Në vitin 2015, ai u akuzua për nisjen e një ndërtimi në një hapësirë të gjelbër në kompleksin e quajtur “Laguna Blu” pranë qytetit bregdetar të Durrësit në rrethana të paqarta. Frangaj i mohoi akuzat. Më pas, Frangaj e zgjeroi aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit. Në vitin 2019, Frangaj themeloi kompaninë AS Construction në bashkëpronësi me Balfin shpk në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ndërsa në mars 2020 bleu 50% të aksioneve nga Mane për rreth 187 mijë lekë. Në qershor të vitit 2020, Frangaj u bë zhvillues në resortin Green Coast të biznesmenit Mane në jug të Shqipërisë përmes një lejeje të Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Green Coast ka fituar gjithashtu statusin e “investitorit strategjik”. Ndërsa në vitin 2022, Frangaj themeloi kompaninë Irea.al me aktivitet në fushën e pasurive të paluajtshme.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Ndërtim

AS Construction (100%)

Pasuri të paluajtshme

Irea. Al (100%)

Produksion televiziv

Media 66 (100%)

Lojëra të fatit

Portat e Fatit (16.80%)

Rrjete Dixhitale Distribucioni

DigitALB (8%)

Telekomunikacion

Towers Network Albania (75%)

Biznes ndërkombëtar

Klan Macedonia (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Eduard Frangaj

është gazetar dhe mban postin e drejtorit të Departamentit të Lajmeve në TV Klan. Ai është gjithashtu vëllai i pronarit të televizionit. Frangaj ka punuar më pare si këshilltar në kabinetin e ish-ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu (2012) dhe si asistent për Mediat për presidentin Bujar Nishani (2016).

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë publikisht të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare të raportuara i përkasin vitit 2022. Kursi mesatar i këmbimit i raportuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për të konvertuar shumat në USD. Të dhënat për audiencën janë siguruar nga IDRA Media. TV Klan iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM më 21 korrik 2023. Për më shumë shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ