Publikime Shqiptare Sh.p.k
"Publikime Shqiptare" Sh.p.k është kompania që publikon Gazetën Dita dhe faqen online gazetadita.al. Ajo u regjistrua fillimisht me emrin e Elis Sulaj, i cili më vonë ua shiti 85 për qind të aksioneve vëllezërve Alban dhe Besnik Dabulla. Sulaj, i cili punonte pranë një kompanie tjetër në pronësi të Alban Dabullës, i shiti 10 për qind të aksioneve kryeredaktorit të gazetës, Adrian Thano dhe 5% të ndjerit Ardian Osoja. Pas vdekjes së Osojës, aksionet e tij u ndanë mes dy fëmijëve, ndërsa Dabulla i shiti 10% të aksioneve të tij te Besnik Rama, të cilat ky i fundit ia kaloi në vitin 2023 të birit Erjon Rama.
Vëllezërit Dabulla që zotërojnë edhe shumicën e aksioneve, tani 75 për qind të tyre, janë djemtë e Arta Dades, ish-deputete e Partisë Socialiste në vitet 1997-2017 dhe ish ministre e Jashtme. Vëllezërit Dabulla më shumë se njëherë janë angazhuar në akuza dhe kundër akuza me ish-kryeministrin dhe liderin e të djathtës, Sali Berisha. Vëllezërit Dabulla i kanë mohuar akuzat dhe i janë përgjigjur Berishës me të njëjtën ashpërsi. Në vitin 2015 Gjykata e Lartë mori vendim për pushimin e një çështje me paditës Alban Dabullën dhe të paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Dabulla nuk u paraqit në seancë.
Gazeta në pronësi të tyre ka si shenjë dalluese karikaturën e faqes së parë, e cila në një pjesë të mirë të numrave është zënë nga Berisha dhe njerëz pranë tij që akuzohen prej saj për korrupsion dhe afera të tjera gjatë qeverisjes.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Botime
Pronar indvidual
Adrian Thano
Eshtë drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i gazetës, e njëkohësisht zotërues i 10 për qind të aksioneve. Thano është gazetar dhe ka punuar më parë kryesisht pranë gazetës "Shekulli" si drejtor dhe kryeredaktor. Thano ashtu si vëllezërit Dabulla ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi. Në vitin 2020, Thano themeloi dy kompani konsulence, por ato patën një jetë të shkurtër. Më herët, ai ka shërbyer edhe si anëtar bordi i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC.
Erjon Rama
Iu bashkua sëfundmi aksionerëve të Publikime Shqiptare pasi mori 10% të aksioneve nga babai i tij, Besnik Rama. Nuk ka të dhëna për interesa të tjera të tij.
Media të tjera Online
www.gazetadita.al
Biznesi i medias
Botime
Gazeta Dita (100%)
Biznes
Llotari
Nacional JSC (40%)
Ndërtim
AB OVO (40%)
Tregti
Vanadium (100%)
Tregti
Arsim
Universiteti Dita (60%)
Shërbim postar
CELERE (100%)
Kriptomonedha
Vanadium (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhura me themeluesin
Vëllezërit Besnik dhe Alban Dabulla zotërojnë 75 për qind të aksioneve të kompanisë që publikon gazetën “Dita”. Ata janë djemtë e ish-deputetes së Partisë Socialiste, Arta Dade, e cila ishte anëtare e Parlamentit nga viti 1997 në vitin 2017.
Besnik Dabulla, i cili zotëron shumicën e aksioneve, nuk ka biznes tjetër aktiv përveç 40 për qind të aksioneve në kompaninë "Publikime Shqiptare". Një restorant dhe një fast-food dhe kompani të tjera ku ai kishte aksione me aktivitet në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar.
Alban Dabulla, i cili zotëron 35 për qind të aksioneve, është biznesmen i angazhuar në lojërat e fatit. Ai është njëkohësisht pronar me 40 për qind të aksioneve pranë kompanisë Nacional Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare. Në maj 2023, kjo kompani dhe Dabulla ishin nën hetim për krime financiare nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
Dabulla ka aksione edhe në një kompani tjetër lojërash sportive, Eurolive, por aktiviteti i saj është pezulluar pasi Shqipëria ndaloi bastet sportive në vitin 2018. Dabulla ka gjithashtu aksione në kompanitë Celere, AB OVO, Vaal, Universiteti Dita dhe Vanadium e cila është themeluar vetëm në vitin 2022.
është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i gazetës, e njëkohësisht zotërues i 10 për qind të aksioneve. Thano është gazetar dhe ka punuar kryesisht pranë gazetës Shekulli si drejtor dhe kryeredaktor. Thano ashtu si vëllezërit Dabulla ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi. Në vitin 2020, Thano themeloi dy kompani konsulence, por ato patën një jetë të shkurtër. Më herët, ai ka shërbyer edhe si anëtar bordi i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga “Sami Frashëri, Godina 30 (Ish-Blloku), Tirana
Tel: +355 68 90 73 730
Email: info@gazetadita.al, dita.redaksia@gmail.com
Website: www.gazetadita.al
NIPT
Publikime Shqiptare (L22205001K)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.41 Mln. $ / 47 Mln. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.03 Mln. $ / 3 Mln. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Bedri Islami, Viktor Malaj, Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi, Ksenofon Kristafi, Marenglen Kasmi – të 6-të krijojnë kolegjiumin e redaksisë së gazetës, që e quan veten një gazetë info-analitike.
është një ish-gazetar i së përditshmes Zëri i Popullit, botim i Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë regjimit komunist. Islami njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj ish-kryeministrit të djathtë, Sali Berisha.
Për Viktor Malaj nuk u gjetën të dhëna biografike, përveç titujve të tij të shpeshtë në gazetën Dita.
është një sociolog dhe ish-diplomat i Shqipërisë në Holandë dhe SHBA, njihet për kritikat e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka shkruar libra dhe artikuj të shumtë, kryesisht brenda fushës së tij të ekspertizës. Aktualisht, Tarifa mban pozicionin e profesorit në Universitetin e Nju Jorkut të Tiranës (AL), konkretisht në Departamentin e Shkencave Politike/Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Gjithashtu, ai shërben si President i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Gjatë kohës së tij si ambasador, Tarifa u shkarkua në vitin 2005 nga kryeministri i atëhershëm Fatos Nano.
është ish-diplomat dhe deputet, si dhe historian dhe akademik shqiptar. Ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Itali për katër vjet. Në vitin 2005 u zgjodh deputet i LSI-së për vitet 2005-2009. Prej vitit 2009 punon si studiues në Qendrën e Studimeve Albanologjike, duke mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Historisë Mesjetare dhe Moderne.
është ish-oficer i Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe historian i specializuar në fushën e mbrojtjes. Aktualisht shërben si drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike.
është studiues dhe profesor i njohur i legjislacionit. Ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe si këshilltar i Kryeministrit gjatë viteve 2002-2004. Është anëtar themelues dhe presidenti i parë i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Ai ka një ekspertizë në të Drejtën Publike, Organizatat Ndërkombëtare, të Drejtën Diplomatike dhe ka ligjëruar në disa universitete në botë.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Gazeta Dita iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion. Për më shumë, shikoni burimet.