FFM Grup
FFM Group Shpk (Free and Fair Media Group) u themelua më 21 shtator 2011 nga Alba Malltezi, së cilës iu bashkuan më vonë Eva Doçi dhe kompania italiane, Superba Shpk. Kjo e fundit u largua në vitin 2019 dhe aksionet e saj i mori Malltezi.
Malltezi, bashkëshortja e gazetarit italian dhe pronarit të Report TV, Carlo Bollino, ka shumicën e aksioneve(80%), ndërsa Doçi zotëron 20% të aksioneve.
Kompania u krijua menjëherë pasi kompania italiane Edisud LLC shiti aksionet që kishte në mediat shqiptare, të cilat ishin drejtuar prej Bollinos për dy dekada. Menjëherë pasi u regjistrua, FFM Group themeloi Shqiptarja.com Shpk, ku prej vitit 2021 zotëron 99.53 % të aksioneve. Deri në vitin 2019, kompania shtypte gazetën Shqiptarja.com dhe publikon faqen online me të njëjtin emër. Grupi ndaloi publikimin e gazetës në vitin 2019, duke u fokusuar te versioni online.
FFM Group, po ashtu u përfshi fillimisht në trasmetimet televizive, pasi përmes kompanisë bijë Media Content bleu në vitin 2013, 34 për qind të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS Koço Kokëdhima të johur si Ballkan TV, për të filluar sëbashku transmetimet televizive me emrin A1 Report. Marrëveshja me Kokëdhimën, u ndërpre në shtator të vitit 2015.
Pas prishjes së marrëveshjes me Kokëdhimën, televizioni vijoi transmetimet si Report Tv, por tani në pronësi të vetë Bollinos.
FFM Group dhe MTSC trajtohen këtu si kompani të ndara, por mediat që zotërohen prej dy kompanive veprojnë publikisht si pjesë e të njëjtit grup. Faqja online Shqiptarja.com, publikon video të Report TV, dhe ky i fundit raporton për lajmet e publikuara në faqen online. Po ashtu edhe faqet sociale të mediave dhe grupit i trajtonë mediat si të lidhura nën drejtimin e Bollinos dhe Malltezit.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Botime;Transmetime Televizive;
Pronar indvidual
Eva Doçi
zotëron 20% të aksioneve të FFM Group Shpk.
Televizione të tjera
TV BALLKAN
Biznesi i medias
Transmetime televizive
TV BALLKAN (35%)
Botime Online
Shqiptarja.com (80%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhura me themeluesin
themeloi FFM Group Shpk (Free and Fair Media Group) më 21/09/2011,asaj më vonë iu bashkuan Eva Doçi dhe kompania italiane Superba Shpk. Superba Shpk u largua në vitin 2019 nga kompania.
FFM Group zotëron 99.53 % të aksioneve të faqes online „Shqiptarja.com”. Alba Malltezi, e cila ka 80 për qind të aksioneve të kompanisë FFM Group, kontrollon 79.6% të “Shqiptarja.com”. Ajo po ashtu ka në zotërim 100 % kompaninë Media Content e cila vijon të ketë 35 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron televizonin A1, i cili nuk trasmeton.
Malltezi është bashkëshortja e gazetarit Carlo Bollinos dhe prej vitesh është angazhuar edhe si gazetare në median e shkruar. Malltezi mban një kolumn të vetën te Shqiptarja.com, ku shkruan kryesisht mbi politikën dhe aktualitetin.
Ndaj bashkëshortëve Bollino e Malltezi ka pasur disa akuza nga opozita aktuale dhe ish-kryeministri Sali Berisha për afërsinë politike me kryeministrin Edi Rama. Ata i kanë mohuar akuzat me force dhe kanë këmbëngulur në pavarësinë editoriale të mediave që drejtojnë.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga "Ndre Mjeda", ''Ish - Ndërmarrja Metalike Tirana'', (Reparti i Orëve)- Tiranë, Shqipëri
Email: redaksia@shqiptarja.com
Website: shqiptarja.com
NIPT
FFM Grup(L12121014C) Shqiptarja.com (L12122018Q )
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Shqiptarja.com- 0.197 Mil $/ 22.6 Mil lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Shqiptarja.com- 0.03 Mil $/ 3.5 Mil lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Megjithëse nuk figuron si pronar apo CEO i kompanisë, Carlo Bollino, ish-gazetar në agjencinë italiane të lajmeve ANSA, konsiderohet si figura kyçe pas Shqiptarja.com dhe FFM Goup, ku bashkëshortja e tij ka 80% të aksioneve. Bollino zotëron 100% të aksioneve të kompanisë që kontrollon, Report TV. Bollino perceptohet si i afërt me qeverinë dhe kryeministrin socialist, Edi Rama, por ai i ka hedhur poshtë këto akuza si të motivuara politikisht dhe ka këmbëngulur për pavarësinë e tij. Opozita e ka akuzuar Carlo Bollinon se ka përfituar nga një projekt jofitimprurës, i cili i ktheu bunkerët e kohës së Luftës së Ftohtë të Shqipërisë në muze, si dhe ka marrë një ndërtesë me qira të subvencionuar për stacionin e tij televiziv Report TV. Bollino u përgjigj duke thënë se e kishte përfituar godinën në përputhje me ligjin.
Është administratore e kompanisë. Ajo themeloi kompaninë Multiscreen që zotërohet tani nga Carlo Bolino dhe më pas ia shiti atij për 3.5 milion lekë. Dode është një bashkëpunëtore e vjetër e Bollinos. Emri i saj del edhe si ish-aksionere në kompaninë që ndërtoi Bunkart dhe si ish-administratore në kompaninë Media Contet që zotërohet nga bashkëshortja e Bollinos.
Më shumë informacion
Meta Data
FFM Group është një grup kompanish të zotëruara kryesisht nga Alba Malltezi. Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.