Radio Shqiptare Rash
"Radio Shqiptare", e njohur gjerësisht me akronimin e saj RASH, i nisi transmetimet më 3 Janar 2001, si pjesë e kompanisë mediatike "Edisud Radio-TV" sh.p.k. RASH transmeton në frekuencën 97 FM dhe mbulon me sinjal zonat e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Lushnjes. Me një histori 17-vjeçare, RASH ka krijuar profilin e saj në tregun radiofonik shqiptar. Ajo transmeton hitet e fundit muzikore si dhe edicione të shpeshta informative.
Radio RASH ndryshoi pronësinë në vitin 2011 dhe është tani pjesë e grupit mediatik "Focus Media Group", që ka gjithashtu në pronësi televizionin "News 24", portalin e lajmeve "Balkanweb" dhe të përditshmen "Gazeta Shqiptare". Focus Group iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 22 Janar 2018, duke thënë se nuk zotëron të dhëna të pavarura për audiencën e radios.
Pjesa e audiencës
2.31%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Vendore
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Focus Media Group
Struktura e pronësisë
Radio RASH është në pronësinë e kompanisë "Focus Media News" sh.p.k, e cila zotërohet 100% nga "Focus Group" sh.p.k. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, Bashkim Hysenbelli është aksioneri i vetëm i “Focus Group” sh.p.k. Megjithatë, biznesmeni Irfan Hysenbelliu e prezanton veten publikisht si pronar dhe president i “Focus Group” sh.p.k.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2001
Interesat e lidhur të themeluesit
"EDISUD" S.p.a është një kompani mediatike me qendër në Bari të Italisë, e cila në kohën e themelimit përfaqësohej nga presidenti i saj Giuseppe Lobuono. Më 29 mars 2002, "Edisud" S.p.a vendosi të themelojë në Shqipëri kompaninë bijë “Edisud Radio TV”. Në kohën e themelimit, kompania shqiptare kishte një kapital prej 25 milionë lekësh dhe kishte si objekt veprimtarinë në fushën radio-televizive. Përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri ishte Carlo Bollino, gazetar i agjencisë italiane të lajmeve ANSA dhe administrator i "Gazetës Shqiptare" në Tiranë. Më 20 maj 2011, kompania italiane vendosi të shesë të gjitha aksionet që zotëronte në Tiranë, përfshi edhe të drejtat për markat e regjistruara "News 24", "Gazeta Shqiptare", "Milosao", "Ndërkombëtare", "Telegazeta", "Bluetooth" dhe "Shqiptare". Kjo kompani u ble nga kompania "Focus Group", e cila zotërohej 50% me 50% nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu dhe bankieri Artan Santo.
Interesat e lidhur të administratorit
Mustafa Muço - ka qenë politikan dhe ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve në qeverinë e vitit 2001 të drejtuar nga Ilir Meta. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste dhe një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004. Pas vitit 2005, Muço u largua nga politika aktive. Ai administron kompanitë "Focus Media News" dhe "Focus Press" prej korrikut 2016.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Anjeza Mio mban postin e drejtoreshës së "Radio Shqiptare-RASH".
Kontakt
Rruga Ali Demi, ish-Kombinati i Autotraktorëve, Zyrat e Administratës, Tirana
Tel: +3554359104
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë të pranishme publikisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesve. Të dhënat financiare të kompanisë i përkasin vitit 2016. Për t’i konvertuar të dhënat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Focus Group iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM më 22 Janar 2018. Për më tepër shihni burimet.