Triangle Media Group

Triangle Media Group Shpk u themelua në vitin 2011 nga Genci Gjineci. Kompania zotëron City Radio Albania, e cila trasmeton në frekuencat 88 FM. Në prilll 2017 kompania mori nga Autoriteti I Medias Audiovizive licensën për IP TV me logon City TV. Licenca nga AMA ka pasur afat vitin 2022, por autoriteti nuk ka përditësuar të dhënat e subjekteve online.
Në vitin 2022 kompania njoftoi fillimin e transmetimeve online në logon Info24, ndërsa është publikuar një webfaqe me të njëjtin emër info24.al. Në gusht 2023 as web faqja dhe as livestreami i televizionit nuk ishin funksional dhe bazuar në databazën e “wayback maschine” kanë qenë në linjë deri në qershor 2023.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Transmetime radio-televizive; Argëtim; Reklamime dhe Marketing
Pronar indvidual
Media të tjera Online
http://cityradio.al/
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhura me themeluesin
Është ortaku i vetëm i Triangle Media Group, të themeluar prej tij në vitin 2011. Kompania është zotëruese e City Radio Albania që trasmeton në valët 88.0 FM.
Deri në vitin 2020 Gjineci njihej si zëri zyrtarë i kompanisë Digitalb. Në vitin 2020 Gjineci, deklaron në rrjete sociale se ka filluar punë si Drejtori i Artit pranë Abc News Albania, të njëjtin pozicion që e mban edhe pran Triangle Media Group.
Në prill të vitit 2017 kompanisë së tij Triangle Media Group iu dha nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, e drejta e transmetimeve televizive në internet në logon City TV. Licenca nga AMA ka pasur afat vitin 2022, por autoriteti nuk ka përditësuar të dhënat e subjekteve online.
Në vitin 2022 kompania njoftoi fillimin e transmetimeve online në logon Info24, ndërsa është publikuar një webfaqe me të njëjtin emër info24.al. Në gusht 2023 as web faqja dhe as livestreami i televizionit nuk ishin funksional dhe bazuar në databazën e “wayback maschine” kanë qenë në linjë deri në qershor 2023.
Në Regjistrin Kombëtar të Biznesit aksionet e kompanisë janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në qershor 2023.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Bulevardi "Gjergj Fishta", Kulla Nr.3, Hyrja Nr.14, Kati 11,
Apartamenti Nr.52 | 1001 Tirana, Al
info@cityradio.al, marketing@cityradio.al
Website: cityradio.al
NIPT
Triangle Media Group: L11913017I
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.09Mln. $ / 10 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.02 Mln, $ / 2 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet