Vëllezërit Dabulla

Vëllezërit Besnik dhe Alban Dabulla zotërojnë 75 për qind të aksioneve të kompanisë që publikon gazetën “Dita”. Ata janë djemtë e ish-deputetes së Partisë Socialiste, Arta Dade, e cila ishte anëtare e Parlamentit nga viti 1997 në vitin 2007. 

Besnik Dabulla, i cili zotëron shumicën e aksioneve, nuk ka biznes tjetër aktiv përveç 40 për qind të aksioneve në kompaninë "Publikime Shqiptare". Një restorant dhe një fast-food dhe kompani të tjera ku ai kishte aksione me aktivitet në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar.

Alban Dabulla, i cili zotëron 35 për qind të aksioneve, është biznesmen i angazhuar në lojërat e fatit. Ai është njëkohësisht pronar me 40 për qind të aksioneve pranë kompanisë Nacional Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare. Në maj 2023, kjo kompani dhe Dabulla ishin nën hetim për krime financiare nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Dabulla ka aksione edhe në një kompani tjetër lojërash sportive, Eurolive, por aktiviteti i saj është pezulluar pasi Shqipëria ndaloi bastet sportive në vitin 2018. Dabulla ka gjithashtu aksione në kompanitë Celere, AB OVO, Vaal, Universiteti Dita dhe Vanadium e cila është themeluar vetëm në vitin 2022.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Llotari

Nacional JSC (40%)

Ndërtim

AB OVO (40%)

Tregti

Vanadium (100%)
Tregti

http://VAAL (25%)

Arsim

Universiteti Dita (60%)

Shërbim postar

CELERE (100%)

Kriptomonedha

Vanadium (100%)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Arta Dade

është nëna e vëllezërve Dabulla, ajo ishte deputetet e Partisë Socialiste prej vitit 1997 deri në vitin2017. Ajo po ashtu ka qenë Ministre e Kulturës dhe Ministre e Punëve të Jashtme, e para grua që mbajti këtë pozicion. Ajo po ashtu ka drejtuar Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2022. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2022. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union
  • Funded by
    BMZ