Genci Gjineci

Genci Gjineci

Genci Gjineci është ortaku i vetëm i Triangle Media Group, i themeluar prej tij në vitin 2011. Kompania është zotëruese e City Radio Albania, që trasmeton në valët 88.0 FM.

Deri në vitin 2020, Gjineci njihej si zëri zyrtar i kompanisë Digitalb. Në vitin 2020, ai deklaroi në rrjete sociale se ka filluar punë si drejtor i Artit pranë ABC News Albania, të njëjtin pozicion që e mban edhe pranë Triangle Media Group.

Në prill të vitit 2017, kompania e tij, Triangle Media Group fitoi nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, të drejtën e transmetimeve televizive në internet në logon City TV. Licenca nga AMA ka pasur si afat vitin 2022, por autoriteti nuk ka përditësuar të dhënat e subjekteve në faqen e vet online.

Në vitin 2022, kompania njoftoi fillimin e transmetimeve online në logon Info24, ndërsa është publikuar një webfaqe me të njëjtin emër, info24.al. Në gusht 2023, as webfaqja dhe as livestreami i televizionit nuk ishin funksional dhe bazuar në databazën e “wayback machine”, kanë qenë në linjë deri në qershor 2023. Në Regjistrin Kombëtar të Biznesit, aksionet e kompanisë janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në qershor 2023.

Kompani/Grupe mediatike
Media
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ