Klaus Çiraku
Klaus Çiraku është pronar i të gjitha aksioneve. Çiraku zotëron 80 përqind të aksioneve edhe në një kompani të dytë me emrin Daroli shpk, e cila ka si objekt tregtinë. Çiraku i mori aksionet si dhuratë nga Luan Veshaj në vitin 2013. Më herët, Veshaj i kishte marrë aksionet nga babai i tij, Agim Çiraku.
Biznes
Ndërtim
Hekla LLC (100%)
Tregti
DAROLI (80%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
është babai i Klaus Çirakut dhe themelues i Gazeta “Telegraf” si pjesë e kompanisë së ndërtimit “Hekla”, në 28 Nëntor 2005. Agim Çiraku u zgjodh këshilltar në Këshillin Bashkiak Durrës në të cilin kandidoi për llogari të Partisë Socialiste në dy mandate në vitet 2015 dhe 2019. Ai mbështeti në fushatë zgjedhjen për të tretën herë të Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit në vitin 2015. Ai drejton edhe Federatën Shqiptare të Notit prej disa vitesh.
Drejtor i gazetës prej krijimit të saj. Musai mban edhe qëndrimin editorial të gazetës. Ai është i angazhuar prej vitesh në gazetarinë e shkruar, ndërsa rezulton të ketë të regjistruar vetëm një biznes në ortakëri me Agim Çirakun i cili është në procedura falimentimi. Kryen po ashtu edhe detyrat e kryeredaktorit pranë Telegraf. Musai dhe Agim Çiraku janë baxhanakë.
Më shumë informacion
Meta Data
Të dhënat për gazetën u morën nga Qendra Kombëtare e Rregjistrimit të Bizneseve, por gazeta nuk ekziston aty si subjekt më vete. Kjo nuk lejon llogaritjen e të dhënave financiare të saj. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë gazetës.
