Hekla Sh.p.k
Kompania e ndërtimit Hekla Shpk është gjithashtu publikuesja e gazetës "Telegraf". Ajo u themelua më 17 qershor 2002 nga Agim Çiraku, i cili ishte edhe ortaku i vetëm. Por sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Bizneseve, Çiraku ia fali aksionet në vitin 2003 Luan Veshajt. Në vitin 2013, Veshaj transferoi në të njëjtën formë aksionet e kompanisë te Klaus Çiraku, djali i Agim Çirakut, i cili drejton prej atëherë kompaninë.
Prej vitit 2005, kompania Hekla me aktivitet kryesor ndërtimin, filloi publikimin e gazetës "Telegraf". Gazeta nuk është regjistruar si biznes më vete.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Ndërtim;Botime
Pronar indvidual
Media të tjera Online
http://telegraf.al/
Biznes
Ndërtim
Hekla LLC (100%)
Tregti
DAROLI (80%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2002
Interesat e lidhura me themeluesin
Gazeta Gazeta “Telegraf” u themelua si pjesë e kompanisë së ndërtimit “Hekla”, në 28 Nëntor 2005. Në gazetë botues i saj u deklarua Agim Çiraku, por në rregjistrin tregtar të bizneseve Çiraku kishte dhuruar në vitin 2003, 100 % të aksioneve të kompanisë Hekla për Luan Veshaj i cili rezulton pronar i saj deri në vitin 2013. Në këtë kohë ai ia dhuroi aksionet Klaus Çirakut djalit të Agim Çirakut, i cili është prej asaj kohe edhe pronar i kompanisë.
Megjithatë në dokumentet e ngarkuara në regjistrin tregtar nuk del e qartë pronësia, pasi dokumente të ndryshme referojnë pronësi të ndryshme në të njëjtën kohë, ndërsa nuk ka pasur trasferim pronësie.
Gazeta nuk është e regjistruar si biznes më vete dhe funksionin brenda kompanisë së ndërtimit.
Agim Çiraku nuk rezulton të ketë biznese të tjera. Më herët ai ishte pronar me 50 për qind të aksioneve i kompanisë së ndërtimit ALBIT DIABRA, aksionet e të cilës ia ka trasferuar nipit në vitin 2015. Kompania është në procedurë falimentimi prej vitit 2019.
I biri është ndërkohë zotërues i 80 % të aksioneve në kompaninë Daroli që ka si objekt tregtinë dhe po ashtu i të gjitha aksioneve të kompanisë së ndërtimit Hekla.
Agim Çiraku u zgjodh këshilltar në Këshillin Bashkiak Durrës në të cilin kandidoi për llogari të Partisë Socialiste në dy mandate në vitet 2015 dhe 2019. Ai mbështeti në fushatë zgjedhjen për të tretën herë të Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit në vitin 2015. Ai drejton edhe Federatën Shqiptare të Notit prej disa vitesh.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rr. Abdyl Frasheri, P. Hekla Center, K. 2, Tirana
Tel: +355 682086170
Email: gazetatelegraf@yahoo.com
Website: www.telegraf.al
NIPT
Hekla LLC (K21819004E)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
3.3 Mln. $ / 376 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
-0.08 Mln. $ / -9.6 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Është drejtor i kompanisë Hekla dhe gjithashtu drejtor i gazetës Telegraf. Musai mban edhe qëndrimin editorial të gazetës.Ai është i angazhuar prej vitesh në gazetarinë e shkruar, ndërsa rezulton të ketë të regjistruar vetëm një biznes në ortakëri me Agim Çirakun i cili është në procedura falimentimi. Kryen po ashtu edhe detyrat e kryeredaktorit pranë Telegraf. Musai dhe Çiraku janë baxhanakë.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Kompania Hekla nuk ka bilanc të ndryshëm për gazetën Telegraf. Bilanci i kompanisë përfshin të gjithë aktivitetin e saj kryesisht në fushën e ndërtimit. Për më shumë, shikoni burimet.