A2

A2 është një kanal informativ në partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë. Ai i nisi transmetimet më 6 dhjetor 2018. A2 mbështetet nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon. Televizioni përdor teknologji moderne në fushën e medias dhe bazohet në ekspertizën botërore të CNN për trajnimin dhe zhvillimin e stafit editorial. Si një degë ekskluzive e CNN, A2 transmeton përveç programit të vet origjinal edhe programe të zgjedhura të CNN dhe lajme të përkthyera në gjuhën shqipe.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

XX.XX%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Lokal (Tiranë, Durrës)

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë (Digjital)

Kompani/Grupe mediatike

Gener2

Pronësi

Struktura e pronësisë

Televizioni A2 zotërohet në 100% të aksioneve nga kompania G2 Media sh.p.k. Kjo e fundit është në pronësinë e kompanisë Gener 2 nën pronësinë e biznesmenit Bashkim Ulaj (34%) dhe vëllezërve të tij, Astrit (33%) dhe Ahmet Ulaj (33%).

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2018

Interesat e lidhur të themeluesit

Vëllezërit Ulaj

Bashkim Ulaj së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj janë themeluesit e televizionit A2. Ata e zotërojnë televizionin përmes kompanisë së tyre Gener 2, ku Bashkim Ulaj zotëron 34% të aksioneve, ndërsa vëllezërit e tij ndajnë secili nga 33%. Gener 2 është pronare me 100% e kompanisë G2 Media sh.p.k, që operon stacionin televiziv A2. Në janar 2018, Gener 2 bleu kompaninë Albanian Byaty, asokohe në pronësinë e Elida Llupës për një çmim prej 6 milionë lekësh [44, 924 Euro]. E themeluar në vitin 2004, kompania Albanian Byaty zotëronte një licensë audiovizive transmetimi si dhe operonte stacionin muzikor Elrodi TV. Në prill 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, miratoi ndryshimin e emrit të televizionit në A2 dhe strukturën e programit nga transmetimi i muzikës në atë të lajmeve.

Interesat e lidhur të administratorit

Astrit Patozi

Një ish-gazetar, politikan dhe ish-kryetar i Partisë “Bindja Demokratike”. Ai u emërua administrator i televizionit A2 në shtator të vitit 2023. Patozi e nisi karrierën në fillim të viteve ’90 si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe më pas punoi si kryeredaktor i gazetës “Albania” dhe i botimit të përditshëm të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”. Patozi u përfshi aktivisht në politikë në vitin 1997 si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe u zgjodh deputet për disa legjislatura. Ai mbajti gjithashtu pozicionin e nënkryetarit të Partisë Demokratike si dhe atë të kreut të grupit parlamentar. Patozi u largua nga PD në vitin 2018 dhe themeloi partinë “Bindja Demokratike”, pa shënuar ndonjë sukses elektoral. Pas dorëheqjes nga drejtimi i Partisë në vitin 2021, Patozi rikthehet pas 18 vitesh në media.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Elert Yzeiri

Kryeredaktor i televizionit A2. Ai ka filluar karrierën në gazetari si gazetar sporti dhe e ka vazhduar atë përmes komentimit të ndeshjeve të futbollit dhe garave të “Formula 1” në televizionin Top Channel. Yzeiri ka mbajtur gjithashtu postin e kryeredaktorit në Top News si dhe në portalin e Top Channel, top-channel.tv.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Andri Kasneci

Ka qenë administrator i kompanisë G2 Media prej themelimit të televizionit A2. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Kasneci ka punuar për disa vite si analist financiar në Shtetet e Bashkuara, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe t’i bashkohej kompanisë Gener 2 në vitin 2010. Kasneci ka drejtuar disa prej projekteve të Ulajt, përpara se të merrte përsipër zhvillimin e projektit mediatik dhe drejtimin e televizionit A2. Ai zotëron gjithashtu 100% të aksioneve në kompaninë financiare “Platinium Investment” të themeluar në vitin 2011 nga Bashkim Ulaj.

Kontakt

Rruga Papa Gjon Pali II, NR. 12, ABA Business Center,

Kati 10, Z. 1006, Tiranë, Shqipëri

Email: info@a2cnn.com

Tel: +355 4 562 0444

 

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

3.62 Mln.. $/ 410 Mln.. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.05 Mln.. $/ 6 Mln.. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

6.9%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Të dhënat për audiencën e stacioneve kryesore televizive janë siguruar nga Idra Media dhe i përkasin periudhës 8 Maj 2022 deri në 8 Maj 2023. Të dhënat nuk përfshinin A2 CNN.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ