Alba Malltezi

Alba Malltezi themeloi FFM Group Shpk (Free and Fair Media Group) më 21 Shtator 2011,së cilës iu bashkua më vonë Eva Doçi dhe kompania italiane, Superba Shpk. Superba Shpk u largua në vitin 2019 nga kompania.
FFM Group zotëron 99.53% të aksioneve të faqes online "Shqiptarja.com”. Alba Malltezi, e cila ka 80 për qind të aksioneve të kompanisë FFM Group, kontrollon 79.6% të “Shqiptarja.com”. Ajo po ashtu ka në zotërim 100% kompaninë Media Content, e cila vijon të ketë 35 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron televizonin A1, i cili nuk trasmeton prej vitesh.
Malltezi është bashkëshortja e gazetarit Carlo Bollino dhe prej vitesh është angazhuar edhe si gazetare në median e shkruar. Malltezi mban një rubrikë të vetën te Shqiptarja.com, ku shkruan kryesisht mbi politikën dhe aktualitetin.
Ndaj bashkëshortëve Bollino e Malltezi ka pasur disa akuza nga opozita aktuale dhe ish-kryeministri Sali Berisha për afërsinë politike me kryeministrin Edi Rama. Ata i kanë mohuar akuzat me forcë dhe kanë këmbëngulur në pavarësinë editoriale të mediave që drejtojnë.
Biznes
Botime Online
FFM Group (74%)
Shqiptarja.com (80%)
Televizion
TV BALLKAN (35%)
MTSC/Report Tv* (Carlo Bollino aksioner (100%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
bashkëshorti i Alba Malltezit dhe zotëron 100% të aksioneve të televizionit Report Tv
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.